( 0 Votes )
Në Turqi janë duke u mbajtur dy samite, ku janë të ftuar presidentët dhe kryeministrat e Evropës Juglindore. Mirëpo, në asnjërin nuk po marrin pjesë presidenti kosovar Fatmir Sejdiu, apo kryeministri Hashim Thaçi.
Një gjë të tillë për Klan Kosovën e konfirmoi zëdhënësi i presidencës Xhavit Beqiri, ndërkaq në Qeveri nuk kanë qenë të informuar për mbajtjen e këtyre samiteve, e ku po merr pjesë edhe presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ndërsa nga nesër atje do të jetë edhe homologu i tij serb, Boris Tadiq.
Ndërkohë, po në Turqi, Kosova është duke marrë pjesë në një ngjarje krejt tjetër, në mbledhjen vjetore të këshillit për bashkëpunim rajonal, ku Prishtina, po përfaqësohet nga koordinatori i qeverisë për këto çështje, Lirak Çelaj.
Ai tha se, përfaqësimi si UNMIK/Kosovo duhet të ndërrohet në të gjitha iniciativat, pasi nuk i përket realitetit në terren.
Në Turqi janë duke u mbajtur dy samite, ku janë të ftuar presidentët dhe kryeministrat e Evropës Juglindore. Mirëpo, në asnjërin nuk po marrin pjesë presidenti kosovar Fatmir Sejdiu, apo kryeministri Hashim Thaçi.Një gjë të tillë për Klan Kosovën e konfirmoi zëdhënësi i presidencës Xhavit Beqiri, ndërkaq në Qeveri nuk kanë qenë të informuar për mbajtjen e këtyre samiteve, e ku po merr pjesë edhe presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ndërsa nga nesër atje do të jetë edhe homologu i tij serb, Boris Tadiq.
Ndërkohë, po në Turqi, Kosova është duke marrë pjesë në një ngjarje krejt tjetër, në mbledhjen vjetore të këshillit për bashkëpunim rajonal, ku Prishtina, po përfaqësohet nga koordinatori i qeverisë për këto çështje, Lirak Çelaj.
Ai tha se, përfaqësimi si UNMIK/Kosovo duhet të ndërrohet në të gjitha iniciativat, pasi nuk i përket realitetit në terren.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 23/06/2010 14:20 - Tadiq: Populli serb është i njëzëshëm për statusin e Kosovës
- 23/06/2010 14:08 - Ivanoviq: Kosovën e Serbinë i presin bisedime të vështira
- 23/06/2010 11:59 - Rexhepi kthen Rrustemin e dorëhequr
- 23/06/2010 11:02 - Ahtisari: Pavarësia e Kosovës nuk zhbëhet edhe pas opinionit të Gj.N.D-së
- 23/06/2010 10:10 - Bukoshi nuk heq dorë nga shkarkimi i Ali Sadrisë
Të vjetra:
- 22/06/2010 19:53 - KE njeh plotfuqishmërinë e rezolutës 1244 të KS së OKB-së
- 22/06/2010 19:49 - Gjendet në një lokal zbavitës një grua e humbur prej muajsh
- 22/06/2010 18:06 - 4 mijë studentë më shumë regjistrohen këtë vit në UP
- 22/06/2010 12:22 - Serbi: Me Bekimin iku pjesa më e bukur e Beogradit
- 22/06/2010 12:20 - Ivanoviq: Dalja e serbëve në zgjedhjet e Kosovës, shqetëson Serbinë

