( 36 Votes )
Elheme Latifaj, gruaja që konsiderohej e zhdukur nga familja e saj në Kllodernicë të Skenderajt, është gjetur e gjallë dhe shëndoshë e mirë, në Prizren, të martën.
Ajo u mor nga policia, teksa po punonte në një objekt hotelier e zbavitës, në këtë qytet. Klan Kosova ishte e pranishme në momentet kur u zhvillua ky aksion.
Aktualisht është nën kujdesin e organeve të rendit.
Nga zhdukja e saj më 14 janar, Elhemja është konsideruar e vdekur nga familja e babait, që pati menduar se bija e tyre është vrarë nga burri, Agon Nikaj, nga Gllanasella e Drenasit.
Si pasojë e kësaj, vëllau i saj, Agroni, pati vrarë dhëndrrin, katër ditë pas zhdukjes, duke e konsideruar atë si fajtor.
Ditë më parë, dorasi është ekstraduar nga Hungaria në Kosovë. Klan Kosova pati raportuar e para për këtë ngjarje dhe rrjedhën e saj në vazhdimësi.
Elheme Latifaj, gruaja që konsiderohej e zhdukur nga familja e saj në Kllodernicë të Skenderajt, është gjetur e gjallë dhe shëndoshë e mirë, në Prizren, të martën.Ajo u mor nga policia, teksa po punonte në një objekt hotelier e zbavitës, në këtë qytet. Klan Kosova ishte e pranishme në momentet kur u zhvillua ky aksion.
Aktualisht është nën kujdesin e organeve të rendit.
Nga zhdukja e saj më 14 janar, Elhemja është konsideruar e vdekur nga familja e babait, që pati menduar se bija e tyre është vrarë nga burri, Agon Nikaj, nga Gllanasella e Drenasit.
Si pasojë e kësaj, vëllau i saj, Agroni, pati vrarë dhëndrrin, katër ditë pas zhdukjes, duke e konsideruar atë si fajtor.
Ditë më parë, dorasi është ekstraduar nga Hungaria në Kosovë. Klan Kosova pati raportuar e para për këtë ngjarje dhe rrjedhën e saj në vazhdimësi.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 23/06/2010 11:59 - Rexhepi kthen Rrustemin e dorëhequr
- 23/06/2010 11:02 - Ahtisari: Pavarësia e Kosovës nuk zhbëhet edhe pas opinionit të Gj.N.D-së
- 23/06/2010 10:10 - Bukoshi nuk heq dorë nga shkarkimi i Ali Sadrisë
- 22/06/2010 19:58 - Kosova mungon në dy samite në Turqi, Qeveria e painformuar
- 22/06/2010 19:53 - KE njeh plotfuqishmërinë e rezolutës 1244 të KS së OKB-së
Të vjetra:
- 22/06/2010 18:06 - 4 mijë studentë më shumë regjistrohen këtë vit në UP
- 22/06/2010 12:22 - Serbi: Me Bekimin iku pjesa më e bukur e Beogradit
- 22/06/2010 12:20 - Ivanoviq: Dalja e serbëve në zgjedhjet e Kosovës, shqetëson Serbinë
- 22/06/2010 12:18 - Ministri britanik Dejvid Lidington do të vizitojë Kosovën
- 22/06/2010 12:15 - Faith: Veriu i Mitrovicës nuk duhet të kthehet në një konflikt të ngrirë

