( 0 Votes )
(UPDATED)
Ai ishte serbi më i madh në mesin e shqiptarëve, dhe shqiptari më i madh në mesin e serbëve. Kështu u tha sot në komemoracionin që u mbajt në Beograd, në teatrin e dramës jugosllave.
Kritiku i filmit Milan Vlajqiq, tha me këtë rast se Bekimi ka qenë njeri me aftësi të madhe dhe fascinuese të aktrimit, e po ashtu edhe njeri i integritetit të madh moral.
Drejtori i kinotekës jugosllave, Radoslav Zelenoviq ka pohuar se në shtator do të mbahet retrospektiva e filmave të Fehmiut.
Pos gruas Branka Petriq dhe djalit Uliksit, në komemoracion ishin të pranishëm edhe një numër i fytyrave publike, si dhe ministri serb i kulturës, Nebojsha Bradiq.
Në anën tjetër në Kosovë, Orkestra dhe korri i Fakultetit të Arteve ka performuar veprën “Rekuiem” të Moxartit në shënimin e shtatë ditëve të humbjes së aktorit Bekim Fehmiu.
Kjo ngjarje është financuar nga Ministria e Kulturës.
Në fillim është mbajtur një minutë heshtje ndërsa koncertit i kanë munguar duartrokitjet.
Dirigjent ishte Bujar Berisha, ndërsa kjo është ngjarja që shënon fundin e shtatë ditë zie që kanë mbajtur institucionet e kulturës në Kosovë.
Ministri Lutfi Haziri ka paralajmëruar se Presidenti Fatmir Sejdiu do t’i japë medaljen “Artist i Merituar” Bekim Fehmiut gjatë këtyre ditëve.
(UPDATED)Ai ishte serbi më i madh në mesin e shqiptarëve, dhe shqiptari më i madh në mesin e serbëve. Kështu u tha sot në komemoracionin që u mbajt në Beograd, në teatrin e dramës jugosllave.
Kritiku i filmit Milan Vlajqiq, tha me këtë rast se Bekimi ka qenë njeri me aftësi të madhe dhe fascinuese të aktrimit, e po ashtu edhe njeri i integritetit të madh moral.
Drejtori i kinotekës jugosllave, Radoslav Zelenoviq ka pohuar se në shtator do të mbahet retrospektiva e filmave të Fehmiut.
Pos gruas Branka Petriq dhe djalit Uliksit, në komemoracion ishin të pranishëm edhe një numër i fytyrave publike, si dhe ministri serb i kulturës, Nebojsha Bradiq.
Në anën tjetër në Kosovë, Orkestra dhe korri i Fakultetit të Arteve ka performuar veprën “Rekuiem” të Moxartit në shënimin e shtatë ditëve të humbjes së aktorit Bekim Fehmiu.
Kjo ngjarje është financuar nga Ministria e Kulturës.
Në fillim është mbajtur një minutë heshtje ndërsa koncertit i kanë munguar duartrokitjet.
Dirigjent ishte Bujar Berisha, ndërsa kjo është ngjarja që shënon fundin e shtatë ditë zie që kanë mbajtur institucionet e kulturës në Kosovë.
Ministri Lutfi Haziri ka paralajmëruar se Presidenti Fatmir Sejdiu do t’i japë medaljen “Artist i Merituar” Bekim Fehmiut gjatë këtyre ditëve.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 23/06/2010 10:10 - Bukoshi nuk heq dorë nga shkarkimi i Ali Sadrisë
- 22/06/2010 19:58 - Kosova mungon në dy samite në Turqi, Qeveria e painformuar
- 22/06/2010 19:53 - KE njeh plotfuqishmërinë e rezolutës 1244 të KS së OKB-së
- 22/06/2010 19:49 - Gjendet në një lokal zbavitës një grua e humbur prej muajsh
- 22/06/2010 18:06 - 4 mijë studentë më shumë regjistrohen këtë vit në UP
Të vjetra:
- 22/06/2010 12:20 - Ivanoviq: Dalja e serbëve në zgjedhjet e Kosovës, shqetëson Serbinë
- 22/06/2010 12:18 - Ministri britanik Dejvid Lidington do të vizitojë Kosovën
- 22/06/2010 12:15 - Faith: Veriu i Mitrovicës nuk duhet të kthehet në një konflikt të ngrirë
- 22/06/2010 12:12 - Stephen Wordsworth: Bisedat për statusin e çojnë Serbinë në rrugë qorre
- 21/06/2010 16:22 - Presidenti Fatmir Sejdiu takon komandantin e KFOR-it Markus Bentler

