( 0 Votes )
Organizata joqeveritare, Demokracia në Veprim, i ka publikuar sot rezultatet preliminare për zgjedhjet lokale në komunën e re të Parteshit.
Sipas këtyre rezultateve, për postin e kryetarit të komunës udhëheq Nenad Cvetkoviq me 47, 4 %, pastaj Todor Mirkoviq me 25,5 %, në vend të tretë është Vesna Jovanoviq me 23,0 %, ndërsa 4,2 % të votave thuhet se i ka marrë Goran Millosheviq.
Ndërkohë sipas rezultateve preliminare për Kuvendin Komunal të Parteshit, Demokracia në Veprim e ka radhitur partinë "Zaviçaj" me 40,0 % në vendin e parë, JSL thuhet se ka fituar 20% të votave, pastaj Narodna me 17,7 %, e pasuar nga Gizzo me 16,7 % dhe SSSD ja me 5,6 %.
Nëse konfirmohet ky rezultat, atëherë pritet të ketë edhe një raund tjetër të zgjedhjeve për balotazh.
KQZ për zgjedhjet:
Zyrtarë të Komisionit Qendror Zgjedhor kanë thënë se pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet në komunën e re të Parteshit ka qenë në nivel të kënaqshëm, ndërsa i gjithë procesi ka rrjedhë i qetë dhe pa incidente. Fehmi Ajvazi, zëdhënës i KQZ-së, ka konfirmuar se të gjitha vendvotimet janë mbyllur me kohë.
Sipas të dhënave nga KKZ-ja, në zgjedhjet për kryetar të Parteshit dhe këshilltarë të asamblesë komunale kanë votuar 2.292 votues ose 65.3 për qind nga gjithsej 3.508 qytetarë me të drejtë vote. I gjithë procesi ka rrjedh mirë dhe pa incidente. Komuna e re e Parteshit, do të përbëhet prej fshatrave të deritashme të Gjilanit, Partesh, Budrikë dhe Pasjan, të cilat llogaritet t`i kenë diku rreth 5 mijë banorë.
Organizata joqeveritare, Demokracia në Veprim, i ka publikuar sot rezultatet preliminare për zgjedhjet lokale në komunën e re të Parteshit. Sipas këtyre rezultateve, për postin e kryetarit të komunës udhëheq Nenad Cvetkoviq me 47, 4 %, pastaj Todor Mirkoviq me 25,5 %, në vend të tretë është Vesna Jovanoviq me 23,0 %, ndërsa 4,2 % të votave thuhet se i ka marrë Goran Millosheviq.
Ndërkohë sipas rezultateve preliminare për Kuvendin Komunal të Parteshit, Demokracia në Veprim e ka radhitur partinë "Zaviçaj" me 40,0 % në vendin e parë, JSL thuhet se ka fituar 20% të votave, pastaj Narodna me 17,7 %, e pasuar nga Gizzo me 16,7 % dhe SSSD ja me 5,6 %.
Nëse konfirmohet ky rezultat, atëherë pritet të ketë edhe një raund tjetër të zgjedhjeve për balotazh.
KQZ për zgjedhjet:
Zyrtarë të Komisionit Qendror Zgjedhor kanë thënë se pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet në komunën e re të Parteshit ka qenë në nivel të kënaqshëm, ndërsa i gjithë procesi ka rrjedhë i qetë dhe pa incidente. Fehmi Ajvazi, zëdhënës i KQZ-së, ka konfirmuar se të gjitha vendvotimet janë mbyllur me kohë.
Sipas të dhënave nga KKZ-ja, në zgjedhjet për kryetar të Parteshit dhe këshilltarë të asamblesë komunale kanë votuar 2.292 votues ose 65.3 për qind nga gjithsej 3.508 qytetarë me të drejtë vote. I gjithë procesi ka rrjedh mirë dhe pa incidente. Komuna e re e Parteshit, do të përbëhet prej fshatrave të deritashme të Gjilanit, Partesh, Budrikë dhe Pasjan, të cilat llogaritet t`i kenë diku rreth 5 mijë banorë.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të ngjashme:
- 12/03/2010 18:16 - "Demokracia në veprim": Ftojmë gjilanasit të votojnë në zgjedhje
- 12/01/2010 13:08 - KDI: KQZ u bllokua paarsyeshëm
Të reja:
- 22/06/2010 12:12 - Stephen Wordsworth: Bisedat për statusin e çojnë Serbinë në rrugë qorre
- 21/06/2010 16:22 - Presidenti Fatmir Sejdiu takon komandantin e KFOR-it Markus Bentler
- 21/06/2010 14:20 - Negociatat për statusin e Kosovës pritet të fillojnë në shtator
- 21/06/2010 14:17 - Kuvendi i Kosovës pritet të debatojë në korrik projektligjin për buxhetin e vitit 2011
- 21/06/2010 14:15 - Shtyhet sërish gjyqi ndaj kryetarit të komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemajli
Të vjetra:
- 21/06/2010 14:05 - Katër persona vriten në rrugën Viti - Kllokot
- 19/06/2010 12:37 - Haradinaj e ka quajtur të parëndësishëm takimin me Thaçin
- 18/06/2010 14:18 - Kreu i kishës ortodokse serbe, Patriku Irinej, vjen në Kosovë
- 18/06/2010 14:11 - Drashkoviq: Asgjë nuk mund ta ndryshojnë realitetin në Kosovë
- 18/06/2010 10:11 - Organizohet miniolimpiada për persona me aftësi të kufizuara

