( 0 Votes )
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur të parëndësishëm takimin që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaci. Gjatë një konference për shtyp, Haradinaj, tha se shtrëngimi i duarve me liderin e PDK-së, në një ambient feste, nuk nënkupton afrim të koncepteve mes dy partive politike.
Ndryshe gjatë konferencës të mbajtur sot, lideri i AAK-së, tha se meritor për korrupsionin në Kosovë, është shefi i qeverisë.
Sipas tij, nuk ka mundësi që korrupsioni të jetë aq prezent në Qeveri, dhe kryeministri Thaci të mos jetë në dijeni. Haradinaj, i kujtoi Thaçit se nuk mund të deklarohet se është kundër korrupsionit, e në anën tjetër ta ndaj rrogën e tij për fonde që kanë për qëllim mbrojtjen e atyre që akuzohen për korrupsion. Kryetari AAK-së, përsëriti domosdoshmërinë e mbajtjes së një tryeze kombëtare si mundësi, siç tha ai, për ta nxjerrë Kosovën nga kriza që e ka kapluar.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur të parëndësishëm takimin që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaci. Gjatë një konference për shtyp, Haradinaj, tha se shtrëngimi i duarve me liderin e PDK-së, në një ambient feste, nuk nënkupton afrim të koncepteve mes dy partive politike.Ndryshe gjatë konferencës të mbajtur sot, lideri i AAK-së, tha se meritor për korrupsionin në Kosovë, është shefi i qeverisë.
Sipas tij, nuk ka mundësi që korrupsioni të jetë aq prezent në Qeveri, dhe kryeministri Thaci të mos jetë në dijeni. Haradinaj, i kujtoi Thaçit se nuk mund të deklarohet se është kundër korrupsionit, e në anën tjetër ta ndaj rrogën e tij për fonde që kanë për qëllim mbrojtjen e atyre që akuzohen për korrupsion. Kryetari AAK-së, përsëriti domosdoshmërinë e mbajtjes së një tryeze kombëtare si mundësi, siç tha ai, për ta nxjerrë Kosovën nga kriza që e ka kapluar.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të ngjashme:
- 06/02/2012 17:28 - E vrau veten dhe djemtë
- 16/01/2012 14:51 - Clooney dhe Strip triumfuesit e Golden Globe
- 11/12/2011 14:26 - Agani rizgjedhet kryetar
- 27/11/2011 16:00 - BE-ja "shpërblen" Kosovën dhe Serbinë
- 20/09/2011 13:53 - Kampion edhe në basketboll
Të reja:
- 21/06/2010 14:20 - Negociatat për statusin e Kosovës pritet të fillojnë në shtator
- 21/06/2010 14:17 - Kuvendi i Kosovës pritet të debatojë në korrik projektligjin për buxhetin e vitit 2011
- 21/06/2010 14:15 - Shtyhet sërish gjyqi ndaj kryetarit të komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemajli
- 21/06/2010 14:09 - Demokracia në Veprim publikon rezultatet preliminare të Parteshit
- 21/06/2010 14:05 - Katër persona vriten në rrugën Viti - Kllokot
Të vjetra:
- 18/06/2010 14:18 - Kreu i kishës ortodokse serbe, Patriku Irinej, vjen në Kosovë
- 18/06/2010 14:11 - Drashkoviq: Asgjë nuk mund ta ndryshojnë realitetin në Kosovë
- 18/06/2010 10:11 - Organizohet miniolimpiada për persona me aftësi të kufizuara
- 18/06/2010 09:59 - Presidenti Mutharika konfirmon mbështetjen për Pavarësinë e Kosovës
- 17/06/2010 19:11 - Kryetari Muja i kërkon Gjykatës Kushtetuese të zgjasë afatin e ndryshimit të emblemës

