( 0 Votes )
Ndihmëssekretari i shtetit David Johson ka thënë sot se stabiliteti i shtetit më të ri në botë është me shumë interes për Washingtonin.
“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për prosperitetin dhe paqen e Kosovës së pavarur, si një shtet që do të jetë shtëpi e të gjitha komuniteteve dhe i cili do të jetojë në paqe me të gjitha vendet fqinje” tha Johnson.
Ai nuk deshi të flasë për hetimet e EULEX-it. Por, tha se nuk mund të ketë destabilizim nëse ka institucione të qëndrueshme.
David Johnson shtoi: “Prokuroria nuk mund ta destabilizojë qeverinë. Por, mungesa e veprimeve të prokurorisë mund të sjellë destabilizim të qeverisjes.
Organet e rendit dhe ligjit është me rëndësi që t’i marrin përsipër obligimet dhe përgjegjësitë në mënyrë që luftojnë korrupsionin shumë seriozisht”.
Mysafiri premtoi ndihmë në ngritjen kapaciteteve në fushën ë sundimit të ligjit dhe luftës kundër krimit e korrupsionit.
E bashkëpunim në këtë fushë garantoi zv/kryeministri i Kosovës. “Qeveria e Kosovës ka prezantuar garancitë e plota për reforma në fushën e rendit dhe ligjit, në fushën e gjyqësisë në ndërtimin e infrastrukturës ligjore po ashtu duke përfshirë edhe procesin e riemërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve duke i dhënë mbështetje që ky proces të përfundoj sa më shpejtë mundësisht brenda këtij viti”, siguroi Kuçi.
David Johson takoi edhe ministrin e brendshëm, Bajram Rexhepi, dhe atë të Drejtësisë, Haki Demolli.
Ndihmëssekretari i shtetit David Johson ka thënë sot se stabiliteti i shtetit më të ri në botë është me shumë interes për Washingtonin. “Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për prosperitetin dhe paqen e Kosovës së pavarur, si një shtet që do të jetë shtëpi e të gjitha komuniteteve dhe i cili do të jetojë në paqe me të gjitha vendet fqinje” tha Johnson.
Ai nuk deshi të flasë për hetimet e EULEX-it. Por, tha se nuk mund të ketë destabilizim nëse ka institucione të qëndrueshme.
David Johnson shtoi: “Prokuroria nuk mund ta destabilizojë qeverinë. Por, mungesa e veprimeve të prokurorisë mund të sjellë destabilizim të qeverisjes.
Organet e rendit dhe ligjit është me rëndësi që t’i marrin përsipër obligimet dhe përgjegjësitë në mënyrë që luftojnë korrupsionin shumë seriozisht”.
Mysafiri premtoi ndihmë në ngritjen kapaciteteve në fushën ë sundimit të ligjit dhe luftës kundër krimit e korrupsionit.
E bashkëpunim në këtë fushë garantoi zv/kryeministri i Kosovës. “Qeveria e Kosovës ka prezantuar garancitë e plota për reforma në fushën e rendit dhe ligjit, në fushën e gjyqësisë në ndërtimin e infrastrukturës ligjore po ashtu duke përfshirë edhe procesin e riemërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve duke i dhënë mbështetje që ky proces të përfundoj sa më shpejtë mundësisht brenda këtij viti”, siguroi Kuçi.
David Johson takoi edhe ministrin e brendshëm, Bajram Rexhepi, dhe atë të Drejtësisë, Haki Demolli.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 12/06/2010 12:27 - Hapet Freedon Festival
- 12/06/2010 12:21 - Hapet pishina e Gërmisë me hyrje falas
- 12/06/2010 12:08 - Lideri i AAK-së homazhe dhe kritika në 11-vjetorin e çlirimit të Kosovës
- 12/06/2010 12:06 - Lëvizja “Vetëvendosje”, shndërrohet në lëvizje politike
- 11/06/2010 17:43 - Ipeshkvia e Kosovës i kërkon Vatikanit të njohë Kosovën
Të vjetra:
- 11/06/2010 17:23 - Adem Salihaj sëbashku me të gjithë degën e LDD-së në Ferizaj kalojnë në LDK
- 11/06/2010 11:42 - Prishtina feston 11 – vjetorin e çlirimit
- 11/06/2010 11:40 - Zgjatet mandati i KFOR-it gjerman në Kosovë
- 11/06/2010 11:38 - OJQ-të kërkojnë rishqyrtimin e Ligjit për Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetëve
- 11/06/2010 11:35 - : Doris Pack kritikon politikën e Beogradit ndaj Kosovës

