( 0 Votes )
Rreth orës 19:30 minuta të së mërkurës, në pjesën veriore të Mitrovicës, në lagjen “Kodra e Minatorëve” një grup serbësh, prej 16 vetash, të veshur me uniforma të zeza, disa prej tyre të maskuar, kanë sulmuar fizikisht pesë të rinjë shqiptarë që po luanin në një fushë sportive.
Drejtuesi i Komiteti për Siguri i Komunës së Mitrovicës Rizah Haziri në një mbledhje të jashtëzakonshme të mbajtur në orët e vona, duke raportuar rastin, ka bërë të ditur emrat e të rinjve të sulmuar rëndë.
Ata janë 17 vjeçari Irfan Mustafë Cerani, 18 vjeçari Bedri Xhemajl Cerani, 21 vjeçari Ridvan Mustafë Cerani, 19 vjeçari Valmir Faruk Kelnedi dhe Trim Fatmir Berisha 20 vjeçar.
Haziri ka shtuar se policia ka arritur që të arrestojë pesë serbë, Stefan Gjuroviq, Aleksandër Arsenijeviq, Vllado Vukmanoviq, Llazar Zhivkoviq dhe Marko Bojiq. Ata janë dërguar në spitalin e Vushtrrisë ndërsa 3 prej tyre janë dërguar në Qendrën Emergjente në Prishtinë.
Ai thotë se ngjarja ka ndodhur pa ndonjë arsye, pasi të rinjtë nuk provokuan serbët. Të lënduarit i vizitoi ministri Fatmir Limaj.
Sulmi ndaj të rinjëve shqiptarë bëri që të mblidhet Komiteti për Siguri i Komunës së Mitrovicës, të cilët dënuan këtë incident, siç thuhet në komunikatë për media, të shkaktuar nga ekstremistët serbë. Ata kërkuan edhe më shumë siguri në atë pjesë, në të kundërtën do të largohen nga ajo anë. Ndërkaq, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, tha përmes telefonit për Klan Kosova se, motivi i këtij sulmi është urrejtja ndëretnike, pasi shqiptarët janë sulmuar pa ndonjë pretekst.
Sipas Komitetit për Siguri të komunës së Mitrovicës, incidenti është shkaktuar nga paramilitarë të formacionit “Obraz”. Drejtori i drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë në Mitrovicë, Rasim Veseli, ka thënë se ka informacione se banda kanë shtënë edhe me armë zjarri në drejtim të policëve, afër varrezave shqiptare, në momentin kur janë arrestuar të dyshuarit.
Veseli ka shtuar se është ndërprerë ndriçimi publik në lagjen “Lugina e Doktorëve”, të banuar me shqiptarë, gjë që sipas tij mund të priten provokime të tjera të ekstremistëve dhe në këtë zonë. Sipas Drejtuesit të Komitetit për Siguri i Komunës së Mitrovicës Rizah Haziri, pas incidentit banorët shqiptarë janë tubuar në lagje dhe kanë shprehur shqetësimin e tyre, për sulmin e bandave kriminale serbe dhe mos marrjen e masave të nevojshme ndaj tyre, duke kërkuar mbrojtje të sigurt, ose në të kundërtën menjëherë do të zhvendosen të gjithë nga atje.
“Kërkojmë nga policia e Kosovës, policia e EULEX-it dhe KFOR-i që të ofrojnë mbrojtje dhe siguri maksimale për banorët shqiptarë, jo vetëm në Kodrën e Minatorëve, por edhe në lagjet tjera, në mënyrë që gjendjen e tensionuar ta mbajmë nën kontroll, me qëllim që ajo të mos eskalojë dhe të mos ndodhë më e keqja”, ka thënë Haziri.
Rreth orës 19:30 minuta të së mërkurës, në pjesën veriore të Mitrovicës, në lagjen “Kodra e Minatorëve” një grup serbësh, prej 16 vetash, të veshur me uniforma të zeza, disa prej tyre të maskuar, kanë sulmuar fizikisht pesë të rinjë shqiptarë që po luanin në një fushë sportive. Drejtuesi i Komiteti për Siguri i Komunës së Mitrovicës Rizah Haziri në një mbledhje të jashtëzakonshme të mbajtur në orët e vona, duke raportuar rastin, ka bërë të ditur emrat e të rinjve të sulmuar rëndë.
Ata janë 17 vjeçari Irfan Mustafë Cerani, 18 vjeçari Bedri Xhemajl Cerani, 21 vjeçari Ridvan Mustafë Cerani, 19 vjeçari Valmir Faruk Kelnedi dhe Trim Fatmir Berisha 20 vjeçar.
Haziri ka shtuar se policia ka arritur që të arrestojë pesë serbë, Stefan Gjuroviq, Aleksandër Arsenijeviq, Vllado Vukmanoviq, Llazar Zhivkoviq dhe Marko Bojiq. Ata janë dërguar në spitalin e Vushtrrisë ndërsa 3 prej tyre janë dërguar në Qendrën Emergjente në Prishtinë.
Ai thotë se ngjarja ka ndodhur pa ndonjë arsye, pasi të rinjtë nuk provokuan serbët. Të lënduarit i vizitoi ministri Fatmir Limaj.
Sulmi ndaj të rinjëve shqiptarë bëri që të mblidhet Komiteti për Siguri i Komunës së Mitrovicës, të cilët dënuan këtë incident, siç thuhet në komunikatë për media, të shkaktuar nga ekstremistët serbë. Ata kërkuan edhe më shumë siguri në atë pjesë, në të kundërtën do të largohen nga ajo anë. Ndërkaq, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, tha përmes telefonit për Klan Kosova se, motivi i këtij sulmi është urrejtja ndëretnike, pasi shqiptarët janë sulmuar pa ndonjë pretekst.
Sipas Komitetit për Siguri të komunës së Mitrovicës, incidenti është shkaktuar nga paramilitarë të formacionit “Obraz”. Drejtori i drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë në Mitrovicë, Rasim Veseli, ka thënë se ka informacione se banda kanë shtënë edhe me armë zjarri në drejtim të policëve, afër varrezave shqiptare, në momentin kur janë arrestuar të dyshuarit.
Veseli ka shtuar se është ndërprerë ndriçimi publik në lagjen “Lugina e Doktorëve”, të banuar me shqiptarë, gjë që sipas tij mund të priten provokime të tjera të ekstremistëve dhe në këtë zonë. Sipas Drejtuesit të Komitetit për Siguri i Komunës së Mitrovicës Rizah Haziri, pas incidentit banorët shqiptarë janë tubuar në lagje dhe kanë shprehur shqetësimin e tyre, për sulmin e bandave kriminale serbe dhe mos marrjen e masave të nevojshme ndaj tyre, duke kërkuar mbrojtje të sigurt, ose në të kundërtën menjëherë do të zhvendosen të gjithë nga atje.
“Kërkojmë nga policia e Kosovës, policia e EULEX-it dhe KFOR-i që të ofrojnë mbrojtje dhe siguri maksimale për banorët shqiptarë, jo vetëm në Kodrën e Minatorëve, por edhe në lagjet tjera, në mënyrë që gjendjen e tensionuar ta mbajmë nën kontroll, me qëllim që ajo të mos eskalojë dhe të mos ndodhë më e keqja”, ka thënë Haziri.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 11/06/2010 11:40 - Zgjatet mandati i KFOR-it gjerman në Kosovë
- 11/06/2010 11:38 - OJQ-të kërkojnë rishqyrtimin e Ligjit për Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetëve
- 11/06/2010 11:35 - : Doris Pack kritikon politikën e Beogradit ndaj Kosovës
- 11/06/2010 11:33 - Arben Berisha dënohet 40 vjet me heqje lirie për vrasjen e Triumf Rizës
- 11/06/2010 10:23 - Xhonson viziton sot Kosovën
Të vjetra:
- 10/06/2010 09:15 - Petrish: Kosovës i nevojitet një qeveri e pastër
- 09/06/2010 13:39 - Tre zyrtarë arrestohen për korrupsion në Ferizaj dhe Pejë
- 09/06/2010 13:26 - AAK: Dinjiteti i Kosovës dhe qeverisja Thaçi nuk shkojnë bashkë
- 09/06/2010 13:22 - Presidenti Sejdiu: Mbështes EULEX-in dhe pres që ligji të zbatohet për të gjithë njësoj
- 09/06/2010 13:18 - James Steinberg: Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kundër ndarjes së Kosovës

