( 0 Votes )
Gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, asistenti i sekretares amerikane të shtetit Hillary Clinton, pritet të japë një porosi kyçe në luftë kundër korrupsionit, në të gjitha nivelet.
Zyrtari i lartë amerikan, i ngarkuar në Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, do të qëndrojë në Prishtinë për dy ditë, si stacion i fundit pas vizitës në Sofie e Bruksel.
Siç mësohet, ardhja e tij ndërlidhet me përforcimin e përkushtimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të asistuar qeverinë e Kosovës, në mbështetje të sundimit të ligjit.
Po ashtu me vete, ai pritet të bartë edhe porosinë e administratës amerikane për të bashkëpunuar ngushtë në sundimin e ligjit. Byroja për të cilën është ngarkuar David Johnson, menaxhon bashkëpunimin e ngushtë të departamentit të Drejtësisë, atë të Sigurisë kombëtare amerikane dhe një varg agjencishë të tjera.
Gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, asistenti i sekretares amerikane të shtetit Hillary Clinton, pritet të japë një porosi kyçe në luftë kundër korrupsionit, në të gjitha nivelet. Zyrtari i lartë amerikan, i ngarkuar në Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, do të qëndrojë në Prishtinë për dy ditë, si stacion i fundit pas vizitës në Sofie e Bruksel.
Siç mësohet, ardhja e tij ndërlidhet me përforcimin e përkushtimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të asistuar qeverinë e Kosovës, në mbështetje të sundimit të ligjit.
Po ashtu me vete, ai pritet të bartë edhe porosinë e administratës amerikane për të bashkëpunuar ngushtë në sundimin e ligjit. Byroja për të cilën është ngarkuar David Johnson, menaxhon bashkëpunimin e ngushtë të departamentit të Drejtësisë, atë të Sigurisë kombëtare amerikane dhe një varg agjencishë të tjera.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 08/06/2010 15:20 - Humb jetën edhe një person nga ethet hemoragjike
- 08/06/2010 11:51 - Indentifikohet në Suedi një tjetër serb i dyshuar për krime lufte
- 08/06/2010 11:47 - Një i ri humb jetën në pusin e shtëpisë së tij
- 08/06/2010 11:38 - Ministri i Jashtëm slloven viziton Kosovën
- 08/06/2010 10:54 - Ylber Hysa në Suedi për ofertë integruese për veriun e Kosovës
Të vjetra:
- 07/06/2010 18:25 - Bleona Mata kërkohet nga forca policore të mëdha shqiptare
- 07/06/2010 16:42 - Qeveria riformatizon zëvendësministrat, ish-ministra të PDK-së sërish me poste
- 07/06/2010 16:24 - Themelohet grupi punues për rishikimin e ligjit për zgjedhjet
- 07/06/2010 16:17 - Indentifikohet një "hile" e nxënësve në testin e maturës
- 07/06/2010 11:30 - Formohet shoqata “Vëllezërit dhe miqtë e Ibrahim Rugovës"

