( 3 Votes )
Mbi 100 zyrtarë policorë të njësiteve të ndryshme të policisë së Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe të FSK-së, kanë realizuar të hënën një operacion të përbashkët të kërkim-shpëtimit për 6 vjeçarën Bleona Mata nga Zapodi i Kukësit.
Kosovapress njofton se pas kërkimeve që janë bërë në zonën e Kukësit, në afërsi të zonës kufitare me Republikën e Kosovës është zhvilluar edhe një operacion kërkimi edhe në Kosovë.
Forca policore nga Shqipërisë nga Drejtoria e Qarkut në Kukës dhe Policia e Kosovës, të mbështetura edhe nga FSK, kanë kërkuar në një rrethinë malore prej më shumë se 10 kilometra katrorë në afërsi të fshatit Krstec - komuna e Dragashit.
“Pas një takimi paraprak në mes zyrtarëve policor të Kosovës dhe Shqipërisë, filloi operacioni i kërkimit nga ora 10.00 deri në 17.00 për gjatjen e 6 vjeçarës Bleona Mata, të raportuar si person i humbur që nga fundi i muajit maj të këtij viti në Zapod të Kukësit”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Bëhet e ditur se edhe pse kërkimi ishte shtrirë në një zonë të gjerë malore, zyrtarët që morën pjesë në këtë operacion nuk arritën të gjenin ndonjë gjurmë të 6 vjeçarës Mata.
Policia e Shqipërisë ka vënë në dispozicion edhe një shpërblim në të holla për të gjithë ata që kanë ndonjë informacion që mund të shpjer deri te gjetja e kësaj vajze.
Edhe Policia e Kosovës bënë apel te të gjithë qytetarët e rrethit të Prizrenit dhe më gjerë që nëse kanë ndonjë informacion për Bleonën të kontaktohet stacioni më i afërt policor.
Mbi 100 zyrtarë policorë të njësiteve të ndryshme të policisë së Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe të FSK-së, kanë realizuar të hënën një operacion të përbashkët të kërkim-shpëtimit për 6 vjeçarën Bleona Mata nga Zapodi i Kukësit. Kosovapress njofton se pas kërkimeve që janë bërë në zonën e Kukësit, në afërsi të zonës kufitare me Republikën e Kosovës është zhvilluar edhe një operacion kërkimi edhe në Kosovë.
Forca policore nga Shqipërisë nga Drejtoria e Qarkut në Kukës dhe Policia e Kosovës, të mbështetura edhe nga FSK, kanë kërkuar në një rrethinë malore prej më shumë se 10 kilometra katrorë në afërsi të fshatit Krstec - komuna e Dragashit.
“Pas një takimi paraprak në mes zyrtarëve policor të Kosovës dhe Shqipërisë, filloi operacioni i kërkimit nga ora 10.00 deri në 17.00 për gjatjen e 6 vjeçarës Bleona Mata, të raportuar si person i humbur që nga fundi i muajit maj të këtij viti në Zapod të Kukësit”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Bëhet e ditur se edhe pse kërkimi ishte shtrirë në një zonë të gjerë malore, zyrtarët që morën pjesë në këtë operacion nuk arritën të gjenin ndonjë gjurmë të 6 vjeçarës Mata.
Policia e Shqipërisë ka vënë në dispozicion edhe një shpërblim në të holla për të gjithë ata që kanë ndonjë informacion që mund të shpjer deri te gjetja e kësaj vajze.
Edhe Policia e Kosovës bënë apel te të gjithë qytetarët e rrethit të Prizrenit dhe më gjerë që nëse kanë ndonjë informacion për Bleonën të kontaktohet stacioni më i afërt policor.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 08/06/2010 11:51 - Indentifikohet në Suedi një tjetër serb i dyshuar për krime lufte
- 08/06/2010 11:47 - Një i ri humb jetën në pusin e shtëpisë së tij
- 08/06/2010 11:38 - Ministri i Jashtëm slloven viziton Kosovën
- 08/06/2010 10:54 - Ylber Hysa në Suedi për ofertë integruese për veriun e Kosovës
- 07/06/2010 18:48 - Asistenti i Hillary Clinton, David Johnson pritet të vizitojë të enjten Prishtinën
Të vjetra:
- 07/06/2010 16:42 - Qeveria riformatizon zëvendësministrat, ish-ministra të PDK-së sërish me poste
- 07/06/2010 16:24 - Themelohet grupi punues për rishikimin e ligjit për zgjedhjet
- 07/06/2010 16:17 - Indentifikohet një "hile" e nxënësve në testin e maturës
- 07/06/2010 11:30 - Formohet shoqata “Vëllezërit dhe miqtë e Ibrahim Rugovës"
- 07/06/2010 10:30 - Proteston Kompania Ndërtimore “Pejtoni shpk”

