( 0 Votes )
Kryeministri i Kosovës Hashim Taçi është kujdesur që një pjesë e ish-ministrave të formatizuar, nga rradhët e PDK-së të mos mbeten jashtë qeverisë.
Në një vendim të marrë sot nga ai, në postin e zëvendësministrave shihen ish-ministra të partisë së tij dhe asnjë nga partia në koalicion LDK.
Një ndër ta është ish-ministri i Punëve të Brendshme Zenun Pajaziti i cili u emërua si z/ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Një tjetër ish-ministër ai Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Idriz Vehapi i është rikthyer postit në qeveri, por tani në një nivel pak më të ulët, si z/ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Ish – zv/ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor Emin Krasniqi, prej sot do të mbajë një post më të lakmueshëm se ai që kishte më parë, atë të zv/ministrit të Transportit dhe Post-Telekomunikacionit.
Emrat e tjerë të cilët do të mbajnë postet e dyta të ministrive do të jenë Naim Fetahu si zëvendësministër të Administratës Publike, Imri Ahmeti zëvendësministër në Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është caktuar Xhabir Morina dhe Gani Elshani është zëvendësministër i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit.
Përjashtim në këtë listë përbëjnë dy zëvendësministra për një ministri të vetme, atë të Integrimeve Evropiane ku janë caktuar Arban Abrashi dhe Dardan Gashi, për shkak të një marrëveshje të bërë më parë mes koalicionit PDK-LDK, ku të dy zëvendesministrat duhet të caktoheshin nga këto parti.
Kryeministri i Kosovës Hashim Taçi është kujdesur që një pjesë e ish-ministrave të formatizuar, nga rradhët e PDK-së të mos mbeten jashtë qeverisë. Në një vendim të marrë sot nga ai, në postin e zëvendësministrave shihen ish-ministra të partisë së tij dhe asnjë nga partia në koalicion LDK.
Një ndër ta është ish-ministri i Punëve të Brendshme Zenun Pajaziti i cili u emërua si z/ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Një tjetër ish-ministër ai Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Idriz Vehapi i është rikthyer postit në qeveri, por tani në një nivel pak më të ulët, si z/ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Ish – zv/ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor Emin Krasniqi, prej sot do të mbajë një post më të lakmueshëm se ai që kishte më parë, atë të zv/ministrit të Transportit dhe Post-Telekomunikacionit.
Emrat e tjerë të cilët do të mbajnë postet e dyta të ministrive do të jenë Naim Fetahu si zëvendësministër të Administratës Publike, Imri Ahmeti zëvendësministër në Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është caktuar Xhabir Morina dhe Gani Elshani është zëvendësministër i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit.
Përjashtim në këtë listë përbëjnë dy zëvendësministra për një ministri të vetme, atë të Integrimeve Evropiane ku janë caktuar Arban Abrashi dhe Dardan Gashi, për shkak të një marrëveshje të bërë më parë mes koalicionit PDK-LDK, ku të dy zëvendesministrat duhet të caktoheshin nga këto parti.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 08/06/2010 11:47 - Një i ri humb jetën në pusin e shtëpisë së tij
- 08/06/2010 11:38 - Ministri i Jashtëm slloven viziton Kosovën
- 08/06/2010 10:54 - Ylber Hysa në Suedi për ofertë integruese për veriun e Kosovës
- 07/06/2010 18:48 - Asistenti i Hillary Clinton, David Johnson pritet të vizitojë të enjten Prishtinën
- 07/06/2010 18:25 - Bleona Mata kërkohet nga forca policore të mëdha shqiptare
Të vjetra:
- 07/06/2010 16:24 - Themelohet grupi punues për rishikimin e ligjit për zgjedhjet
- 07/06/2010 16:17 - Indentifikohet një "hile" e nxënësve në testin e maturës
- 07/06/2010 11:30 - Formohet shoqata “Vëllezërit dhe miqtë e Ibrahim Rugovës"
- 07/06/2010 10:30 - Proteston Kompania Ndërtimore “Pejtoni shpk”
- 07/06/2010 10:09 - Walker shprehet i pakënaqur me zhvillimet e Kosovës

