( 0 Votes )
Pa zhurmë, me mesazhe telefonike, nxënësit provuan të vjedhin përgjigjet e testit të maturës. Por, u zunë nga vëzhguesit e Ministrisë së Arsimit.
Në një mesazh të fotografuar me një telefon tjetër, shihen 20 përgjigje për detyrat e matematikës, që dyshohet se janë dërguar mes shokësh, brenda të së njëjtës klasë.
E këto ishin vetëm disa nga parregullësit e procesit të provimit. Ndërkohë, zyrtarët e ministrisë së arsimit, thonë se pika më e dobët e gjithë këtij testi mbesin administruesit. Por, ndaj mësuesve të papërgjegjshëm premtohen masa.
Sidoqoftë, testet e të gjithë maturantëve, tashmë janë grumbulluar në një dhomë. Aty po bëhet klasifikimi i materialit, për të arritur deri te rezultatet përfundimtare, që pritet të shpallen më 15 qershor.
E një dhomë me testet e nxënësve, po ruahet nga policia. Kjo forcë po përkujdeset që të mos lejojë as hyrjen e nxënësve, që bashkë me prindërit e tyre, tashmë kanë nisur të ankohen.
Ndryshe, provimi shtetëror i maturës u mbajt më 5 qershor. Ndërsa për të kaluar provimin, maturantët duhet të arrijnë 50 nga 100 pikët.
Pa zhurmë, me mesazhe telefonike, nxënësit provuan të vjedhin përgjigjet e testit të maturës. Por, u zunë nga vëzhguesit e Ministrisë së Arsimit. Në një mesazh të fotografuar me një telefon tjetër, shihen 20 përgjigje për detyrat e matematikës, që dyshohet se janë dërguar mes shokësh, brenda të së njëjtës klasë.
E këto ishin vetëm disa nga parregullësit e procesit të provimit. Ndërkohë, zyrtarët e ministrisë së arsimit, thonë se pika më e dobët e gjithë këtij testi mbesin administruesit. Por, ndaj mësuesve të papërgjegjshëm premtohen masa.
Sidoqoftë, testet e të gjithë maturantëve, tashmë janë grumbulluar në një dhomë. Aty po bëhet klasifikimi i materialit, për të arritur deri te rezultatet përfundimtare, që pritet të shpallen më 15 qershor.
E një dhomë me testet e nxënësve, po ruahet nga policia. Kjo forcë po përkujdeset që të mos lejojë as hyrjen e nxënësve, që bashkë me prindërit e tyre, tashmë kanë nisur të ankohen.
Ndryshe, provimi shtetëror i maturës u mbajt më 5 qershor. Ndërsa për të kaluar provimin, maturantët duhet të arrijnë 50 nga 100 pikët.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të ngjashme:
- 24/09/2010 09:41 - Jeta e natës do të rikthehet, por pa zhurmë
Të reja:
- 08/06/2010 10:54 - Ylber Hysa në Suedi për ofertë integruese për veriun e Kosovës
- 07/06/2010 18:48 - Asistenti i Hillary Clinton, David Johnson pritet të vizitojë të enjten Prishtinën
- 07/06/2010 18:25 - Bleona Mata kërkohet nga forca policore të mëdha shqiptare
- 07/06/2010 16:42 - Qeveria riformatizon zëvendësministrat, ish-ministra të PDK-së sërish me poste
- 07/06/2010 16:24 - Themelohet grupi punues për rishikimin e ligjit për zgjedhjet
Të vjetra:
- 07/06/2010 11:30 - Formohet shoqata “Vëllezërit dhe miqtë e Ibrahim Rugovës"
- 07/06/2010 10:30 - Proteston Kompania Ndërtimore “Pejtoni shpk”
- 07/06/2010 10:09 - Walker shprehet i pakënaqur me zhvillimet e Kosovës
- 06/06/2010 20:27 - Të hënën pritet të hapet panairi i librit
- 06/06/2010 20:19 - Vjetërsia e shtyllave elektrike rrezikon banorët e Sfeqlës

