( 0 Votes )
Lartmadhëria e Tij Princi Michael i Kentit, së bashku me një delegacion të biznesmenëve dhe investitorëve të njohur nga Britania e Madhe gjatë ditës së sotme pritet të arrijnë në Kosovë.
Princi dhe delegacioni i biznesmenëve do të qëndrojnë në Republikën e Kosovës prej sot e deri më 5 qershor. Kjo vizitë është organizuar nga Oda Ekonomike Britanike në Kosovë dhe ndihmuar e përkrahur nga Qeveria e Kosovës.
Kosovapress njofton se gjatë qëndrimit në Kosovë, Princi Michael dhe delegacioni i tij do të priten nga krerët më të lartë shtetërorë të Kosovës, ministrat e kabinetit qeveritar si dhe afaristë dhe partnerë të tjerë nga Kosova.
Delegacioni afarist që shoqëron Princin Michael do të interesohet për mundësi investimi në Kosovë në fusha të ndryshme si në telekomunikacion, miniera, energjetikë, turizëm dhe fusha të tjera si dhe do të bëjë vizita në disa zona ekonomike dhe industriale të Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dëshiruar personalisht mirëseardhje në Kosovë princit Michael dhe delegacionit të tij gjatë zhvillimit të një bisede telefonike me të.
Lartmadhëria e Tij Princi Michael i Kentit, së bashku me një delegacion të biznesmenëve dhe investitorëve të njohur nga Britania e Madhe gjatë ditës së sotme pritet të arrijnë në Kosovë. Princi dhe delegacioni i biznesmenëve do të qëndrojnë në Republikën e Kosovës prej sot e deri më 5 qershor. Kjo vizitë është organizuar nga Oda Ekonomike Britanike në Kosovë dhe ndihmuar e përkrahur nga Qeveria e Kosovës.
Kosovapress njofton se gjatë qëndrimit në Kosovë, Princi Michael dhe delegacioni i tij do të priten nga krerët më të lartë shtetërorë të Kosovës, ministrat e kabinetit qeveritar si dhe afaristë dhe partnerë të tjerë nga Kosova.
Delegacioni afarist që shoqëron Princin Michael do të interesohet për mundësi investimi në Kosovë në fusha të ndryshme si në telekomunikacion, miniera, energjetikë, turizëm dhe fusha të tjera si dhe do të bëjë vizita në disa zona ekonomike dhe industriale të Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dëshiruar personalisht mirëseardhje në Kosovë princit Michael dhe delegacionit të tij gjatë zhvillimit të një bisede telefonike me të.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 04/06/2010 13:28 - Konferencë sqaruese për mbajten e provimit të maturës
- 04/06/2010 13:25 - Princi Michael viziton Trepçën sëbashku me investitorët
- 04/06/2010 13:22 - Zëri: Tre ministra të tjerë mund të largohen nga Qeveria për korrupsion
- 03/06/2010 11:46 - Shtohen përpjekjet për krijimin e komunës së veriut të Mitrovicës
- 03/06/2010 11:42 - Komandanti Bentler takohet me ushtarakun serb Miletiq për kufirin Kosovë - Serbi
Të vjetra:
- 02/06/2010 15:27 - Maqedoni, çensurohen pyetjet për Kosovën
- 02/06/2010 14:56 - Deklarata e Samitit të Sarajevës mbështet perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit
- 02/06/2010 11:01 - Kryeparlamentari Krasniqi reagon ndaj raportit ku përflitet financimi i SHIK-ut
- 02/06/2010 10:52 - Fuad Ramiqi pritet të lirohet sot nga autoritet izraelite
- 02/06/2010 10:13 - Samiti i Sarajevës, Kosova përfaqësohet sot nga Ministri Hyseni dhe shefi UNMIK-ut Zannier

