( 0 Votes )
Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë Martin Martionvski ka tentuar të çensurojë pyetjet për Kosovën, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të zëvendëkryeministrit maqedonas Antonio Peshevski dhe kolegut të tij serb, Mllagjan Dinkiq.
Martinovski për një moment ka marrë rolin e censuruesit, duke penguar Peshevskin dhe Dinkiqin të përgjigjen në pyetjen se, nëse Serbia po bën presion ndaj Maqedonisë për të tërhequr vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Tentimi i tij ka dështuar dhe pas një konsultimi të shkurtër, Peshevski dhe Dinkiq kanë dhënë përgjigje diplomatike.
Në takimin tonë biseduam për tema ekonomike, sepse ne jemi kompetentë për çështje ekonomike, ka thënë shkurt Mlladen Dinkiq, zëvendës kryeministër në Qeverinë e Serbisë Ndërsa zëvendëskryeministri i Maqedonisë Vlladimir Peshevski shtoi: “Unë mundem vetëm ta konfirmoj atë që e tha kolegu im Dinkiq se kemi biseduar për tema ekonomike dhe biseda jonë nuk ka pasur dimension politik.
Ndërkaq zëdhënësi Martinovksi nuk është ndalur vetëm në tentimin për të cenzuruar pyetjen për Kosovën. Pas përfundimit të pres konferencës, këtë pyetje të parashturar nga gazetari i Tv Klan, Martinovski madje e ka vlerësuar si provokim politik.
Zëdhënëi shqiptar në Qeverinë e maqedonisë Shefik Duraku është distancuar nga sjellja e këtillë e kolegut të tij Martionvski, duke e vlerësuar si sjellje jokorrekte ndaj gazetarëve.
Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë Martin Martionvski ka tentuar të çensurojë pyetjet për Kosovën, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të zëvendëkryeministrit maqedonas Antonio Peshevski dhe kolegut të tij serb, Mllagjan Dinkiq. Martinovski për një moment ka marrë rolin e censuruesit, duke penguar Peshevskin dhe Dinkiqin të përgjigjen në pyetjen se, nëse Serbia po bën presion ndaj Maqedonisë për të tërhequr vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Tentimi i tij ka dështuar dhe pas një konsultimi të shkurtër, Peshevski dhe Dinkiq kanë dhënë përgjigje diplomatike.
Në takimin tonë biseduam për tema ekonomike, sepse ne jemi kompetentë për çështje ekonomike, ka thënë shkurt Mlladen Dinkiq, zëvendës kryeministër në Qeverinë e Serbisë Ndërsa zëvendëskryeministri i Maqedonisë Vlladimir Peshevski shtoi: “Unë mundem vetëm ta konfirmoj atë që e tha kolegu im Dinkiq se kemi biseduar për tema ekonomike dhe biseda jonë nuk ka pasur dimension politik.
Ndërkaq zëdhënësi Martinovksi nuk është ndalur vetëm në tentimin për të cenzuruar pyetjen për Kosovën. Pas përfundimit të pres konferencës, këtë pyetje të parashturar nga gazetari i Tv Klan, Martinovski madje e ka vlerësuar si provokim politik.
Zëdhënëi shqiptar në Qeverinë e maqedonisë Shefik Duraku është distancuar nga sjellja e këtillë e kolegut të tij Martionvski, duke e vlerësuar si sjellje jokorrekte ndaj gazetarëve.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 04/06/2010 13:25 - Princi Michael viziton Trepçën sëbashku me investitorët
- 04/06/2010 13:22 - Zëri: Tre ministra të tjerë mund të largohen nga Qeveria për korrupsion
- 03/06/2010 11:46 - Shtohen përpjekjet për krijimin e komunës së veriut të Mitrovicës
- 03/06/2010 11:42 - Komandanti Bentler takohet me ushtarakun serb Miletiq për kufirin Kosovë - Serbi
- 03/06/2010 10:11 - Princi Michael në vizitë treditore në Kosovë
Të vjetra:
- 02/06/2010 14:56 - Deklarata e Samitit të Sarajevës mbështet perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit
- 02/06/2010 11:01 - Kryeparlamentari Krasniqi reagon ndaj raportit ku përflitet financimi i SHIK-ut
- 02/06/2010 10:52 - Fuad Ramiqi pritet të lirohet sot nga autoritet izraelite
- 02/06/2010 10:13 - Samiti i Sarajevës, Kosova përfaqësohet sot nga Ministri Hyseni dhe shefi UNMIK-ut Zannier
- 02/06/2010 10:08 - Jakup Krasniqi deklarohet lideri më i pasur, pas Behxhet Pacollit

