( 1 Vote )
“Bashkimi Evropian sërish dhe pa asnjë dilemë është i përkushtuar për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që mbetet kusht kyç për stabilitetin dhe zhvillimin e këtij rajonit”, kjo është deklarata e përbashkët e dalë nga takimi ndërministror Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor.
Në deklaratë përshëndetet synimi i BE-së për të zgjeruar procesin e liberalizimit të vizave për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor, kur të jenë përmbushur të gjitha kushtet.
“Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i intensifikojnë përpjekjet e tyre për përmbushjen e kritereve dhe kushteve në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Përparimi i çdo vendi do të varet nga meritat e secilit prej tyre”, thuhet në deklaratën e miratuar të samitit.
Bashkimi Evropian ka verifikuar nevojën e kushteve të drejta dhe rigoroze në kuadër të procesit të stabilizimit dhe asociimit dhe në harmoni me konsensusin e ripërtërirë për zgjerimin, që ishte miratuar në dhjetor të vitit 2006.
Në samitin e sarajevës është përshëndetur vendimi i Komisionit Evropian për regjimin pa viza për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjës. Në këtë takim kanë marrë pjesë 48 delegacione – ministra të punëve të jashtme dhe zyrtarë të lartë të BE-së, të vendeve të Ballkanit Perëndimor, SHBA-ve, Rusisë, Turqisë dhe organizatave ndërkombëtare.
Të pranishëm ishin edhe zyrtarja e lartë e BE-së, Cetherine Ashton, Stefan Fule dhe ministrat e jashtëm të Italisë, Franco Frattini, dhe të Spanjës, Miguel Anhel Moratinos.
Samiti i Sarajevës, i organizuar nga Presidenca Spanjolle me përkrahjen e BE-së, shënon përvjetorin e 10-të të Samitit të Zagrebit më 25 nëntor 2000, ku BE-ja filloi Procesin e Stabilizim-Asociimit dhe perspektivën evropiane për Ballkanin Perëndimor.
Ato u konfirmuan në Samitin e Thesalonskit në vitin 2003, ku po ashtu u organizuan takime të rregullta të nivelit të lartë.
“Bashkimi Evropian sërish dhe pa asnjë dilemë është i përkushtuar për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që mbetet kusht kyç për stabilitetin dhe zhvillimin e këtij rajonit”, kjo është deklarata e përbashkët e dalë nga takimi ndërministror Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor.Në deklaratë përshëndetet synimi i BE-së për të zgjeruar procesin e liberalizimit të vizave për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor, kur të jenë përmbushur të gjitha kushtet.
“Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i intensifikojnë përpjekjet e tyre për përmbushjen e kritereve dhe kushteve në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Përparimi i çdo vendi do të varet nga meritat e secilit prej tyre”, thuhet në deklaratën e miratuar të samitit.
Bashkimi Evropian ka verifikuar nevojën e kushteve të drejta dhe rigoroze në kuadër të procesit të stabilizimit dhe asociimit dhe në harmoni me konsensusin e ripërtërirë për zgjerimin, që ishte miratuar në dhjetor të vitit 2006.
Në samitin e sarajevës është përshëndetur vendimi i Komisionit Evropian për regjimin pa viza për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjës. Në këtë takim kanë marrë pjesë 48 delegacione – ministra të punëve të jashtme dhe zyrtarë të lartë të BE-së, të vendeve të Ballkanit Perëndimor, SHBA-ve, Rusisë, Turqisë dhe organizatave ndërkombëtare.
Të pranishëm ishin edhe zyrtarja e lartë e BE-së, Cetherine Ashton, Stefan Fule dhe ministrat e jashtëm të Italisë, Franco Frattini, dhe të Spanjës, Miguel Anhel Moratinos.
Samiti i Sarajevës, i organizuar nga Presidenca Spanjolle me përkrahjen e BE-së, shënon përvjetorin e 10-të të Samitit të Zagrebit më 25 nëntor 2000, ku BE-ja filloi Procesin e Stabilizim-Asociimit dhe perspektivën evropiane për Ballkanin Perëndimor.
Ato u konfirmuan në Samitin e Thesalonskit në vitin 2003, ku po ashtu u organizuan takime të rregullta të nivelit të lartë.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 04/06/2010 13:22 - Zëri: Tre ministra të tjerë mund të largohen nga Qeveria për korrupsion
- 03/06/2010 11:46 - Shtohen përpjekjet për krijimin e komunës së veriut të Mitrovicës
- 03/06/2010 11:42 - Komandanti Bentler takohet me ushtarakun serb Miletiq për kufirin Kosovë - Serbi
- 03/06/2010 10:11 - Princi Michael në vizitë treditore në Kosovë
- 02/06/2010 15:27 - Maqedoni, çensurohen pyetjet për Kosovën
Të vjetra:
- 02/06/2010 11:01 - Kryeparlamentari Krasniqi reagon ndaj raportit ku përflitet financimi i SHIK-ut
- 02/06/2010 10:52 - Fuad Ramiqi pritet të lirohet sot nga autoritet izraelite
- 02/06/2010 10:13 - Samiti i Sarajevës, Kosova përfaqësohet sot nga Ministri Hyseni dhe shefi UNMIK-ut Zannier
- 02/06/2010 10:08 - Jakup Krasniqi deklarohet lideri më i pasur, pas Behxhet Pacollit
- 01/06/2010 13:22 - Festohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

