( 1 Vote )
Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj raportit të Komitetit Kombëtar të Politikës së Jashtme Amerikane, të publikuar në maj të këtij viti.
Gazeta Express shkruan se kjo e ka shtyrë Sekretarin e Përgjithshëm të PDK-në Jakup Krasniqin, t’i dërgojë një letër autorit të raportit, David Philips, si dhe të gjithë anëtarëve të Bordit të Komitetit Kombëtar të Politikës së Jashtme Amerikane.
“Raporti juaj i fundit mendoj se ka qenë informativ dhe i dobishëm për Kosovën. Megjithëkëtë, më duhet të sqarojë një pikë të raportit. Ju thoni se: SHIK-u është strukturë e inteligjencës nëntokësore e PDK-së dhe brenda vitit thuhet se merr 200 milionë dollarë nëpërmjet ryshfetit, zhvatjes, reketit dhe shërbimeve të mbrojtjes, duke cituar një burim të vetëm anonim në New York”, thuhet në fillim të letrës së Krasniqit, të cilën e ka siguruar Expressi.
“Nuk pajtohem dhe dua të theksoj se besoj thellësisht që kjo deklaratë është absolutisht e pavërtetë dhe padrejtësisht njollos imazhin e PDK-së, partisë më të madhe në koalicionin qeveritar dhe çka është më me rëndësi, ajo e njollos imazhin e Kosovës”, vazhdon Krasniqi.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDD-së, Gani Geci, gjithashtu edhe kryetar i Komisionit Parlamentar të Inteligjencës, ka deklaruar se ky raport vetëm se i ka forcuar dyshimet se SHIK-u vazhdon të jetë funksional.
Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj raportit të Komitetit Kombëtar të Politikës së Jashtme Amerikane, të publikuar në maj të këtij viti. Gazeta Express shkruan se kjo e ka shtyrë Sekretarin e Përgjithshëm të PDK-në Jakup Krasniqin, t’i dërgojë një letër autorit të raportit, David Philips, si dhe të gjithë anëtarëve të Bordit të Komitetit Kombëtar të Politikës së Jashtme Amerikane.
“Raporti juaj i fundit mendoj se ka qenë informativ dhe i dobishëm për Kosovën. Megjithëkëtë, më duhet të sqarojë një pikë të raportit. Ju thoni se: SHIK-u është strukturë e inteligjencës nëntokësore e PDK-së dhe brenda vitit thuhet se merr 200 milionë dollarë nëpërmjet ryshfetit, zhvatjes, reketit dhe shërbimeve të mbrojtjes, duke cituar një burim të vetëm anonim në New York”, thuhet në fillim të letrës së Krasniqit, të cilën e ka siguruar Expressi.
“Nuk pajtohem dhe dua të theksoj se besoj thellësisht që kjo deklaratë është absolutisht e pavërtetë dhe padrejtësisht njollos imazhin e PDK-së, partisë më të madhe në koalicionin qeveritar dhe çka është më me rëndësi, ajo e njollos imazhin e Kosovës”, vazhdon Krasniqi.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDD-së, Gani Geci, gjithashtu edhe kryetar i Komisionit Parlamentar të Inteligjencës, ka deklaruar se ky raport vetëm se i ka forcuar dyshimet se SHIK-u vazhdon të jetë funksional.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 03/06/2010 11:46 - Shtohen përpjekjet për krijimin e komunës së veriut të Mitrovicës
- 03/06/2010 11:42 - Komandanti Bentler takohet me ushtarakun serb Miletiq për kufirin Kosovë - Serbi
- 03/06/2010 10:11 - Princi Michael në vizitë treditore në Kosovë
- 02/06/2010 15:27 - Maqedoni, çensurohen pyetjet për Kosovën
- 02/06/2010 14:56 - Deklarata e Samitit të Sarajevës mbështet perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit
Të vjetra:
- 02/06/2010 10:52 - Fuad Ramiqi pritet të lirohet sot nga autoritet izraelite
- 02/06/2010 10:13 - Samiti i Sarajevës, Kosova përfaqësohet sot nga Ministri Hyseni dhe shefi UNMIK-ut Zannier
- 02/06/2010 10:08 - Jakup Krasniqi deklarohet lideri më i pasur, pas Behxhet Pacollit
- 01/06/2010 13:22 - Festohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
- 01/06/2010 12:41 - Haradinaj: Qeveria ka përparuar në krim dhe korrupsion

