( 0 Votes )
I mungojnë vetëm edhe 140 mijë euro për t’u quajtur milioner. Ky është Hashim Thaçi, kryeministri i Kosovës.
Vlera e pasurisë së deklaruar nga ai arrin në shifrën prej rreth 860 mijë euro.
Gati 250 mijë i ka të deponuara në bankë kurse pjesa tjetër është pasuri e patundshme, tokë e shtëpi, në Veternik të Prishtinës dhe fshatin e tij të lindjes, Burojë.
Thaci ka deklaruar se ka 260 mijë euro nga kjo shumë i ka prej shitjes së shtëpisë në dragodan kurse ka marr edhe një kredi në vlerë 100 mijë euro.
Kryeministri deklaroi se ka në pronësi edhe një veturë të tipit grand shiroki.
Këto gjëra ai i bëri publike në raportin për deklarimin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publikë të AKK-së. Presidenti Fatmir Sejdiu pavarësisht se është i pari i vendit nuk është më i pasuri nga liderët në Kosovë.
Ai ka bërë të ditur se ka të deponuara në bankat e Kosovës vetëm 98 mijë e 200 euro. Në formular ai shkroi se ende jeton në një shtëpi të bashkallakut, bile edhe të pa përfunduar, sipas tij, qysh nga viti 1972. Tjetër informacion Sejdiu nuk ka dhënë
E Jakup Krasniqi duket se i ka rregulluar punët më mirë se presidenti e kryeministri.
Ai ka të kursyera plot 100 mijë euro, është pronar i një shtëpie me pesë ari truall në Prishtinë, me vlerë rreth 300 mijë euro. Pos kësaj, ai deklaroi 20 ha truall në vendlindjen e tij Negroc në vlerë prej 600 mijë euro dhe makinë dacia prej 11 mijë euro.
Nexhat Daci ka deklaruar se i ka të kursyera 41 mijë euro. Ka thënë se ka një shtëpi në Prishtinë që vlen rreth 150 mijë euro dhe një tejtër në brezovicë me rreth 90 mijë euro.
Ish partneri i Dacit në zgjedhjet e fundit lokale, Behxhet Pacolli që njihet si kosovari më i pasur, i ka kërkuar AKK-së të mos e bëjë publike pasurinë e tij. Mbase ka dashur të tregohet i mëshirshëm më ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës.
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj nuk është i përfshirë në listë.
Ministri që po hetohet nga EULEX-i, fatmir Limaj ka thënë se në bankat kosovare ka rreth 26 mijë euro. Ai deklaroi edhe dy banesa familjare në Prishtinë me vlerë rreth 150 mijë euro dhe dy vetura, rreth 45 mijë eruo.
Limaj ka thënë se ka shtëpi dhe ara në fshatin e lindjes, banjë, në vlerë prej rreth 750 mije euro.
I mungojnë vetëm edhe 140 mijë euro për t’u quajtur milioner. Ky është Hashim Thaçi, kryeministri i Kosovës.Vlera e pasurisë së deklaruar nga ai arrin në shifrën prej rreth 860 mijë euro.

| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 02/06/2010 15:27 - Maqedoni, çensurohen pyetjet për Kosovën
- 02/06/2010 14:56 - Deklarata e Samitit të Sarajevës mbështet perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit
- 02/06/2010 11:01 - Kryeparlamentari Krasniqi reagon ndaj raportit ku përflitet financimi i SHIK-ut
- 02/06/2010 10:52 - Fuad Ramiqi pritet të lirohet sot nga autoritet izraelite
- 02/06/2010 10:13 - Samiti i Sarajevës, Kosova përfaqësohet sot nga Ministri Hyseni dhe shefi UNMIK-ut Zannier
Të vjetra:
- 01/06/2010 13:22 - Festohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
- 01/06/2010 12:41 - Haradinaj: Qeveria ka përparuar në krim dhe korrupsion
- 01/06/2010 11:38 - Ambasadori Bringeus: Serbia kurrë antare e BE-së pa zgjidhur çështjet me Kosovën
- 01/06/2010 10:39 - Është shëndoshë e mirë Fuad Ramiqi, shqiptari i ndodhur në konvojin humanitar
- 01/06/2010 10:14 - Vrasje në Lipjan, ende nuk dihen autorët