( 0 Votes )
Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunaçek ka bërë të ditur se ka paraqitur një rekomandim për prespektivën e Kosovës drejt Evropës, të përpiluar sëbashku me ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë.
Në dokumentin e publikuar në Vjenë, e që pritet të prezantohet në Bruksel, janë specifikuar tetë rekomandime për politikën e BE-së ndaj Kosovës.
Në dokument kërkohet që t’i jepet fund getoizimit të Kosovës. Kërkohet që nga viti 2011 të fillojë procesi i analizës së qartë nga BE-ja, ku do të përcaktoheshin detyrat e qarta që duhet t’i përmbushë qeveria e Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE.
Në dokument po ashtu theksohet se Ëashingtoni dhe Bashkimi Evropian duhet të arrijnë një qëndrim të përbashkët për Kosovën.
Ndërkaq, kur bëhet fjalë për mendimin këshillëdhënës që pritet të japë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës – në dokument theksohet se, pas mendimit të GJND-së, duhet të shfrytëzohen mundësitë që të binden pesë shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, të bëjnë një gjë të tillë.
Po ashtu specifikohet se, duhet të mbështetet aktiviteti i tanishëm i EULEX-it, dhe se duhet të vazhdojnë hetimet rreth korrupsionit dhe lufta kundër krimit të organizuar – duke dërguar sinjal të qartë se askush s’mund të jetë mbi ligjin.
Krahas kësaj, specifikohet se EULEX-i duhet të vendosë një mekanizëm të ri të mbikëqyrjes, përfshirë këtu kriteret që mund të arrihen, ndërsa kërkohet dhe riorganizimi i prioriteteve të EULEX-it dhe fokusimi në veriun e Kosovës.
Ndërsa, rekomandimi i fundit është se, duhet të bëhet e qartë se pavarësia e Kosovës dhe kufijtë e saj aktualë janë të pakthyeshëm dhe se duhet të gjendet një zgjidhje për marrëdhëniet në mes të Beogradit dhe Prishtinës.
Lunacek ka theksuar po ashtu se - sipas mendimit të saj – por dhe sipas mendimit të shumicës në Parlamentin Evropian, nuk do të ketë bisedime të reja për statusin e Kosovës. “Jemi duke punuar në drejtim që edhe pesë shtete të tjera anëtare të BE-së të njohin pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Lunacek.
Lunaçek ka versuar se duhet punuar kundër izolimit të qytetarëve të Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave. Ajo ka kërkuar që të fillojë menjëherë dialogu për liberalizimin e vizave me Kosovën. “Isha e zhgënjyer javën e kaluar, kur Komisioni Evropian nuk e kishte propozuar një gjë të tillë”, ka thënë Lunacek, njofton B92.
Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunaçek ka bërë të ditur se ka paraqitur një rekomandim për prespektivën e Kosovës drejt Evropës, të përpiluar sëbashku me ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë.Në dokumentin e publikuar në Vjenë, e që pritet të prezantohet në Bruksel, janë specifikuar tetë rekomandime për politikën e BE-së ndaj Kosovës.
Në dokument kërkohet që t’i jepet fund getoizimit të Kosovës. Kërkohet që nga viti 2011 të fillojë procesi i analizës së qartë nga BE-ja, ku do të përcaktoheshin detyrat e qarta që duhet t’i përmbushë qeveria e Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE.
Në dokument po ashtu theksohet se Ëashingtoni dhe Bashkimi Evropian duhet të arrijnë një qëndrim të përbashkët për Kosovën.
Ndërkaq, kur bëhet fjalë për mendimin këshillëdhënës që pritet të japë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës – në dokument theksohet se, pas mendimit të GJND-së, duhet të shfrytëzohen mundësitë që të binden pesë shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, të bëjnë një gjë të tillë.
Po ashtu specifikohet se, duhet të mbështetet aktiviteti i tanishëm i EULEX-it, dhe se duhet të vazhdojnë hetimet rreth korrupsionit dhe lufta kundër krimit të organizuar – duke dërguar sinjal të qartë se askush s’mund të jetë mbi ligjin.
Krahas kësaj, specifikohet se EULEX-i duhet të vendosë një mekanizëm të ri të mbikëqyrjes, përfshirë këtu kriteret që mund të arrihen, ndërsa kërkohet dhe riorganizimi i prioriteteve të EULEX-it dhe fokusimi në veriun e Kosovës.
Ndërsa, rekomandimi i fundit është se, duhet të bëhet e qartë se pavarësia e Kosovës dhe kufijtë e saj aktualë janë të pakthyeshëm dhe se duhet të gjendet një zgjidhje për marrëdhëniet në mes të Beogradit dhe Prishtinës.
Lunacek ka theksuar po ashtu se - sipas mendimit të saj – por dhe sipas mendimit të shumicës në Parlamentin Evropian, nuk do të ketë bisedime të reja për statusin e Kosovës. “Jemi duke punuar në drejtim që edhe pesë shtete të tjera anëtare të BE-së të njohin pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Lunacek.
Lunaçek ka versuar se duhet punuar kundër izolimit të qytetarëve të Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave. Ajo ka kërkuar që të fillojë menjëherë dialogu për liberalizimin e vizave me Kosovën. “Isha e zhgënjyer javën e kaluar, kur Komisioni Evropian nuk e kishte propozuar një gjë të tillë”, ka thënë Lunacek, njofton B92.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 01/06/2010 13:22 - Festohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
- 01/06/2010 12:41 - Haradinaj: Qeveria ka përparuar në krim dhe korrupsion
- 01/06/2010 11:38 - Ambasadori Bringeus: Serbia kurrë antare e BE-së pa zgjidhur çështjet me Kosovën
- 01/06/2010 10:39 - Është shëndoshë e mirë Fuad Ramiqi, shqiptari i ndodhur në konvojin humanitar
- 01/06/2010 10:14 - Vrasje në Lipjan, ende nuk dihen autorët
Të vjetra:
- 31/05/2010 19:04 - Fuad Ramiqi besohet të jetë shqiptari i ndodhur në anijen e sulmuar drejt Gaza-s
- 31/05/2010 15:53 - Klan Kosova zbardh detaje se çfarë pritet të ndodhë në Samitin e Sarajevës
- 31/05/2010 14:19 - Thaçi e Feith të përkushtuar në luftë kundër korrupsionit
- 31/05/2010 14:08 - Kryeministri Thaçi: Institucionet të gatshme të luftojnë korrupsionin
- 31/05/2010 13:38 - Jep dorëheqje kryetarja e KQZ-së Nesrin Lushta

