( 0 Votes )
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka konfirmuar se në mesin e konvojit humanitar i cili u sulmua në Izrael gjendet edhe një shtetas i Kosovës.
Sipas burimeve jo zyrtare pranë Ambasadës kosovare në Turqi, fjala është për Fuad Ramiqin i lindur në vitin 1960 i cili konvojit i është bashkuar në Antalia të Turqisë.
Zyrtar të MPJ thanë se nuk dinë më shumë gjendjes se tij. Klan Kosova nuk ka arritur të verifikoj se a është fjala për politikan dhe ekspertin ushtarak , ndërkohë qe telefoni i tij ka qenë i çkyçur.
Sipas këshilltarit të ministrit Skender Hyseni Lulzim Mjeku, MPJ është në kontakt me autoritetet izraelite përmes ambasadës së saj në Ankara dhe po pret detaje tjera rreth rastit.
Ndërkohë, edhe tre shtetas të Maqedonisë kanë qenë pjesëtarë të konvojit humanitar i cili është goditur nga forcat izraelite, njoftoi jozyrtarisht Ministria e Jashtme e Maqedonisë, duke u bazuar në ionformata të marra nga Ministria e jashtme turke.
Bëhet fjalë për Seat Hasipin nga fshati Sllupçan dhe Jasmin Rexhepi nga Shkupi, të nacionaliteti shqiptar dhe për Sami Emin, qytetar i nacionalitetit turk poashtu nga Shkupi.
Familjarët e tyre në mesditë kanë realizuar takime me përfaqësuesit e Ministrisë Maqedonase të Punëve të Jashtme, mirëpo nuk kanë arritur të sigurojnë informacione më konkrete për fatin e të afërmëve të tyre.
“Kontaktin e fundit me bashkëshortin tim e kam realizuar në ora një pas mesnate. Më dërgoi një porosi në celular dhe më njoftoi se në afrohen anije izraelite afër anijes së tyre. Prej atëherë nuk kemi realizuar kurrfarë kontakti tjetër", tha bashkëshortja e Jasmin Rexhepit, Mersiha Smajloviq.
Familjarët thonë se në bazë të disa informatave jozyrtare që I kanë siguruar përmes miqve të tyre, tre shtetasit e Maqedonisë nuk janë në mesin e të lënduarëve ose personave të vrarë.
Mirëpo në mngesë të informatave zyrtare, akoma kanë frikë për fatin e tyre.
I biri i Sami Emin-it Fuat Eminit tha: "Tim atë për herë të fundit e pashë në xhirimet nga anija. Informatat që I kemi flasin se ai nuk ëhstë në mesin e personave të lëdnuar ose të vrarë, mirëpo akoma kemi frikë për fatin e tij".
Shtetasit e Maqedonisë janë kyçur në konvojin humanitar duke aplikuar përmes internetit. Në Ministrinë maqedonase të Punëve të Jashtme shpresojnë se nëse shtetasit e Maqedonisë nuk janë në mesin e të lënduarëve ose të vrarëve, atëherë me procedurë të shpejtë do të kthehen në Maqedoni.
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka konfirmuar se në mesin e konvojit humanitar i cili u sulmua në Izrael gjendet edhe një shtetas i Kosovës.Sipas burimeve jo zyrtare pranë Ambasadës kosovare në Turqi, fjala është për Fuad Ramiqin i lindur në vitin 1960 i cili konvojit i është bashkuar në Antalia të Turqisë.
Zyrtar të MPJ thanë se nuk dinë më shumë gjendjes se tij. Klan Kosova nuk ka arritur të verifikoj se a është fjala për politikan dhe ekspertin ushtarak , ndërkohë qe telefoni i tij ka qenë i çkyçur.
Sipas këshilltarit të ministrit Skender Hyseni Lulzim Mjeku, MPJ është në kontakt me autoritetet izraelite përmes ambasadës së saj në Ankara dhe po pret detaje tjera rreth rastit.
Ndërkohë, edhe tre shtetas të Maqedonisë kanë qenë pjesëtarë të konvojit humanitar i cili është goditur nga forcat izraelite, njoftoi jozyrtarisht Ministria e Jashtme e Maqedonisë, duke u bazuar në ionformata të marra nga Ministria e jashtme turke.
Bëhet fjalë për Seat Hasipin nga fshati Sllupçan dhe Jasmin Rexhepi nga Shkupi, të nacionaliteti shqiptar dhe për Sami Emin, qytetar i nacionalitetit turk poashtu nga Shkupi.
Familjarët e tyre në mesditë kanë realizuar takime me përfaqësuesit e Ministrisë Maqedonase të Punëve të Jashtme, mirëpo nuk kanë arritur të sigurojnë informacione më konkrete për fatin e të afërmëve të tyre.
“Kontaktin e fundit me bashkëshortin tim e kam realizuar në ora një pas mesnate. Më dërgoi një porosi në celular dhe më njoftoi se në afrohen anije izraelite afër anijes së tyre. Prej atëherë nuk kemi realizuar kurrfarë kontakti tjetër", tha bashkëshortja e Jasmin Rexhepit, Mersiha Smajloviq.
Familjarët thonë se në bazë të disa informatave jozyrtare që I kanë siguruar përmes miqve të tyre, tre shtetasit e Maqedonisë nuk janë në mesin e të lënduarëve ose personave të vrarë.
Mirëpo në mngesë të informatave zyrtare, akoma kanë frikë për fatin e tyre.
I biri i Sami Emin-it Fuat Eminit tha: "Tim atë për herë të fundit e pashë në xhirimet nga anija. Informatat që I kemi flasin se ai nuk ëhstë në mesin e personave të lëdnuar ose të vrarë, mirëpo akoma kemi frikë për fatin e tij".
Shtetasit e Maqedonisë janë kyçur në konvojin humanitar duke aplikuar përmes internetit. Në Ministrinë maqedonase të Punëve të Jashtme shpresojnë se nëse shtetasit e Maqedonisë nuk janë në mesin e të lënduarëve ose të vrarëve, atëherë me procedurë të shpejtë do të kthehen në Maqedoni.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 01/06/2010 12:41 - Haradinaj: Qeveria ka përparuar në krim dhe korrupsion
- 01/06/2010 11:38 - Ambasadori Bringeus: Serbia kurrë antare e BE-së pa zgjidhur çështjet me Kosovën
- 01/06/2010 10:39 - Është shëndoshë e mirë Fuad Ramiqi, shqiptari i ndodhur në konvojin humanitar
- 01/06/2010 10:14 - Vrasje në Lipjan, ende nuk dihen autorët
- 01/06/2010 10:02 - Lunaçek pritet të dërgojë në Bruksel një rekomandim për Kosovën
Të vjetra:
- 31/05/2010 15:53 - Klan Kosova zbardh detaje se çfarë pritet të ndodhë në Samitin e Sarajevës
- 31/05/2010 14:19 - Thaçi e Feith të përkushtuar në luftë kundër korrupsionit
- 31/05/2010 14:08 - Kryeministri Thaçi: Institucionet të gatshme të luftojnë korrupsionin
- 31/05/2010 13:38 - Jep dorëheqje kryetarja e KQZ-së Nesrin Lushta
- 31/05/2010 10:52 - Kosova sot temë bisede në samitin Rusi - BE

