( 1 Vote )
Vetëm 11 nga 27 ministra të jashtëm evropian, kanë konfirmuar praninë e tyre në samitin e Sarajevës, më 2 Qershor.
Takimi joformal i antarëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit është prapsur edhe nga ideja e nxjerrjes së një deklarate të përbashkët në të cilën do t’i paraqitej udhërrëfyesi vendeve të Evropës Jug-Perëndimore se s’i ti bashkohet klubit.
Në Sarajevë do të mungojnë të ftuarit si sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton dhe Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov.
Nga evropianët samitin e 2 qershorit e shmangin gjermani Guido Westerwelle dhe holandezi Maxim Verhagen.
Në vend të samitit të madh, siç e kishte paramenduar Spanja, si kryesuese e radhës e Bashkimit Evropian, Sarajeva do të mbahet mend për uljen në një tavolinë të madhe të të gjithë ministrave të jashtëm të Ballkanit, thonë mediet e huaja.
Disa prej tyre, komentojnë se shkaku i zgjedhjes së formulës Gimnik për pjesëmarrje në samit, pesha e politike dhe diplomatike e takimit është ulur, meqë kjo formë është jo-obliguese dhe nënkupton vetëm këmbim pikëpamjesh. Në takim nuk do të ketë rregulla strikte ose qëllime, e as deklaratë të përbashkët.
Disa medie thonë se as fotografim të përbashkët nuk do të ketë, meqë ministrat e Kosovës dhe Serbisë do t’i shmangen kësaj. Lajmin më të mirë do ta gëzojnë Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina, sepse edhe pse takimi është jo-formal, të dy vendet do të gëzojnë përkrahjen zyrtare të Spanjës për liberalizim të vizave.
Organizatorët e protokollit të samitit, duket se kanë zgjidhur edhe se kush do të flet i pari në rastin e Kosovës, ministri apo shefi i UNMIK-ut. Sipas WAZ-Observer, megjithatë Lamberto Zannier do të flet para Skender Hysenit. Por fjalën ministrit kosovar, do t’ia jap homologu i tij spanjoll Migel Angel Moratinos.
Vetëm 11 nga 27 ministra të jashtëm evropian, kanë konfirmuar praninë e tyre në samitin e Sarajevës, më 2 Qershor. Takimi joformal i antarëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit është prapsur edhe nga ideja e nxjerrjes së një deklarate të përbashkët në të cilën do t’i paraqitej udhërrëfyesi vendeve të Evropës Jug-Perëndimore se s’i ti bashkohet klubit.
Në Sarajevë do të mungojnë të ftuarit si sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton dhe Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov.
Nga evropianët samitin e 2 qershorit e shmangin gjermani Guido Westerwelle dhe holandezi Maxim Verhagen.
Në vend të samitit të madh, siç e kishte paramenduar Spanja, si kryesuese e radhës e Bashkimit Evropian, Sarajeva do të mbahet mend për uljen në një tavolinë të madhe të të gjithë ministrave të jashtëm të Ballkanit, thonë mediet e huaja.
Disa prej tyre, komentojnë se shkaku i zgjedhjes së formulës Gimnik për pjesëmarrje në samit, pesha e politike dhe diplomatike e takimit është ulur, meqë kjo formë është jo-obliguese dhe nënkupton vetëm këmbim pikëpamjesh. Në takim nuk do të ketë rregulla strikte ose qëllime, e as deklaratë të përbashkët.
Disa medie thonë se as fotografim të përbashkët nuk do të ketë, meqë ministrat e Kosovës dhe Serbisë do t’i shmangen kësaj. Lajmin më të mirë do ta gëzojnë Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina, sepse edhe pse takimi është jo-formal, të dy vendet do të gëzojnë përkrahjen zyrtare të Spanjës për liberalizim të vizave.
Organizatorët e protokollit të samitit, duket se kanë zgjidhur edhe se kush do të flet i pari në rastin e Kosovës, ministri apo shefi i UNMIK-ut. Sipas WAZ-Observer, megjithatë Lamberto Zannier do të flet para Skender Hysenit. Por fjalën ministrit kosovar, do t’ia jap homologu i tij spanjoll Migel Angel Moratinos.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 01/06/2010 11:38 - Ambasadori Bringeus: Serbia kurrë antare e BE-së pa zgjidhur çështjet me Kosovën
- 01/06/2010 10:39 - Është shëndoshë e mirë Fuad Ramiqi, shqiptari i ndodhur në konvojin humanitar
- 01/06/2010 10:14 - Vrasje në Lipjan, ende nuk dihen autorët
- 01/06/2010 10:02 - Lunaçek pritet të dërgojë në Bruksel një rekomandim për Kosovën
- 31/05/2010 19:04 - Fuad Ramiqi besohet të jetë shqiptari i ndodhur në anijen e sulmuar drejt Gaza-s
Të vjetra:
- 31/05/2010 14:19 - Thaçi e Feith të përkushtuar në luftë kundër korrupsionit
- 31/05/2010 14:08 - Kryeministri Thaçi: Institucionet të gatshme të luftojnë korrupsionin
- 31/05/2010 13:38 - Jep dorëheqje kryetarja e KQZ-së Nesrin Lushta
- 31/05/2010 10:52 - Kosova sot temë bisede në samitin Rusi - BE
- 31/05/2010 10:48 - Shpërthim pranë shtëpisë së një polici të Kosovës me kombësi serbe

Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.