( 0 Votes )
(UPDATED)
Serbët e veriut të Mitrovicës kanë votuar më shumicë Partinë Përparimtare serbe të Tomislav Nikoliqit, ndërsa ata të Novobërdës, atë socialiste të Ivica Daçiqit.
Kjo sipas rezultateve preliminare të publikuara mbrëmë.
Sipas këtyre të dhënave, SNS ka mposhtuar në Mitrovicë, demokratët e Koshtunicës dhe ata të Tadiqit, ndërsa në Novobërdë, SPS mposhti partinë e Tadiqit dhe radikalët e Nikoliqit.
Në këto zgjedhje, të cilat nga institucionet e Kosovës dhe EULEX-i janë cilësuar si ilegale, morën pjesë rreth 27 për qind e votuesve.
Shtabi Zgjedhor i Partisë Demokratike Serbe njoftoi se sipas rezultateve të para preliminare, PSP ka fituar 17.55 për qind të votave, PDS 17.24 për qind dhe PD 16.97 për qind.
Ky shtab po ashtu bëri të ditur se partitë e koalicionit në pushtet kanë fituar numrin e mjaftueshëm të votave për të formuar qeverinë lokale në pjesën veriore të Mitrovicës.
Zgjedhjet e djeshme janë organizuar nga Serbia, ndërsa u përcollën me tensione në urën e Mitrovicës, që ndan pjesën jugore me atë veriore të qytetit.
Në përballjet midis shqiptarëve dhe serbëve nuk pati të lënduar, ndërsa situatën gjatë gjithë kohës e kanë vëzhguar dhe kontrolluar forcat vendore dhe ndërkombëtare të rendit.
(UPDATED)Serbët e veriut të Mitrovicës kanë votuar më shumicë Partinë Përparimtare serbe të Tomislav Nikoliqit, ndërsa ata të Novobërdës, atë socialiste të Ivica Daçiqit.
Kjo sipas rezultateve preliminare të publikuara mbrëmë.
Sipas këtyre të dhënave, SNS ka mposhtuar në Mitrovicë, demokratët e Koshtunicës dhe ata të Tadiqit, ndërsa në Novobërdë, SPS mposhti partinë e Tadiqit dhe radikalët e Nikoliqit.
Në këto zgjedhje, të cilat nga institucionet e Kosovës dhe EULEX-i janë cilësuar si ilegale, morën pjesë rreth 27 për qind e votuesve.
Shtabi Zgjedhor i Partisë Demokratike Serbe njoftoi se sipas rezultateve të para preliminare, PSP ka fituar 17.55 për qind të votave, PDS 17.24 për qind dhe PD 16.97 për qind.
Ky shtab po ashtu bëri të ditur se partitë e koalicionit në pushtet kanë fituar numrin e mjaftueshëm të votave për të formuar qeverinë lokale në pjesën veriore të Mitrovicës.
Zgjedhjet e djeshme janë organizuar nga Serbia, ndërsa u përcollën me tensione në urën e Mitrovicës, që ndan pjesën jugore me atë veriore të qytetit.
Në përballjet midis shqiptarëve dhe serbëve nuk pati të lënduar, ndërsa situatën gjatë gjithë kohës e kanë vëzhguar dhe kontrolluar forcat vendore dhe ndërkombëtare të rendit.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 31/05/2010 14:19 - Thaçi e Feith të përkushtuar në luftë kundër korrupsionit
- 31/05/2010 14:08 - Kryeministri Thaçi: Institucionet të gatshme të luftojnë korrupsionin
- 31/05/2010 13:38 - Jep dorëheqje kryetarja e KQZ-së Nesrin Lushta
- 31/05/2010 10:52 - Kosova sot temë bisede në samitin Rusi - BE
- 31/05/2010 10:48 - Shpërthim pranë shtëpisë së një polici të Kosovës me kombësi serbe
Të vjetra:
- 31/05/2010 10:28 - Sh.B.A, BE dhe Presidenca spanjolle me deklaratë të përbashët për Ballkanin
- 31/05/2010 10:04 - Ministri Rexhepi: Policia nuk ka përdorur forcë të theksuar
- 30/05/2010 20:28 - Qerret e traktori mjet lëvizës i banorëve të Godenit
- 30/05/2010 20:23 - Tuneli i Klaimashit gjashtëfishon fluksin e qytetarëve
- 30/05/2010 20:19 - Kosova hynë borxh në FMN, 110 milion euro

Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.