( 1 Vote )
Ndarja e Kosovës është destruktive, dhe mund të ketë pasoja serioze për rajonin. Kështu vlerëson ish-ambasadori amerikan Morton Abramoviq. Në një intervistë për radion Evropa e Lirë, ai ka thënë se Diplomacia serbe ka qenë shumë aktive dhe e suksesshme në dy vitet e fundit, duke kufizuar në masë të konsiderueshme njohjen ndërkombëtare të Kosovës, ndaj varësisht nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ajo do të kërkojë bisedime të reja me Kosovën. Sipas tij Serbia do të përpiqet të rihapë çështjen e pavarësisë së Kosovës, duke vënë theksin në situatën që është në veri. Por, siç tha ai, ndarja e Kosovës do të ishte absolutisht shkatërrimtare për rajonin. Ai pret që Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve evropiane, t’u rezistojnë këtyre përpjekjeve, pasi që ndarja është shqetësuese dhe e njëjta mund të shkaktojë një domino efekt, pasi do të duhej të rishqyrtohet edhe ndarja e Republika Srpska në Bosnje, dhe Maqedonia si tërësi.
Ndarja e Kosovës është destruktive, dhe mund të ketë pasoja serioze për rajonin. Kështu vlerëson ish-ambasadori amerikan Morton Abramoviq. Në një intervistë për radion Evropa e Lirë, ai ka thënë se Diplomacia serbe ka qenë shumë aktive dhe e suksesshme në dy vitet e fundit, duke kufizuar në masë të konsiderueshme njohjen ndërkombëtare të Kosovës, ndaj varësisht nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ajo do të kërkojë bisedime të reja me Kosovën. Sipas tij Serbia do të përpiqet të rihapë çështjen e pavarësisë së Kosovës, duke vënë theksin në situatën që është në veri. Por, siç tha ai, ndarja e Kosovës do të ishte absolutisht shkatërrimtare për rajonin. Ai pret që Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve evropiane, t’u rezistojnë këtyre përpjekjeve, pasi që ndarja është shqetësuese dhe e njëjta mund të shkaktojë një domino efekt, pasi do të duhej të rishqyrtohet edhe ndarja e Republika Srpska në Bosnje, dhe Maqedonia si tërësi.| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 30/05/2010 20:19 - Kosova hynë borxh në FMN, 110 milion euro
- 30/05/2010 20:15 - Feithi, Kermabo e Thaqi, lejuan mbajtjen e zgjedhjeve serbe
- 30/05/2010 20:10 - Ivanoviq: Zgjedhjet serbe nuk ndikohen
- 30/05/2010 20:06 - Shqiptarë e serbë, për pak sa nuk u konfrontuan tek ura e Ibrit
- 30/05/2010 14:59 - Po mbahen zgjedhjet lokale serbe në Kosovë
Të vjetra:
- 30/05/2010 14:30 - Përfundon potesta në Mitrovicë, nuk ka të lënduar.
- 29/05/2010 16:21 - KFOR-i bën thirrje për protesta të qeta të së dielës
- 29/05/2010 16:16 - Mijëra nënshkrime kundër rastit të vëllezërve Ramadani e Kiçina
- 29/05/2010 15:54 - RTK distancohet nga veprimet e Milaim Zekës, UGK dënon rastin
- 29/05/2010 15:21 - PGJK e vendosur për kallëzim penal ndaj EULEX-it

Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.