( 8 Votes )
Radio Televizioni i Kosovës i kërkon falje publike gazetares Liridona Lluka-Gashi dhe të gjithë gazetarëve që janë ndier të fyer në incidentin e ndodhur dje në aeroportin e Prishtinës.
“Dëshirojmë t’u sqarojmë të gjithëve se veprimet e gazetarit Milaim Zeka janë veprime të tij personale dhe në asnjë mënyrë nuk janë qëndrim i Radio Televizionit të Kosovës”, thuhet në një komunikatë për shtyp të nënshkruar nga drejtori I Përgjithshëm Sylejman Shaqiri.
“Menaxhmenti i RTK-së do të shqyrtojë rastin në hollësi e me kujdes dhe do t’i ndërmarrë të gjitha masat në përputhje me Rregulloret e RTK-së, me standardet profesionale dhe parimet etike të gazetarisë në programet e Radio Televizionit të Kosovës, duke zbatuar dispozitat që rregullojnë marrëdhëniet e RTK-së me të angazhuarit me kontratë mbi vepër”, thuhet në fund të reagimit.
Ndërkaq edhe Unioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur shqetësimin me sjelljet sipas tyre, jo etike të disa gazetarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Në reagimin e UGK-së thuhet se sjelljet e tilla janë të papranueshme dhe jo dobi dhënëse për gazetarët duke shtuar se gazetarët duhet t’i respektojnë parimet dhe etikën e gazetarisë. Incidenti ndodhi të premten pasdite, pas konferencës për shtyp të mbajtur nga kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi pas kthimit të tij nga Kuvajti.
Autori i një emisioni në RTK Milaim Zeka, i cili u pa të dilte nga aeroplani me të cilin kishte udhëtuar Krasniqi, fyu kolegët e tij nga mediat e tjera pasi i ishin drejtuar Krasniqit me pyetje të cilat nuk kishin të bënin me udhëtimin e kryetarit të Parlamentit të Kosovës.
Radio Televizioni i Kosovës i kërkon falje publike gazetares Liridona Lluka-Gashi dhe të gjithë gazetarëve që janë ndier të fyer në incidentin e ndodhur dje në aeroportin e Prishtinës.“Dëshirojmë t’u sqarojmë të gjithëve se veprimet e gazetarit Milaim Zeka janë veprime të tij personale dhe në asnjë mënyrë nuk janë qëndrim i Radio Televizionit të Kosovës”, thuhet në një komunikatë për shtyp të nënshkruar nga drejtori I Përgjithshëm Sylejman Shaqiri.
“Menaxhmenti i RTK-së do të shqyrtojë rastin në hollësi e me kujdes dhe do t’i ndërmarrë të gjitha masat në përputhje me Rregulloret e RTK-së, me standardet profesionale dhe parimet etike të gazetarisë në programet e Radio Televizionit të Kosovës, duke zbatuar dispozitat që rregullojnë marrëdhëniet e RTK-së me të angazhuarit me kontratë mbi vepër”, thuhet në fund të reagimit.
Ndërkaq edhe Unioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur shqetësimin me sjelljet sipas tyre, jo etike të disa gazetarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Në reagimin e UGK-së thuhet se sjelljet e tilla janë të papranueshme dhe jo dobi dhënëse për gazetarët duke shtuar se gazetarët duhet t’i respektojnë parimet dhe etikën e gazetarisë. Incidenti ndodhi të premten pasdite, pas konferencës për shtyp të mbajtur nga kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi pas kthimit të tij nga Kuvajti.
Autori i një emisioni në RTK Milaim Zeka, i cili u pa të dilte nga aeroplani me të cilin kishte udhëtuar Krasniqi, fyu kolegët e tij nga mediat e tjera pasi i ishin drejtuar Krasniqit me pyetje të cilat nuk kishin të bënin me udhëtimin e kryetarit të Parlamentit të Kosovës.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 30/05/2010 14:59 - Po mbahen zgjedhjet lokale serbe në Kosovë
- 30/05/2010 14:49 - Abramoviq: Ndarja e Kosovës me pasoja për rajonin
- 30/05/2010 14:30 - Përfundon potesta në Mitrovicë, nuk ka të lënduar.
- 29/05/2010 16:21 - KFOR-i bën thirrje për protesta të qeta të së dielës
- 29/05/2010 16:16 - Mijëra nënshkrime kundër rastit të vëllezërve Ramadani e Kiçina
Të vjetra:
- 29/05/2010 15:21 - PGJK e vendosur për kallëzim penal ndaj EULEX-it
- 29/05/2010 12:41 - Gazeta EXPRESS: Gj.N.D-ja jep mendimin për Kosovën me 22 Korrik
- 29/05/2010 12:38 - EULEX-i rekomandon punëtorët të mos qëndrojnë në Mitrovicë gjatë zgjedhjeve
- 29/05/2010 12:35 - Ministri Hyseni merr pjesë në samitin Francë- Afrikë
- 29/05/2010 12:32 - Ministri Beqaj: Kosova do të jetë shumë pak prapa drejt integrimit

Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.