( 0 Votes )
Partia e të Gjelbërve të Kosovës ka shprehur vendosmëri të procedojë kallëzim penal kundër misionit evropian EULEX, sic kanë thënë, për cenim të integritetit, sovranitetit dhe rendit kushtetues të shtetit, nëse EULEX-i bëhet i shurdhër ndaj kërkesës së PGJK-së për korpus-delikte.
PGJK në një konferencë ka dënuar gjithashtu ashpër vizitat pa leje të zyrtarëve serbë në Kosovë dhe në përcjellje të eskortave të armatosura.
Kryetari i kësaj partie, Daut Maloku ka thënë se vizitat e fundit të zyrtarëve serbë në Kosovë, në përcjelljen e eskortave të armatosura, pa paralajmërim të EULEX-it, paraqesin veprime të koordinuara kundër sovranitetit të shtetit të Kosovës.
Maloku ka thënë se EULEX-i duhet të kërkojë menjëherë falje publike para qytetarëve të Kosovës për shkak të vizitave pa leje të zyrtarëve serbë në veri. PGJK përkrah protestën paqësore që mbahet në Mitrovicë, në organizim të shoqatave të dala nga lufta, e cila do të shprehë unitet për mbrojtjen e vlerave të luftës, sovranitetit e integritetit të shtetit të Kosovës.
Partia e të Gjelbërve të Kosovës ka shprehur vendosmëri të procedojë kallëzim penal kundër misionit evropian EULEX, sic kanë thënë, për cenim të integritetit, sovranitetit dhe rendit kushtetues të shtetit, nëse EULEX-i bëhet i shurdhër ndaj kërkesës së PGJK-së për korpus-delikte. PGJK në një konferencë ka dënuar gjithashtu ashpër vizitat pa leje të zyrtarëve serbë në Kosovë dhe në përcjellje të eskortave të armatosura.
Kryetari i kësaj partie, Daut Maloku ka thënë se vizitat e fundit të zyrtarëve serbë në Kosovë, në përcjelljen e eskortave të armatosura, pa paralajmërim të EULEX-it, paraqesin veprime të koordinuara kundër sovranitetit të shtetit të Kosovës.
Maloku ka thënë se EULEX-i duhet të kërkojë menjëherë falje publike para qytetarëve të Kosovës për shkak të vizitave pa leje të zyrtarëve serbë në veri. PGJK përkrah protestën paqësore që mbahet në Mitrovicë, në organizim të shoqatave të dala nga lufta, e cila do të shprehë unitet për mbrojtjen e vlerave të luftës, sovranitetit e integritetit të shtetit të Kosovës.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 30/05/2010 14:49 - Abramoviq: Ndarja e Kosovës me pasoja për rajonin
- 30/05/2010 14:30 - Përfundon potesta në Mitrovicë, nuk ka të lënduar.
- 29/05/2010 16:21 - KFOR-i bën thirrje për protesta të qeta të së dielës
- 29/05/2010 16:16 - Mijëra nënshkrime kundër rastit të vëllezërve Ramadani e Kiçina
- 29/05/2010 15:54 - RTK distancohet nga veprimet e Milaim Zekës, UGK dënon rastin
Të vjetra:
- 29/05/2010 12:41 - Gazeta EXPRESS: Gj.N.D-ja jep mendimin për Kosovën me 22 Korrik
- 29/05/2010 12:38 - EULEX-i rekomandon punëtorët të mos qëndrojnë në Mitrovicë gjatë zgjedhjeve
- 29/05/2010 12:35 - Ministri Hyseni merr pjesë në samitin Francë- Afrikë
- 29/05/2010 12:32 - Ministri Beqaj: Kosova do të jetë shumë pak prapa drejt integrimit
- 29/05/2010 10:26 - Trajkoviç: Serbia po lobon për ndarjen e Kosovës

Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.