( 1 Vote )
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është zotuar se luftimi i dukurive negative dhe integrimi i veriut të vendit do të jenë prioritet i angazhimeve të tij, në rast se ai do të marrë udhëheqjen e vendit pas zgjedhjeve që do të mbahen vitin e ardhshëm.
Haradinaj i ka bërë këto komente të premten gjatë vizitës që zhvilluar në shtëpinë e Veton Vidishiqit në veriun e Mitrovicës, me ç’rast ka vlerësuar se Mitrovica dhe veriu vazhdojnë të paraqesin shqetësim për qytetarët e Kosovën.
“Shpresoj që do të marrë udhëheqjen e vendit pas zgjedhjeve dhe në rast se do të ndodhë kështu, kuptohet e kam në prioritet integrimin e veriut bazuar në motivet që janë të dobishme për të gjithë që jetojnë në veri dhe për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë, por edhe për regjionin. Imagjinojeni Ballkanin si proces i aftësimit për BE me një veri të këtillë ku lulëzon kontrabanda, ku lulëzon krimi, ku nuk ka kontroll në kufij. Askujt nuk i intereson një gjendje e këtillë”, ka thënë Haradinaj.
Lideri i AAK-së, po ashtu, ka përgëzuar rekomandimin e Komisionit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, ndërkaq ka shtuar se integrimi i veriut është një nga para kushtet për liberalizim.
Deklaratat e djeshme të deputetit, Gani Koci për kinse shantazhet e disa prej anëtarëve të familjes Haradinaj bërë biznesmenëve në veri, kreu i AAK-së i ka quajtur gënjeshtra.
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është zotuar se luftimi i dukurive negative dhe integrimi i veriut të vendit do të jenë prioritet i angazhimeve të tij, në rast se ai do të marrë udhëheqjen e vendit pas zgjedhjeve që do të mbahen vitin e ardhshëm.Haradinaj i ka bërë këto komente të premten gjatë vizitës që zhvilluar në shtëpinë e Veton Vidishiqit në veriun e Mitrovicës, me ç’rast ka vlerësuar se Mitrovica dhe veriu vazhdojnë të paraqesin shqetësim për qytetarët e Kosovën.
“Shpresoj që do të marrë udhëheqjen e vendit pas zgjedhjeve dhe në rast se do të ndodhë kështu, kuptohet e kam në prioritet integrimin e veriut bazuar në motivet që janë të dobishme për të gjithë që jetojnë në veri dhe për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë, por edhe për regjionin. Imagjinojeni Ballkanin si proces i aftësimit për BE me një veri të këtillë ku lulëzon kontrabanda, ku lulëzon krimi, ku nuk ka kontroll në kufij. Askujt nuk i intereson një gjendje e këtillë”, ka thënë Haradinaj.
Lideri i AAK-së, po ashtu, ka përgëzuar rekomandimin e Komisionit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, ndërkaq ka shtuar se integrimi i veriut është një nga para kushtet për liberalizim.
Deklaratat e djeshme të deputetit, Gani Koci për kinse shantazhet e disa prej anëtarëve të familjes Haradinaj bërë biznesmenëve në veri, kreu i AAK-së i ka quajtur gënjeshtra.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të ngjashme:
- 24/08/2010 18:06 - EULEX-i garanton lirimin e kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj
- 06/08/2010 18:51 - Peja në këmbë për Ramush Haradinajn
- 30/07/2010 21:25 - Kërkohet lirimi i Ramush Haradinajt
- 21/07/2010 19:08 - Serbia e quan triumf rigjykimin e Ramush Haradinajt
- 07/07/2010 18:32 - Me Ramush Haradinajn
Të reja:
- 29/05/2010 12:41 - Gazeta EXPRESS: Gj.N.D-ja jep mendimin për Kosovën me 22 Korrik
- 29/05/2010 12:38 - EULEX-i rekomandon punëtorët të mos qëndrojnë në Mitrovicë gjatë zgjedhjeve
- 29/05/2010 12:35 - Ministri Hyseni merr pjesë në samitin Francë- Afrikë
- 29/05/2010 12:32 - Ministri Beqaj: Kosova do të jetë shumë pak prapa drejt integrimit
- 29/05/2010 10:26 - Trajkoviç: Serbia po lobon për ndarjen e Kosovës
Të vjetra:
- 28/05/2010 15:15 - Krasniqi: Qeveria nuk ka kapacitet të bllokojë zgjedhjet serbe
- 28/05/2010 11:51 - AKR fajëson qeverinë pë shkeljen e integritetit territorial nga Serbia
- 28/05/2010 11:32 - 90 kompani hapin stendat për aplikim për punësim
- 28/05/2010 10:34 - Lunaçek: Pavarësia e Kosovës sot është de fakto e s'mund të diskutohet
- 28/05/2010 10:19 - PDK, hap një fond për mbrojtjen e Ministrit të Transporteve, Fatmir Limaj

Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.