( 0 Votes )
Ligjvënësit kanë futur në rend dite për të debatuar në lidhje me kërkesën e Lidhjes Demokratike të Dardanisë për cenimin e integritetit dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës nga shteti serb.
Shefi i grupit parlamentar të LDD-së, Lulzim Zeneli ka paraqitur arsyeshmërinë e kërkesës për debat për kushtetutshmërinë në pjesën veriore, duke thënë se LDD-ja edhe para tre muajsh i ka propozuar Kuvendit një rezolutë për zhbërjen e pushtetit serb në Kosovë.
“Tash zhvillimet kanë evoluar në disfavor të integritetit territorial. Tash hapur në opinionin ndërkombëtar dhe vendor flitet për ndarjen e veriut. Andaj kërkohet nga Kuvendi të demonstrojë rolin kushtetues në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe sovranitetit të vendit. Dalja me qëndrim të qartë me përputhje me obligimet kushtetuese, është obligim për qytetarët e Republikës dhe për gjeneratat e ardhshme”, ka thënë Zeneli.
Përveç hyrjeve pa leje dhe të armatosura të zyrtarëve të Serbisë në territorin e Kosovës, problem shqetësues, sipas Zenelit është sjellja indiferente e presidentit dhe Qeverisë së Kosovës karshi këtyre zhvillimeve, gjë që sipas tij, ka ndikuar që as institucionet ndërkombëtare të mos jenë të gatshme të përballen me strukturat kriminale në veri.
Kërkesën e Zenelit e kanë mbështetur të gjitha grupet parlamentare, duke vlerësuar se debati për këtë çështje është në interes të qytetarëve të vendit, por dyshime për ndonjë rezultat nga ky debat kanë shprehur Safete Hadërgjonaj nga PDK dhe Ramë Manaj nga LDK.
Kurse Ahmet Isufi nga AAK-ja ka thënë se kjo temë është shqetësuese për të gjithë, pasi institucionet e vendit nuk mund të mbajnë zgjedhje në veri, ndërkohë që ka një agresion direkt nga institucionet e Serbisë.
Isufi ka shprehur shqetësim edhe për vrasjen e katër shqiptarëve në Maqedoni, duke thënë se Qeveria e Kosovës në vend se të kërkojë sqarime, ka shkuar në Shkup dhe është rrëfyer, sikur të ishte fajtore.
Në fillim të seancës së sotme, deputetët kanë mbështetur edhe rekomandimin e Komisionit për buxhet dhe financa për futjen në rend dite, ratifikimin e marrëveshjes së nënshkruar me Fondin Monetar Ndërkombëtar për kredi prej 13 milionë eurosh, si donacion për trajnime dhe ngritje të performancës së buxhetit.
Në seancën e sotme në rend dite është harmonizimi i nenit 47 të rregullores së punës së Kuvendit, raporti i Agjencisë së Privatizimit, si dhe pesë projektligje për shqyrtim të parë, Projektligji për ripranim, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëritë tregtare, Projektligji për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Projektligji për mbrojtjen e natyrës.
Ligjvënësit kanë futur në rend dite për të debatuar në lidhje me kërkesën e Lidhjes Demokratike të Dardanisë për cenimin e integritetit dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës nga shteti serb. Shefi i grupit parlamentar të LDD-së, Lulzim Zeneli ka paraqitur arsyeshmërinë e kërkesës për debat për kushtetutshmërinë në pjesën veriore, duke thënë se LDD-ja edhe para tre muajsh i ka propozuar Kuvendit një rezolutë për zhbërjen e pushtetit serb në Kosovë.
“Tash zhvillimet kanë evoluar në disfavor të integritetit territorial. Tash hapur në opinionin ndërkombëtar dhe vendor flitet për ndarjen e veriut. Andaj kërkohet nga Kuvendi të demonstrojë rolin kushtetues në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe sovranitetit të vendit. Dalja me qëndrim të qartë me përputhje me obligimet kushtetuese, është obligim për qytetarët e Republikës dhe për gjeneratat e ardhshme”, ka thënë Zeneli.
Përveç hyrjeve pa leje dhe të armatosura të zyrtarëve të Serbisë në territorin e Kosovës, problem shqetësues, sipas Zenelit është sjellja indiferente e presidentit dhe Qeverisë së Kosovës karshi këtyre zhvillimeve, gjë që sipas tij, ka ndikuar që as institucionet ndërkombëtare të mos jenë të gatshme të përballen me strukturat kriminale në veri.
Kërkesën e Zenelit e kanë mbështetur të gjitha grupet parlamentare, duke vlerësuar se debati për këtë çështje është në interes të qytetarëve të vendit, por dyshime për ndonjë rezultat nga ky debat kanë shprehur Safete Hadërgjonaj nga PDK dhe Ramë Manaj nga LDK.
Kurse Ahmet Isufi nga AAK-ja ka thënë se kjo temë është shqetësuese për të gjithë, pasi institucionet e vendit nuk mund të mbajnë zgjedhje në veri, ndërkohë që ka një agresion direkt nga institucionet e Serbisë.
Isufi ka shprehur shqetësim edhe për vrasjen e katër shqiptarëve në Maqedoni, duke thënë se Qeveria e Kosovës në vend se të kërkojë sqarime, ka shkuar në Shkup dhe është rrëfyer, sikur të ishte fajtore.
Në fillim të seancës së sotme, deputetët kanë mbështetur edhe rekomandimin e Komisionit për buxhet dhe financa për futjen në rend dite, ratifikimin e marrëveshjes së nënshkruar me Fondin Monetar Ndërkombëtar për kredi prej 13 milionë eurosh, si donacion për trajnime dhe ngritje të performancës së buxhetit.
Në seancën e sotme në rend dite është harmonizimi i nenit 47 të rregullores së punës së Kuvendit, raporti i Agjencisë së Privatizimit, si dhe pesë projektligje për shqyrtim të parë, Projektligji për ripranim, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëritë tregtare, Projektligji për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Projektligji për mbrojtjen e natyrës.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 28/05/2010 11:51 - AKR fajëson qeverinë pë shkeljen e integritetit territorial nga Serbia
- 28/05/2010 11:32 - 90 kompani hapin stendat për aplikim për punësim
- 28/05/2010 10:34 - Lunaçek: Pavarësia e Kosovës sot është de fakto e s'mund të diskutohet
- 28/05/2010 10:19 - PDK, hap një fond për mbrojtjen e Ministrit të Transporteve, Fatmir Limaj
- 27/05/2010 16:00 - NCAFP raporton se SHIK-u në Kosovë ekziston dhe paguhet me miliona
Të vjetra:
- 27/05/2010 10:25 - KMDLNJ-ja mbështet protestat kundër mbajtjes së zgjedhjeve serbe në veri
- 27/05/2010 09:55 - Studentët protestojnë kundër dënimit të vëllezërve Kiçina dhe Ramadani
- 26/05/2010 18:29 - Brenda dy javëve fillojnë gërmimet në varrezën masive në Rudnicë
- 26/05/2010 18:24 - Arrestohet personi i gjashtë i dyshuar për falsifikimin e 130 mijë Eurove
- 26/05/2010 12:46 - Franca është duke lobuar shumë për njohje të reja të Kosovës

Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.