( 0 Votes )
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut mbështet organizimin e protestave më 30 maj në Mitrovicë kudër zgjedhjeve serbe në Kosovë, duke vlerësuar se nëse nuk ndalohen ndërhyrjet e Serbisë atëherë edhe mund të përshkallëzohet situata e sigurisë.
Përmes një kumtese për media, KMDLNJ-ja përveç mbështetjes ka shfaqur besimin se këto protesta do të jenë paqësore dhe në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës.
“KMDLNJ në Prishtinë në tërësi i mbështet protestat nëse do të organizohen më 30 maj në Mitrovicë nga OVL e UÇK kundër zgjedhjeve që Serbia i organizon në veri të Kosovës”.
Këto protesta paqësore KMDLNJ i konsideron si paralajmërim për bashkësinë ndërkombëtare dhe institucionet e Kosovës se nëse nuk ndërmerren veprime parandaluese kundër ndërhyrjes së Serbisë në Kosovë, atëherë situata e sigurisë mund të përshkallëzohet me pasoja të paparashikueshme.
Duke përkrahur karakterin paqësor të këtyre protestave KMDLNJ edhe ka vlerësuar se këto protesta nuk janë kundër qytetarëve të Republikës së Kosovës, pavarësisht përkatësisë etnike dhe fetare, por janë kundër ndarjes së Kosovës në dy etnitete politike dhe etnike, e që për çdo ditë po bëhet më e dukshme.
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut mbështet organizimin e protestave më 30 maj në Mitrovicë kudër zgjedhjeve serbe në Kosovë, duke vlerësuar se nëse nuk ndalohen ndërhyrjet e Serbisë atëherë edhe mund të përshkallëzohet situata e sigurisë. Përmes një kumtese për media, KMDLNJ-ja përveç mbështetjes ka shfaqur besimin se këto protesta do të jenë paqësore dhe në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës.
“KMDLNJ në Prishtinë në tërësi i mbështet protestat nëse do të organizohen më 30 maj në Mitrovicë nga OVL e UÇK kundër zgjedhjeve që Serbia i organizon në veri të Kosovës”.
Këto protesta paqësore KMDLNJ i konsideron si paralajmërim për bashkësinë ndërkombëtare dhe institucionet e Kosovës se nëse nuk ndërmerren veprime parandaluese kundër ndërhyrjes së Serbisë në Kosovë, atëherë situata e sigurisë mund të përshkallëzohet me pasoja të paparashikueshme.
Duke përkrahur karakterin paqësor të këtyre protestave KMDLNJ edhe ka vlerësuar se këto protesta nuk janë kundër qytetarëve të Republikës së Kosovës, pavarësisht përkatësisë etnike dhe fetare, por janë kundër ndarjes së Kosovës në dy etnitete politike dhe etnike, e që për çdo ditë po bëhet më e dukshme.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 28/05/2010 11:32 - 90 kompani hapin stendat për aplikim për punësim
- 28/05/2010 10:34 - Lunaçek: Pavarësia e Kosovës sot është de fakto e s'mund të diskutohet
- 28/05/2010 10:19 - PDK, hap një fond për mbrojtjen e Ministrit të Transporteve, Fatmir Limaj
- 27/05/2010 16:00 - NCAFP raporton se SHIK-u në Kosovë ekziston dhe paguhet me miliona
- 27/05/2010 10:42 - Kuvendi debaton për cënimin e sovranitetit të Kosovës nga Serbia
Të vjetra:
- 27/05/2010 09:55 - Studentët protestojnë kundër dënimit të vëllezërve Kiçina dhe Ramadani
- 26/05/2010 18:29 - Brenda dy javëve fillojnë gërmimet në varrezën masive në Rudnicë
- 26/05/2010 18:24 - Arrestohet personi i gjashtë i dyshuar për falsifikimin e 130 mijë Eurove
- 26/05/2010 12:46 - Franca është duke lobuar shumë për njohje të reja të Kosovës
- 26/05/2010 12:41 - Qeveria vendosë të rrisë pagat e nënpunësve civilë për 40€

Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.