( 0 Votes )
Komisioni për Persona të Pagjetur i Kosovës gjatë një takimi të mbajtur të mërkurën me delegacionin për persona të pagjetur nga Serbia ka marrë premtime se brenda dy ose tri javësh do të fillohet me gërmimin e varrezës masive në Rashkë të Serbisë, ku dyshohet të gjenden trupat e pajetë të 250 shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë.
Prenk Gjetaj, kryetar i Komisionit për Persona të Pagjetur në një konferencë të mbajtur të mërkurën pas takimit me delegacionin serb, ka thënë se është duke u punuar që saktësisht të dihet vendit se ku ndodhen këto trupa në mënyrë që mos të gabohet si herët e kaluara.
Pajazit Nushi, anëtar i Komisionit për Persona të Pagjetur, ka thënë se orientimi i palës kosovare ka qenë që të mbahet një takim për organizim sa më të shpejtë për nxjerrjen e mbetjeve mortore dhe identifikimin e tyre.
Arsim Gërxhaliu, ekspert i mjekësisë ligjore, njëherësh anëtar i komisionit, ka thënë se e rëndësishme është që pala serbe ka pranuar që pala kosovare të jenë prezent në hapjen e kësaj varreze dhe gjithashtu edhe ekipi i EULEX-it.
Ndërsa lidhur me transferimin e këtyre kufomave menjëherë për në Kosovë, Gërxhaliu ka thënë se kjo mbetet për fazën e dytë, duke shtuar se kërkesa e palës kosovare është që ato të sjellën menjëherë në Prishtinë.
Edhe 11 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë nuk dihet ende për fatin e mbi 1800 personave të zhdukur.
Komisioni për Persona të Pagjetur i Kosovës gjatë një takimi të mbajtur të mërkurën me delegacionin për persona të pagjetur nga Serbia ka marrë premtime se brenda dy ose tri javësh do të fillohet me gërmimin e varrezës masive në Rashkë të Serbisë, ku dyshohet të gjenden trupat e pajetë të 250 shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Prenk Gjetaj, kryetar i Komisionit për Persona të Pagjetur në një konferencë të mbajtur të mërkurën pas takimit me delegacionin serb, ka thënë se është duke u punuar që saktësisht të dihet vendit se ku ndodhen këto trupa në mënyrë që mos të gabohet si herët e kaluara.
Pajazit Nushi, anëtar i Komisionit për Persona të Pagjetur, ka thënë se orientimi i palës kosovare ka qenë që të mbahet një takim për organizim sa më të shpejtë për nxjerrjen e mbetjeve mortore dhe identifikimin e tyre.
Arsim Gërxhaliu, ekspert i mjekësisë ligjore, njëherësh anëtar i komisionit, ka thënë se e rëndësishme është që pala serbe ka pranuar që pala kosovare të jenë prezent në hapjen e kësaj varreze dhe gjithashtu edhe ekipi i EULEX-it.
Ndërsa lidhur me transferimin e këtyre kufomave menjëherë për në Kosovë, Gërxhaliu ka thënë se kjo mbetet për fazën e dytë, duke shtuar se kërkesa e palës kosovare është që ato të sjellën menjëherë në Prishtinë.
Edhe 11 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë nuk dihet ende për fatin e mbi 1800 personave të zhdukur.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 28/05/2010 10:19 - PDK, hap një fond për mbrojtjen e Ministrit të Transporteve, Fatmir Limaj
- 27/05/2010 16:00 - NCAFP raporton se SHIK-u në Kosovë ekziston dhe paguhet me miliona
- 27/05/2010 10:42 - Kuvendi debaton për cënimin e sovranitetit të Kosovës nga Serbia
- 27/05/2010 10:25 - KMDLNJ-ja mbështet protestat kundër mbajtjes së zgjedhjeve serbe në veri
- 27/05/2010 09:55 - Studentët protestojnë kundër dënimit të vëllezërve Kiçina dhe Ramadani
Të vjetra:
- 26/05/2010 18:24 - Arrestohet personi i gjashtë i dyshuar për falsifikimin e 130 mijë Eurove
- 26/05/2010 12:46 - Franca është duke lobuar shumë për njohje të reja të Kosovës
- 26/05/2010 12:41 - Qeveria vendosë të rrisë pagat e nënpunësve civilë për 40€
- 26/05/2010 11:48 - Samiti i Sarajevës, shumica e vendeve konfirmojnë pjesmarrjen
- 26/05/2010 11:00 - Arrestohen 3 serbë pasi kërcënojnë një shqiptar në Mitrovicë

Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.