( 1 Vote )
Derisa të nxirret Ligji i ri i prokurimit publik, nënshkrimi i kontratave publike do të bëhet sipas udhëzimit administrativ të miratuar të mërkurën nga ekzekutivi i vendit, i cili parasheh që përveç shefit të prokurimit, kontratat në vlerë mbi 10 mijë euro t’i nënshkruajnë edhe sekretari i përhershëm dhe vetë ministri.
Sipas kryeministrit Hashim Thaçi ky udhëzim është një pjesë e rëndësishme e reformës në prokurimin publik që del edhe nga raporti i progresit, por edhe masë dhe preventivë direkte në luftën antikorrupsion.
Në mbledhjen e sotme qeveria miratoi edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dokumentet e udhëtimit, i cili sipas ministrit Bajram Rexhepi i hap rrugë pasaportave biometrike. Të mërkurën u dha edhe një lajm i mirë për shërbyesit civil, të cilëve qeveria ka vendosur që t’iu ngrit pagat.
Ministri Ahmet Shala tha se rritja prej 40 eurove, është e paraparë për muajt e mbetur të këtij viti, meqë është siguruar buxheti prej 5 milion euro. Zbatimi i plotë i ligjit të punës, u tha se do të fillojë nga 1 janari 2011.
Derisa të nxirret Ligji i ri i prokurimit publik, nënshkrimi i kontratave publike do të bëhet sipas udhëzimit administrativ të miratuar të mërkurën nga ekzekutivi i vendit, i cili parasheh që përveç shefit të prokurimit, kontratat në vlerë mbi 10 mijë euro t’i nënshkruajnë edhe sekretari i përhershëm dhe vetë ministri. Sipas kryeministrit Hashim Thaçi ky udhëzim është një pjesë e rëndësishme e reformës në prokurimin publik që del edhe nga raporti i progresit, por edhe masë dhe preventivë direkte në luftën antikorrupsion.
Në mbledhjen e sotme qeveria miratoi edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dokumentet e udhëtimit, i cili sipas ministrit Bajram Rexhepi i hap rrugë pasaportave biometrike. Të mërkurën u dha edhe një lajm i mirë për shërbyesit civil, të cilëve qeveria ka vendosur që t’iu ngrit pagat.
Ministri Ahmet Shala tha se rritja prej 40 eurove, është e paraparë për muajt e mbetur të këtij viti, meqë është siguruar buxheti prej 5 milion euro. Zbatimi i plotë i ligjit të punës, u tha se do të fillojë nga 1 janari 2011.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 27/05/2010 10:25 - KMDLNJ-ja mbështet protestat kundër mbajtjes së zgjedhjeve serbe në veri
- 27/05/2010 09:55 - Studentët protestojnë kundër dënimit të vëllezërve Kiçina dhe Ramadani
- 26/05/2010 18:29 - Brenda dy javëve fillojnë gërmimet në varrezën masive në Rudnicë
- 26/05/2010 18:24 - Arrestohet personi i gjashtë i dyshuar për falsifikimin e 130 mijë Eurove
- 26/05/2010 12:46 - Franca është duke lobuar shumë për njohje të reja të Kosovës
Të vjetra:
- 26/05/2010 11:48 - Samiti i Sarajevës, shumica e vendeve konfirmojnë pjesmarrjen
- 26/05/2010 11:00 - Arrestohen 3 serbë pasi kërcënojnë një shqiptar në Mitrovicë
- 26/05/2010 10:28 - 100 mijë aktgjykime civile ende në sirtarët e gjykatave
- 26/05/2010 10:19 - Kosova kërkon kthimin e 750ml €, të investuara jashtë vendit
- 26/05/2010 10:12 - EULEX-i ashpërson regjimin e tij për hyrjen e zyrtarëve serb në Kosovë

Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.