( 0 Votes )
"Nga sot Misioni Evropian, do të shtrëngojë kufirin verior të vendit, ndërsa hyrja e politikanëve nga Beogradi, do të jetë pothuajse e pamundur pa leje".
Kështu ka thënë Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi gjatë një interviste në emisionin Ora e Pasdites.
Sipas tij, pala kosovare nuk ka përgjegjësi për dy portat veriore, 1 dhe 31, në Leposaviq dhe Zubin Potok, meqë ajo kurrë nuk i është kaluar nga UNMIK-u, e as nga EULEX-i.
Garanci për këtë regjim të ri, ai thotë t’i jetë ofruar Prishtinës zyrtare nga vetë komandanti i operacioneve civile të Bashkimit Evropian, Kees Klompenhouwer.
Kjo përgjigje ndërkaq vjen pas disa vizitave të palejuara të zyrtarëve të lartë serb, në veri të Mitrovicës, përfshirë ish-kryeministrin Vojisllav Koshtunica dhe kryetarit të Partisë Përparimtare Serbe, Tomisllav Nikolliq.
"Nga sot Misioni Evropian, do të shtrëngojë kufirin verior të vendit, ndërsa hyrja e politikanëve nga Beogradi, do të jetë pothuajse e pamundur pa leje". Kështu ka thënë Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi gjatë një interviste në emisionin Ora e Pasdites.
Sipas tij, pala kosovare nuk ka përgjegjësi për dy portat veriore, 1 dhe 31, në Leposaviq dhe Zubin Potok, meqë ajo kurrë nuk i është kaluar nga UNMIK-u, e as nga EULEX-i.
Garanci për këtë regjim të ri, ai thotë t’i jetë ofruar Prishtinës zyrtare nga vetë komandanti i operacioneve civile të Bashkimit Evropian, Kees Klompenhouwer.
Kjo përgjigje ndërkaq vjen pas disa vizitave të palejuara të zyrtarëve të lartë serb, në veri të Mitrovicës, përfshirë ish-kryeministrin Vojisllav Koshtunica dhe kryetarit të Partisë Përparimtare Serbe, Tomisllav Nikolliq.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 26/05/2010 12:41 - Qeveria vendosë të rrisë pagat e nënpunësve civilë për 40€
- 26/05/2010 11:48 - Samiti i Sarajevës, shumica e vendeve konfirmojnë pjesmarrjen
- 26/05/2010 11:00 - Arrestohen 3 serbë pasi kërcënojnë një shqiptar në Mitrovicë
- 26/05/2010 10:28 - 100 mijë aktgjykime civile ende në sirtarët e gjykatave
- 26/05/2010 10:19 - Kosova kërkon kthimin e 750ml €, të investuara jashtë vendit
Të vjetra:
- 25/05/2010 12:59 - Çohu: Ambasadorët po pengojnë luftimin e korrupsionit
- 25/05/2010 11:49 - Shpërthim në lagjen Dardania, nuk ka të plagosur
- 25/05/2010 10:54 - Kosova pa një listë zyrtare të të kërkuarve për vepra penale në Maqedoni
- 25/05/2010 10:15 - Prefekti i Beogradit Dragan Gjillas vjen në Kosovë për ndihma humanitare
- 25/05/2010 10:08 - Artisti Sabri Fejzullahu bastiset në aeroport nga EULEX-i

Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.