( 0 Votes )
Qeveria e Kosovës, mohon raportet se kryeministri Hashim Thaçi është kontrolluar të mwrkurwn në aeroportin Prishtinës para nisjes për në Turqi.
Zyra e kryeministrit, thotë se raportet e ditëve të fundit të medieve janë dezinformata dhe të pavërteta, të cilat i konsideron se jo-etike, të njëanshme dhe joprofesionale.
Qeveria e Kosovës, siç thuhet në komunikatën për shtyp, është e përkushtuar për sundimin e ligjit dhe për respektimin e të gjitha procedurave të parapara me ligjet në fuqi, përfshirë këtu edhe ato që ndërlidhen me kalimin normal të kufinjve të Republikës së Kosovës.
Kryeprokurori i EULEX-it Johannes van Vres-vejk, të enjten deklaroi për Klan Kosova se delegacioni shtetëror nuk ka respektuar rregullat e kontrollimit në aeroport.
Por në komunikatë qeveria sqaron se me rastin e udhëtimit në Turqi, kalimi i kufirit nga ana e delegacionit të udhëhequr nga kryeministri Thaçi është bërë normalisht, si çdo herë tjetër, sipas rregullave protokolare.
Qeveria e Kosovës, mohon raportet se kryeministri Hashim Thaçi është kontrolluar të mwrkurwn në aeroportin Prishtinës para nisjes për në Turqi.Zyra e kryeministrit, thotë se raportet e ditëve të fundit të medieve janë dezinformata dhe të pavërteta, të cilat i konsideron se jo-etike, të njëanshme dhe joprofesionale.
Qeveria e Kosovës, siç thuhet në komunikatën për shtyp, është e përkushtuar për sundimin e ligjit dhe për respektimin e të gjitha procedurave të parapara me ligjet në fuqi, përfshirë këtu edhe ato që ndërlidhen me kalimin normal të kufinjve të Republikës së Kosovës.
Kryeprokurori i EULEX-it Johannes van Vres-vejk, të enjten deklaroi për Klan Kosova se delegacioni shtetëror nuk ka respektuar rregullat e kontrollimit në aeroport.
Por në komunikatë qeveria sqaron se me rastin e udhëtimit në Turqi, kalimi i kufirit nga ana e delegacionit të udhëhequr nga kryeministri Thaçi është bërë normalisht, si çdo herë tjetër, sipas rregullave protokolare.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të ngjashme:
- 28/10/2010 12:50 - Morin: Kërcënimi erdhi nga Bin Laden
- 11/09/2010 11:39 - Kryeministri Thaçi: Kosova është e gatshme të bisedojë me Serbinë
- 02/09/2010 14:56 - Bukoshi shpall kandidaturën për të parin e LDK-së
- 09/06/2010 13:15 - Hyseni: Nuk ka bisedime për statusin ose skenarë për ndarje të Kosovës
- 07/06/2010 16:42 - Qeveria riformatizon zëvendësministrat, ish-ministra të PDK-së sërish me poste
Të reja:
- 24/05/2010 13:01 - PE: Beogradi e Prishtina larg bashkëpunimit
- 24/05/2010 12:59 - 100 zyrtarë hetohen për korrupsion
- 22/05/2010 12:58 - Rasmusen: Siguria prioritet I NATO-s
- 22/05/2010 12:55 - Punëtorët serbë të RTP-së në grevë urie
- 22/05/2010 11:27 - Aksion i madh policor në Prizren
Të vjetra:
- 21/05/2010 11:59 - : KFOR-i mbështetë hetimet e EULEX-it, thotë Rassmusen
- 21/05/2010 11:18 - Amfilohije në vend të Atanasijes
- 21/05/2010 11:11 - Unë solla 17 njohje, thotë Pacolli
- 20/05/2010 20:53 - EULEX: Së shpejti arrestimet në rastin Limaj
- 20/05/2010 13:58 - Organizata e Konferencës Islamike miraton rezolutë për Kosovën

Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.