( 0 Votes )
Organizata e Konferencës Islamike ka miratuar rezolutën e re “Mbi situatën në Kosovë”, e cila është iniciuar nga Shqipëria përmes së cilës u bëhet thirrje vendeve anëtare të organizatës dhe komunitetit ndërkombëtar, që të vazhdojnë të mbështesin forcimin e shtetit të Kosovës dhe ekonomisë së saj.
Aprovimi i rezolutës është bërë me unanimitet të plotë nga 57 vendet anëtare të OKI-së, në seancën përmbyllëse të kësaj organizate, mbajtur në Dushanbe të Taxhikistanit, ku mori pjesë edhe zv. kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ilir Meta.
OKI i referohet në dokumentin e saj, deklaratës së pavarësisë së Kosovës, dhe përmes kësaj rezolute evidenton qartë se që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008, Kosova ka bërë progres të dukshëm në ndërtimin e institucioneve demokratike, forcimin e shtetit ligjor, zhvillimin ekonomik dhe integrimin në familjen evropiane.
Rezoluta evidenton, gjithashtu, se Kosova është bërë anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.
Ministri Meta ka thënë se rezoluta është dëshmi e mbështetjes së vendeve anëtare të OKI-së ndaj Kosovës, të cilat vlerësojnë se pavarësia e saj ka krijuar një klimë paqësore me ndikim pozitiv në marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë, dhe ka kontribuar ndaj ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon.
Ai ka shtuar se miratimi i rezolutës nga të gjitha vendet anëtare të OKI-së, veçanërisht nga ato që ende nuk e kanë njohur Kosovën, dëshmon për një klimë të re në marrëdhëniet e OKI-së me Kosovën, duke forcuar besimin se vende të tjera të kësaj organizate pritet ta njohin Kosovën në të ardhmen e afërt.
Në rezolutë u bëhet thirrje vendeve anëtare të OKI-së dhe komunitetit ndërkombëtar, që të vazhdojnë të mbështesin forcimin e shtetit të Kosovës dhe ekonomisë së saj.
Rezoluta gjithashtu ngarkon sekretarin e përgjithshëm të OKI-së që në sesionet e radhës të Ministrave të Jashtëm të Organizatës të raportojë mbi dinamikën e zhvillimeve në Kosovë, duke e vendosur kështu shtetin e ri në agjendën e përhershme të OKI-së, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë.
Organizata e Konferencës Islamike ka miratuar rezolutën e re “Mbi situatën në Kosovë”, e cila është iniciuar nga Shqipëria përmes së cilës u bëhet thirrje vendeve anëtare të organizatës dhe komunitetit ndërkombëtar, që të vazhdojnë të mbështesin forcimin e shtetit të Kosovës dhe ekonomisë së saj. Aprovimi i rezolutës është bërë me unanimitet të plotë nga 57 vendet anëtare të OKI-së, në seancën përmbyllëse të kësaj organizate, mbajtur në Dushanbe të Taxhikistanit, ku mori pjesë edhe zv. kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ilir Meta.
OKI i referohet në dokumentin e saj, deklaratës së pavarësisë së Kosovës, dhe përmes kësaj rezolute evidenton qartë se që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008, Kosova ka bërë progres të dukshëm në ndërtimin e institucioneve demokratike, forcimin e shtetit ligjor, zhvillimin ekonomik dhe integrimin në familjen evropiane.
Rezoluta evidenton, gjithashtu, se Kosova është bërë anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.
Ministri Meta ka thënë se rezoluta është dëshmi e mbështetjes së vendeve anëtare të OKI-së ndaj Kosovës, të cilat vlerësojnë se pavarësia e saj ka krijuar një klimë paqësore me ndikim pozitiv në marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë, dhe ka kontribuar ndaj ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon.
Ai ka shtuar se miratimi i rezolutës nga të gjitha vendet anëtare të OKI-së, veçanërisht nga ato që ende nuk e kanë njohur Kosovën, dëshmon për një klimë të re në marrëdhëniet e OKI-së me Kosovën, duke forcuar besimin se vende të tjera të kësaj organizate pritet ta njohin Kosovën në të ardhmen e afërt.
Në rezolutë u bëhet thirrje vendeve anëtare të OKI-së dhe komunitetit ndërkombëtar, që të vazhdojnë të mbështesin forcimin e shtetit të Kosovës dhe ekonomisë së saj.
Rezoluta gjithashtu ngarkon sekretarin e përgjithshëm të OKI-së që në sesionet e radhës të Ministrave të Jashtëm të Organizatës të raportojë mbi dinamikën e zhvillimeve në Kosovë, duke e vendosur kështu shtetin e ri në agjendën e përhershme të OKI-së, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 21/05/2010 13:45 - Qeveria: Thaçi nuk u kontrollua
- 21/05/2010 11:59 - : KFOR-i mbështetë hetimet e EULEX-it, thotë Rassmusen
- 21/05/2010 11:18 - Amfilohije në vend të Atanasijes
- 21/05/2010 11:11 - Unë solla 17 njohje, thotë Pacolli
- 20/05/2010 20:53 - EULEX: Së shpejti arrestimet në rastin Limaj
Të vjetra:
- 20/05/2010 11:49 - Arrestohen 2 shqiptarë në Zallq, dyshohen për të shtëna armësh.
- 20/05/2010 11:37 - Kryeministri Thaçi takon homologun turk Erdogan
- 20/05/2010 10:31 - Presidenti Fatmir Sejdiu vazhdon vizitën në Malajzi
- 20/05/2010 10:12 - Stavridis: NATO e vendosur të reduktojë trupat në Kosovë
- 19/05/2010 16:26 - Somalia pranon pavarësinë e Kosovës, arrin në 69 numri i njohjeve

Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.