( 0 Votes )
Mënyra e asgjësimi të materialeve zgjedhore të zgjedhjeve të vitit 2009 dhe përsëritjes së tyre në disa faza, mbetet ende e paqartë për Komisionin Qendror Zgjedhor, sikur që mbetet e paqartë edhe procedura e angazhimit të kompanisë që do ta bëjë asgjësimin e materialit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e së mërkurës ka diskutuar për këtë çështje, e cila ka nxjerrë në pahë kundërshtimet mes anëtarëve të KQZ-së, lidhur me raportin që ka prezantuar kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Xhemajl Peçani.
Derisa në mbledhje kishte pasur diskutim rreth mënyrës me të cilën ka punuar kryeshefi Peçani, duke zhvilluar biseda private me kompanitë, kryesuesi i mbledhjes, Blerim Burjani ka thënë pas mbledhjes se përzgjedhja e kompanisë që do ta bëjë asgjësimin e materialit do të bëhet me tender.
Forma e bisedimit me kompanitë dhe sjellja e ofertave bashkëngjitur me raport nga ana e kryeshefit të Sekretariatit të KQZ-së është kritikuar nga Florian Dushi, i cili ka thënë se metoda të tilla i përkasin shekullit të kaluar.
Ai ka thënë se duhet të jepen sqarime pasi që është parë si më e volitshme një kompani që nuk ka dhënë fare çmim në ofertën e saj.
Edhe anëtarët tjerë të KQZ-së kanë kritikuar këtë formë të punës, duke kërkuar që të veprohet sipas Ligjit të prokurimit publik dhe që të ndiqet procedura e tenderimit dhe e transparencës së plotë.
Përballja me këto kritika ka shtyrë kryeshefin e SKQZ-së të sqarojë se kompania që nuk ka përmendur çmimin në ofertë, ka ofruar shërbim falas, ndërkohë që ka theksuar se gjithsesi do të ndiqen procedurat e tenderimit.
Mënyra e asgjësimi të materialeve zgjedhore të zgjedhjeve të vitit 2009 dhe përsëritjes së tyre në disa faza, mbetet ende e paqartë për Komisionin Qendror Zgjedhor, sikur që mbetet e paqartë edhe procedura e angazhimit të kompanisë që do ta bëjë asgjësimin e materialit.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e së mërkurës ka diskutuar për këtë çështje, e cila ka nxjerrë në pahë kundërshtimet mes anëtarëve të KQZ-së, lidhur me raportin që ka prezantuar kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Xhemajl Peçani.
Derisa në mbledhje kishte pasur diskutim rreth mënyrës me të cilën ka punuar kryeshefi Peçani, duke zhvilluar biseda private me kompanitë, kryesuesi i mbledhjes, Blerim Burjani ka thënë pas mbledhjes se përzgjedhja e kompanisë që do ta bëjë asgjësimin e materialit do të bëhet me tender.
Forma e bisedimit me kompanitë dhe sjellja e ofertave bashkëngjitur me raport nga ana e kryeshefit të Sekretariatit të KQZ-së është kritikuar nga Florian Dushi, i cili ka thënë se metoda të tilla i përkasin shekullit të kaluar.
Ai ka thënë se duhet të jepen sqarime pasi që është parë si më e volitshme një kompani që nuk ka dhënë fare çmim në ofertën e saj.
Edhe anëtarët tjerë të KQZ-së kanë kritikuar këtë formë të punës, duke kërkuar që të veprohet sipas Ligjit të prokurimit publik dhe që të ndiqet procedura e tenderimit dhe e transparencës së plotë.
Përballja me këto kritika ka shtyrë kryeshefin e SKQZ-së të sqarojë se kompania që nuk ka përmendur çmimin në ofertë, ka ofruar shërbim falas, ndërkohë që ka theksuar se gjithsesi do të ndiqen procedurat e tenderimit.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 20/05/2010 11:49 - Arrestohen 2 shqiptarë në Zallq, dyshohen për të shtëna armësh.
- 20/05/2010 11:37 - Kryeministri Thaçi takon homologun turk Erdogan
- 20/05/2010 10:31 - Presidenti Fatmir Sejdiu vazhdon vizitën në Malajzi
- 20/05/2010 10:12 - Stavridis: NATO e vendosur të reduktojë trupat në Kosovë
- 19/05/2010 16:26 - Somalia pranon pavarësinë e Kosovës, arrin në 69 numri i njohjeve
Të vjetra:
- 19/05/2010 12:57 - Protestojnë para AKP-së punëtorët e Industrisë së Duhanit të Gjilan-it
- 19/05/2010 10:59 - Presidenti Sejdiu bën thirrje për investime në Kosovë në FEIN
- 19/05/2010 10:37 - Kërcënohet me një letër të shkruar serbisht, KFOR-i danez
- 19/05/2010 10:16 - Deputeti Dragan Dimiq në bankën e të akuzuarit, dyshohet për mashtrim
- 19/05/2010 09:57 - Ambasadori Dell përkrahë procesin e koncensionimit të ANP-së

Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.