( 0 Votes )
Deputeti i Partisë Liberale serbe Dragan Dimiq, u paraqit në gjykatë, pasi akuzohet për mashtrim, falsifikim dokumenti dhe një sërë veprash penale.
Por, në gjykatë ai nuk shkoi me dëshirë, u desh që policia nga Mitrovica t’a sjellë në Gjykatën Komunale në Vushtrri.
Çështja e akuzave për vjedhje votash, arriti në gjyq.
Mirëpo, paditësit dhe i padituri nuk janë nga Gjakova, Prizreni apo Gjilani, e as nga partitë më të mëdha që akuzuan njëra tjetrën, për manipulime me vullnetin e votuesve në këto qytete.
Madje, procesi që filloi të martën në gjykatën komunale të Vushtrrisë, ka të bëjë me zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2007. Në bankën e zezë, u paraqit Dragan Dimiq, deputet serb i Kuvendit të Kosovës.
Përfaqësuesi i Partisë së Pavarur Liberale, akuzohet për mashtrim, falsifikim dhe vjedhje të votave. Kallzimi penal ndaj tij ishte përgatitur nga policia, ndërsa padisë i është bashkangjitur edhe Lubisha Simiq, kryetari i Lidhjes së socialdemokratëve të pavarur, në radhët e së cilës kishte konkurruar Dimiq, në zgjedhje.
“Mendoj se deri te posti i tij ka ardhur me vjedhje të votave. Ai është sjellë nëpër vendvotim gjatë tërë ditës kur po votohej, dhe është prezantuar si kryesues i qendrës së votimit në emër të djalit të tij”, tha kryetari i Lidhjes së Social-demokratëve të Pavarur, Ljubisha Zhiviq.
Por, Dimiq i mohoi akuzat.
Ai, pranoi se kutinë me fletëvotime, pas mbylljes së ditës së zgjedhjeve e ka dërguar në depon e kuvendit komunal zgjedhor. Këtë hap ai tha se e bëri, pasi që djali i tij që duhej të kryente këtë procedurë ishte i shantazhuar me largim pune nga shkolla fillore në fshatin Gracë”, theksoi deputeti i kuvendit të Kosovës Dragan Dimiq.
Fjala e fundit e gjyqit për këtë rast, do të jepet të martën e ardhshme.
Deputeti i Partisë Liberale serbe Dragan Dimiq, u paraqit në gjykatë, pasi akuzohet për mashtrim, falsifikim dokumenti dhe një sërë veprash penale. Por, në gjykatë ai nuk shkoi me dëshirë, u desh që policia nga Mitrovica t’a sjellë në Gjykatën Komunale në Vushtrri.
Çështja e akuzave për vjedhje votash, arriti në gjyq.
Mirëpo, paditësit dhe i padituri nuk janë nga Gjakova, Prizreni apo Gjilani, e as nga partitë më të mëdha që akuzuan njëra tjetrën, për manipulime me vullnetin e votuesve në këto qytete.
Madje, procesi që filloi të martën në gjykatën komunale të Vushtrrisë, ka të bëjë me zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2007. Në bankën e zezë, u paraqit Dragan Dimiq, deputet serb i Kuvendit të Kosovës.
Përfaqësuesi i Partisë së Pavarur Liberale, akuzohet për mashtrim, falsifikim dhe vjedhje të votave. Kallzimi penal ndaj tij ishte përgatitur nga policia, ndërsa padisë i është bashkangjitur edhe Lubisha Simiq, kryetari i Lidhjes së socialdemokratëve të pavarur, në radhët e së cilës kishte konkurruar Dimiq, në zgjedhje.
“Mendoj se deri te posti i tij ka ardhur me vjedhje të votave. Ai është sjellë nëpër vendvotim gjatë tërë ditës kur po votohej, dhe është prezantuar si kryesues i qendrës së votimit në emër të djalit të tij”, tha kryetari i Lidhjes së Social-demokratëve të Pavarur, Ljubisha Zhiviq.
Por, Dimiq i mohoi akuzat.
Ai, pranoi se kutinë me fletëvotime, pas mbylljes së ditës së zgjedhjeve e ka dërguar në depon e kuvendit komunal zgjedhor. Këtë hap ai tha se e bëri, pasi që djali i tij që duhej të kryente këtë procedurë ishte i shantazhuar me largim pune nga shkolla fillore në fshatin Gracë”, theksoi deputeti i kuvendit të Kosovës Dragan Dimiq.
Fjala e fundit e gjyqit për këtë rast, do të jepet të martën e ardhshme.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 19/05/2010 16:26 - Somalia pranon pavarësinë e Kosovës, arrin në 69 numri i njohjeve
- 19/05/2010 15:52 - KQZ ende pa një vendim për asgjesimin e materialeve zgjedhore
- 19/05/2010 12:57 - Protestojnë para AKP-së punëtorët e Industrisë së Duhanit të Gjilan-it
- 19/05/2010 10:59 - Presidenti Sejdiu bën thirrje për investime në Kosovë në FEIN
- 19/05/2010 10:37 - Kërcënohet me një letër të shkruar serbisht, KFOR-i danez
Të vjetra:
- 19/05/2010 09:57 - Ambasadori Dell përkrahë procesin e koncensionimit të ANP-së
- 19/05/2010 09:54 - Fabrika e betonit në Fushë Kosovë revolton banorët
- 19/05/2010 09:41 - Fillojnë përgatitjet ligjore për hapjen e varrezës në Rudnicë
- 19/05/2010 09:36 - Arrestohen shtatë klandestinë kosovarë
- 18/05/2010 12:13 - Swoboda: Një zgjidhje është autonomia për serbët e veriut

Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.