( 0 Votes )
Kur flet para ekonomistëve, dyshon në aftësitë e veta për këtë fushë. Çdo gabim eventual gjatë analizave të këtilla, tha se ia atribuon gruas së tij-ish zyrtare e Bankës Botërore të cilën e konsulton shpesh.
Me ose pa leksionet e bashkëshortes, ambasadori amerikan në Kosovë Kristofer Dell dha vlerësim goxha pozitiv në një koment për prosecin e koncesionimit të Aeroportit të Ndërkombëtar të Prishtinës.
Të kota sipas tij, janë pohimet e atyre që dyshojnë në këtë proces dhe mundohen t’i vejnë atij një hije të errët.
Një arsye pse Dell jep notë maksimale, këtij procesi është mospërfshirja e politikës dhe politikanëve në këtë vendim.
Ai tha se ekzekutivi e mbanë pronësinë e plotë mbi asetet e Aeroportit dhe se Kosova fiton përafërsisht 450 milionë eurove gjatë kohëzgjatjes së kontratës, e kjo gjë, sipas numrit një të amerikës në Kosovës është një arritje për të cilën Qeveria duhet të urohet.
E ardhmja ekonomike e vendit, thotë Dell, varet me të madhe nga aftësia e tij për të tërhequr investime afatgjata në infrastrukturën dhe shërbimet publike, dhe ky projekt i ka treguar botës se Kosova është e aftë të veprojë me përgjegjësi, transparencë, dhe profesionalizëm.
E gjithë kjo, sipas ambasadorit amerikan, duhet të lajmërohet si një arritje monumentale, dhe si votëbesim për qeverinë dhe sistemin ligjor të shtetit.
Po ashtu, duke hequr dyshimet e skeptikëve, Dell ka thënë se procesi i prokurimit që çoi te dhënia e kësaj kontrate duhet të lëvdohet për transparencën e tij dhe menaxhimin profesional.
Pos tjerash, Koncesionimi i Aeroportit, siç thotë ambasadori, hoqi dyshimet tek skeptikët se Kosova nuk është vend që të tërheqë investime të respektueshme afatgjata.
“Qeveria e Kosovës dhe konzorciumi fitues duhet të përgëzohen”, përfundon komenti i Ambasadorit Amerikan.
Kur flet para ekonomistëve, dyshon në aftësitë e veta për këtë fushë. Çdo gabim eventual gjatë analizave të këtilla, tha se ia atribuon gruas së tij-ish zyrtare e Bankës Botërore të cilën e konsulton shpesh. Me ose pa leksionet e bashkëshortes, ambasadori amerikan në Kosovë Kristofer Dell dha vlerësim goxha pozitiv në një koment për prosecin e koncesionimit të Aeroportit të Ndërkombëtar të Prishtinës.
Të kota sipas tij, janë pohimet e atyre që dyshojnë në këtë proces dhe mundohen t’i vejnë atij një hije të errët.
Një arsye pse Dell jep notë maksimale, këtij procesi është mospërfshirja e politikës dhe politikanëve në këtë vendim.
Ai tha se ekzekutivi e mbanë pronësinë e plotë mbi asetet e Aeroportit dhe se Kosova fiton përafërsisht 450 milionë eurove gjatë kohëzgjatjes së kontratës, e kjo gjë, sipas numrit një të amerikës në Kosovës është një arritje për të cilën Qeveria duhet të urohet.
E ardhmja ekonomike e vendit, thotë Dell, varet me të madhe nga aftësia e tij për të tërhequr investime afatgjata në infrastrukturën dhe shërbimet publike, dhe ky projekt i ka treguar botës se Kosova është e aftë të veprojë me përgjegjësi, transparencë, dhe profesionalizëm.
E gjithë kjo, sipas ambasadorit amerikan, duhet të lajmërohet si një arritje monumentale, dhe si votëbesim për qeverinë dhe sistemin ligjor të shtetit.
Po ashtu, duke hequr dyshimet e skeptikëve, Dell ka thënë se procesi i prokurimit që çoi te dhënia e kësaj kontrate duhet të lëvdohet për transparencën e tij dhe menaxhimin profesional.
Pos tjerash, Koncesionimi i Aeroportit, siç thotë ambasadori, hoqi dyshimet tek skeptikët se Kosova nuk është vend që të tërheqë investime të respektueshme afatgjata.
“Qeveria e Kosovës dhe konzorciumi fitues duhet të përgëzohen”, përfundon komenti i Ambasadorit Amerikan.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 19/05/2010 15:52 - KQZ ende pa një vendim për asgjesimin e materialeve zgjedhore
- 19/05/2010 12:57 - Protestojnë para AKP-së punëtorët e Industrisë së Duhanit të Gjilan-it
- 19/05/2010 10:59 - Presidenti Sejdiu bën thirrje për investime në Kosovë në FEIN
- 19/05/2010 10:37 - Kërcënohet me një letër të shkruar serbisht, KFOR-i danez
- 19/05/2010 10:16 - Deputeti Dragan Dimiq në bankën e të akuzuarit, dyshohet për mashtrim
Të vjetra:
- 19/05/2010 09:54 - Fabrika e betonit në Fushë Kosovë revolton banorët
- 19/05/2010 09:41 - Fillojnë përgatitjet ligjore për hapjen e varrezës në Rudnicë
- 19/05/2010 09:36 - Arrestohen shtatë klandestinë kosovarë
- 18/05/2010 12:13 - Swoboda: Një zgjidhje është autonomia për serbët e veriut
- 18/05/2010 12:10 - Investitorët islamikë të painformuar mirë për investimet në Kosovë

Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.