( 0 Votes )
Sot në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të debatohet rreth raportit të fundit tremujor mbi zhvillimet në Kosovë të sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki-Mun, në të cilën do të marrë pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Skender Hyseni.
Në raportin e kreut të Kombeve të Bashkuara, të cilin do ta paraqesë shefi i UNMIK-ut Lamberto Zanier, përshkruhen zhvillimet në tremujorin e fundit në Kosovë, ndërsa u bëhet serish thirrje Kosovës dhe Serbisë që të bisedojnë për çështje praktike.
Seanca, e cila mbahet pasdite në Nju Jork, kryesohet nga përfaqësuesi i Libanit, vend ky që ende nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Gjatë qëndrimit në Nju Jork, ministri Hyseni pritet tё takojё ambasadorё të vendeve që vazhdojnë të hezitojnë të pranojnë realitetin e krijuar në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë.
Kosova deri tani është njohur nga 68 vende të botës.
Sot në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të debatohet rreth raportit të fundit tremujor mbi zhvillimet në Kosovë të sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki-Mun, në të cilën do të marrë pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Skender Hyseni. Në raportin e kreut të Kombeve të Bashkuara, të cilin do ta paraqesë shefi i UNMIK-ut Lamberto Zanier, përshkruhen zhvillimet në tremujorin e fundit në Kosovë, ndërsa u bëhet serish thirrje Kosovës dhe Serbisë që të bisedojnë për çështje praktike.
Seanca, e cila mbahet pasdite në Nju Jork, kryesohet nga përfaqësuesi i Libanit, vend ky që ende nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Gjatë qëndrimit në Nju Jork, ministri Hyseni pritet tё takojё ambasadorё të vendeve që vazhdojnë të hezitojnë të pranojnë realitetin e krijuar në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë.
Kosova deri tani është njohur nga 68 vende të botës.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 17/05/2010 17:48 - Arrestohen në veri katër të rinjë serbë
- 17/05/2010 17:36 - Pacolli i kërkon Irak-ut të njohë Kosovën
- 17/05/2010 17:20 - Miratohet raporti i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për vitin 2009
- 17/05/2010 11:06 - Ekshumimi në Rashkë kushtëzohet nga serbët
- 17/05/2010 09:47 - Viti, nxënës e prindër protestojnë kundër hapjes së një grope në oborr të shkollës
Të vjetra:
- 15/05/2010 16:19 - Ekonomistët: Mungesa e kodit telefonik po sjell ende humbje financiare
- 15/05/2010 15:09 - Indentifikohet një ndër të zhdukurit e masakrës së Izbicës
- 15/05/2010 14:45 - Analistët: EULEX-i një organizatë politike
- 15/05/2010 11:49 - Hyseni niset për New York
- 15/05/2010 11:46 - Protestuesit kundër KEK-ut zhbllokojnë rrugët pasi arrijnë marrëveshjen

Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.