( 0 Votes )
Është shumë vështirë që një shtet i cili nuk është i pranuar në Kombet e Bashkuara të ketë kodin e vet telefonik. Ky është vlerësimi që japin ekspertë kosovarë të ekonomisë.
Shpend Ahmeti nga Instituti GAP, ka thënë se i gjithë sistemi telefonik fiks dhe një pjesë e asaj të lëvizshme shkon përmes Serbisë të cilat sipas tij jo vetëm që e rrisin koston e telekomunikacionit, por edhe e dobësojnë cilësinë e telekomunikacionit që kemi.
Për ushtruesin e detyrës së kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërgjaliu, ndarja e një kodi për Kosovën është një sfidë e madhe, dhe për këtë edhe MTPT-ja edhe PTK-ja duhet t’a vënë në prioritetin e tyre.
Ndërkohë ende nuk dihet një datë e qartë se kur Kosova do të ketë një kod të vetin telefonik. Në mungesë të kodit shtetëror, Kosova shfrytëzon tri kode të shteteve të huaja. Për telefoninë fikse përdor atë të Serbisë 381, ndërsa për telefonitë mobile përdoret kodi i Monakos 377 dhe ai slloven 386.
Është shumë vështirë që një shtet i cili nuk është i pranuar në Kombet e Bashkuara të ketë kodin e vet telefonik. Ky është vlerësimi që japin ekspertë kosovarë të ekonomisë.Shpend Ahmeti nga Instituti GAP, ka thënë se i gjithë sistemi telefonik fiks dhe një pjesë e asaj të lëvizshme shkon përmes Serbisë të cilat sipas tij jo vetëm që e rrisin koston e telekomunikacionit, por edhe e dobësojnë cilësinë e telekomunikacionit që kemi.
Për ushtruesin e detyrës së kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërgjaliu, ndarja e një kodi për Kosovën është një sfidë e madhe, dhe për këtë edhe MTPT-ja edhe PTK-ja duhet t’a vënë në prioritetin e tyre.
Ndërkohë ende nuk dihet një datë e qartë se kur Kosova do të ketë një kod të vetin telefonik. Në mungesë të kodit shtetëror, Kosova shfrytëzon tri kode të shteteve të huaja. Për telefoninë fikse përdor atë të Serbisë 381, ndërsa për telefonitë mobile përdoret kodi i Monakos 377 dhe ai slloven 386.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 17/05/2010 17:36 - Pacolli i kërkon Irak-ut të njohë Kosovën
- 17/05/2010 17:20 - Miratohet raporti i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për vitin 2009
- 17/05/2010 11:06 - Ekshumimi në Rashkë kushtëzohet nga serbët
- 17/05/2010 09:47 - Viti, nxënës e prindër protestojnë kundër hapjes së një grope në oborr të shkollës
- 17/05/2010 09:35 - KS i OKB-së debaton sot për raportin tremujor mbi Kosovën
Të vjetra:
- 15/05/2010 15:09 - Indentifikohet një ndër të zhdukurit e masakrës së Izbicës
- 15/05/2010 14:45 - Analistët: EULEX-i një organizatë politike
- 15/05/2010 11:49 - Hyseni niset për New York
- 15/05/2010 11:46 - Protestuesit kundër KEK-ut zhbllokojnë rrugët pasi arrijnë marrëveshjen
- 15/05/2010 11:06 - Gazeta "Avaz": Në Sarajevë, Kosova me EULEX-in

Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.