( 0 Votes )
Veprimet e fundit të EULEX-it dëshmojnë se misioni evropian nuk është shembulli më i mirë i asaj që është përfytyruar, i një organizate për sundimin e rendit dhe ligjit, thonë analistët, duke komentuar hetimet e fundit që EULEX-i ka filluar ndaj Ministrisë së Transportit dhe Postë Telekomunikacionit.
Sipas tyre mënyra e bastisjes së pronave të familjes së ministrit Fatmir Limaj, por edhe të ambienteve të MTPT-së, përveç një spektakli amatorësh, dëshmon edhe faktin se EULEX-i në esencë është një organizatë krejtësisht politike.
Analisti Milazim Krasniqi ka thënë për Kosovapress se Kosova ka nevojë për shtet ligjor dhe për një drejtësi, e cila do të njihte të gjitha format e krimit dhe të korrupsionit, duke e parë këtë si një domosdoshmëri, në mënyrë që të qartësohet rruga e saj drejt integrimit evropian.
Ai thekson se përzgjedhja e MTPT-së dhe e ministrit Limaj mund të shihet edhe si luftë e nëndheshme për pushtet dhe përgatitje e terrenit për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Për më tepër, Krasniqi thekson se edhe qeveritë e kaluara nuk kanë qenë imune ndaj korrupsionit, por fillimi i hetimeve pikërisht ndaj kësaj qeverie mund të ketë qenë goditje ndaj një qeverie, siç shprehet ai, të fortë dhe të padëgjueshme për ndërkombëtarët.
Për analistin tjetër, Haqif Mulliqi misioni EULEX me veprimet e fundit ka dëmtuar kredibilitetin e vet si një institucion i fuqishëm nga Bashkimi Evropian, i cili angazhohet në sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.
Sipas tij, mënyra se si e ka hapur dhe e ka zhvilluar EULEX-i dhe ICO procesin ndaj Limajt, na shtyn të mendojmë se kemi të bëjmë me një proces gjyqësor politik, kundër një personaliteti.
Mulliqi thotë se shkak i fillimit të hetimit ndaj Limajt mund të jetë edhe zhvendosja e vëmendjes së opinionit kosovar pas kapjes se zyrtarëve të EULEX-it duke bërë trafikim të mallrave dhe hapja e “Shtëpisë së BE”-së në veri të Mitrovicës.
Policia e EULEX-it kohë më parë ka bastisur ambientet e MTPT-së dhe pronat e Fatmir Limaj, nën dyshimet për siç është thënë keqpërdorim të miliona eurove, gjë e cila është hedhur poshtë nga vetë Limaj, i cili ka thënë se nëse gjendet vetëm edhe një cent që nuk ka mbulesë ligjore, atëherë ai do të japë përgjegjësi si ministër.
Veprimet e fundit të EULEX-it dëshmojnë se misioni evropian nuk është shembulli më i mirë i asaj që është përfytyruar, i një organizate për sundimin e rendit dhe ligjit, thonë analistët, duke komentuar hetimet e fundit që EULEX-i ka filluar ndaj Ministrisë së Transportit dhe Postë Telekomunikacionit. Sipas tyre mënyra e bastisjes së pronave të familjes së ministrit Fatmir Limaj, por edhe të ambienteve të MTPT-së, përveç një spektakli amatorësh, dëshmon edhe faktin se EULEX-i në esencë është një organizatë krejtësisht politike.
Analisti Milazim Krasniqi ka thënë për Kosovapress se Kosova ka nevojë për shtet ligjor dhe për një drejtësi, e cila do të njihte të gjitha format e krimit dhe të korrupsionit, duke e parë këtë si një domosdoshmëri, në mënyrë që të qartësohet rruga e saj drejt integrimit evropian.
Ai thekson se përzgjedhja e MTPT-së dhe e ministrit Limaj mund të shihet edhe si luftë e nëndheshme për pushtet dhe përgatitje e terrenit për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Për më tepër, Krasniqi thekson se edhe qeveritë e kaluara nuk kanë qenë imune ndaj korrupsionit, por fillimi i hetimeve pikërisht ndaj kësaj qeverie mund të ketë qenë goditje ndaj një qeverie, siç shprehet ai, të fortë dhe të padëgjueshme për ndërkombëtarët.
Për analistin tjetër, Haqif Mulliqi misioni EULEX me veprimet e fundit ka dëmtuar kredibilitetin e vet si një institucion i fuqishëm nga Bashkimi Evropian, i cili angazhohet në sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.
Sipas tij, mënyra se si e ka hapur dhe e ka zhvilluar EULEX-i dhe ICO procesin ndaj Limajt, na shtyn të mendojmë se kemi të bëjmë me një proces gjyqësor politik, kundër një personaliteti.
Mulliqi thotë se shkak i fillimit të hetimit ndaj Limajt mund të jetë edhe zhvendosja e vëmendjes së opinionit kosovar pas kapjes se zyrtarëve të EULEX-it duke bërë trafikim të mallrave dhe hapja e “Shtëpisë së BE”-së në veri të Mitrovicës.
Policia e EULEX-it kohë më parë ka bastisur ambientet e MTPT-së dhe pronat e Fatmir Limaj, nën dyshimet për siç është thënë keqpërdorim të miliona eurove, gjë e cila është hedhur poshtë nga vetë Limaj, i cili ka thënë se nëse gjendet vetëm edhe një cent që nuk ka mbulesë ligjore, atëherë ai do të japë përgjegjësi si ministër.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 17/05/2010 11:06 - Ekshumimi në Rashkë kushtëzohet nga serbët
- 17/05/2010 09:47 - Viti, nxënës e prindër protestojnë kundër hapjes së një grope në oborr të shkollës
- 17/05/2010 09:35 - KS i OKB-së debaton sot për raportin tremujor mbi Kosovën
- 15/05/2010 16:19 - Ekonomistët: Mungesa e kodit telefonik po sjell ende humbje financiare
- 15/05/2010 15:09 - Indentifikohet një ndër të zhdukurit e masakrës së Izbicës
Të vjetra:
- 15/05/2010 11:49 - Hyseni niset për New York
- 15/05/2010 11:46 - Protestuesit kundër KEK-ut zhbllokojnë rrugët pasi arrijnë marrëveshjen
- 15/05/2010 11:06 - Gazeta "Avaz": Në Sarajevë, Kosova me EULEX-in
- 14/05/2010 19:29 - Dënohet publikimi i afishes kundër kryeprokurorit Van Vreeswijk
- 14/05/2010 19:19 - Rezultatet preliminare shpallin fituese organizatën "Paqja Studentore"

Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.