( 1 Vote )
Afishja e postuar në internet në të cilën shihet fotoja kryeprokurorit Johannes Van Vreeswijk ka ngjallur reagimin e Klubit për Politikë të Jashtme dhe Lëvizjes “FOL”. Ata në një deklaratë të përbashkët kanë dënuar ashpër kërcënimin e sotëm ndaj ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të EULEX-it.
“Afishen e postuar në Internet e shohim si kërcënim të drejtpërdrejtë për prokurorin Johannes Van Vreeswijk, si bartës i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë”, thuhet në deklaratën e KPJ dhe FOL.
në reagim thuhet se përkrahja gjithnjë në rritje e opinionit publik për hapat e fundit të Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe EULEX-it është inkurajues, por, për fat të keq, po nxit edhe reaksionin e asaj pjese të errët të shoqërisë sonë që ndihet komode në përdorim te krimit për realizimin e qëllimeve të veta.
“Konsiderojmë se manifestimet e tilla, të shprehura me kërcënime dhe shantazhe, tregojnë se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë ka filluar të prekë cakun e duhur.
I bëjmë thirrje organeve të rendit që të reagojnë urgjentisht për të kapur këta keqbërës, të cilët po dëmtojnë aspiratat e Kosovës për një vend demokratik, ku sundon rendi dhe ligji. Ndërsa prokurorit Johannes Van Vreesëijk i ritheksojme përkrahjen tonë të plotë”, përfundon reagimi i këtyre dy asociacioneve.
Afishja e postuar në internet në të cilën shihet fotoja kryeprokurorit Johannes Van Vreeswijk ka ngjallur reagimin e Klubit për Politikë të Jashtme dhe Lëvizjes “FOL”. Ata në një deklaratë të përbashkët kanë dënuar ashpër kërcënimin e sotëm ndaj ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të EULEX-it. “Afishen e postuar në Internet e shohim si kërcënim të drejtpërdrejtë për prokurorin Johannes Van Vreeswijk, si bartës i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë”, thuhet në deklaratën e KPJ dhe FOL.
në reagim thuhet se përkrahja gjithnjë në rritje e opinionit publik për hapat e fundit të Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe EULEX-it është inkurajues, por, për fat të keq, po nxit edhe reaksionin e asaj pjese të errët të shoqërisë sonë që ndihet komode në përdorim te krimit për realizimin e qëllimeve të veta.
“Konsiderojmë se manifestimet e tilla, të shprehura me kërcënime dhe shantazhe, tregojnë se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë ka filluar të prekë cakun e duhur.
I bëjmë thirrje organeve të rendit që të reagojnë urgjentisht për të kapur këta keqbërës, të cilët po dëmtojnë aspiratat e Kosovës për një vend demokratik, ku sundon rendi dhe ligji. Ndërsa prokurorit Johannes Van Vreesëijk i ritheksojme përkrahjen tonë të plotë”, përfundon reagimi i këtyre dy asociacioneve.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 15/05/2010 15:09 - Indentifikohet një ndër të zhdukurit e masakrës së Izbicës
- 15/05/2010 14:45 - Analistët: EULEX-i një organizatë politike
- 15/05/2010 11:49 - Hyseni niset për New York
- 15/05/2010 11:46 - Protestuesit kundër KEK-ut zhbllokojnë rrugët pasi arrijnë marrëveshjen
- 15/05/2010 11:06 - Gazeta "Avaz": Në Sarajevë, Kosova me EULEX-in
Të vjetra:
- 14/05/2010 19:19 - Rezultatet preliminare shpallin fituese organizatën "Paqja Studentore"
- 14/05/2010 16:55 - AKR: Kosova është larg anëtarësimit në BE-së
- 14/05/2010 13:31 - Thaçi e Tadiç takohen ballë për ballë për bisedimet teknike?
- 14/05/2010 12:45 - Limak Aeroport de Lyon fituese e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës
- 14/05/2010 11:44 - Betohen gjykatësit e prokurorët e Mitrovicës

Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.