( 1 Vote )
Institucionet e Kosovës nuk janë duke ndërmarrë hapa të mjaftueshëm për të përshpejtuar rrugën e integrimit në vendit në familjen e madhe evropiane.
Këtë deklarim e kanë bërë publike zyrtarë të Aleancës Kosova e Re.
Ata kanë shtuar se Kosova është larg anëtarësimit në BE-së dhe se fajtor për vonesat e integrimit evropian dhe liberalizimin e vizave janë institucionet e Kosovës, të cilat sipas tyre, nuk po udhëheqin politikë efikase në këtë drejtim.
“AKR-ja defektin e vonesave në integrimet evropiane dhe liberalizimin e vizave e sheh te politika udhëheqëse, e cila nuk e kupton mënyrën se si zhvillohen proceset politike dhe ekonomike në Evropën bashkëkohore”, ka thënë Mehmeti.
Në një konferencë për media të premten, sekretari për marrëdhënie me jashtë pranë AKR-së, Gëzim Mehmeti, ka thënë se korrupsioni, lufta për krijimin e shtetit ligjor si dhe problemi i monopoleve ekonomike, janë vetëm disa nga arsyet e mos realizimit të anëtarësimit të Kosovës në BE dhe në procesin e liberalizimit të vizave.
Mehmeti në emër të AKR-së ka kërkuar nga institucionet e vendit që t’i bëjnë të gjitha përpjekjet e mundshme që Kosova sa më shpejt të jetë edhe anëtare e Sistemit ndërkombëtar për Karton të Gjelbër.
Institucionet e Kosovës nuk janë duke ndërmarrë hapa të mjaftueshëm për të përshpejtuar rrugën e integrimit në vendit në familjen e madhe evropiane.Këtë deklarim e kanë bërë publike zyrtarë të Aleancës Kosova e Re.
Ata kanë shtuar se Kosova është larg anëtarësimit në BE-së dhe se fajtor për vonesat e integrimit evropian dhe liberalizimin e vizave janë institucionet e Kosovës, të cilat sipas tyre, nuk po udhëheqin politikë efikase në këtë drejtim.
“AKR-ja defektin e vonesave në integrimet evropiane dhe liberalizimin e vizave e sheh te politika udhëheqëse, e cila nuk e kupton mënyrën se si zhvillohen proceset politike dhe ekonomike në Evropën bashkëkohore”, ka thënë Mehmeti.
Në një konferencë për media të premten, sekretari për marrëdhënie me jashtë pranë AKR-së, Gëzim Mehmeti, ka thënë se korrupsioni, lufta për krijimin e shtetit ligjor si dhe problemi i monopoleve ekonomike, janë vetëm disa nga arsyet e mos realizimit të anëtarësimit të Kosovës në BE dhe në procesin e liberalizimit të vizave.
Mehmeti në emër të AKR-së ka kërkuar nga institucionet e vendit që t’i bëjnë të gjitha përpjekjet e mundshme që Kosova sa më shpejt të jetë edhe anëtare e Sistemit ndërkombëtar për Karton të Gjelbër.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 15/05/2010 11:49 - Hyseni niset për New York
- 15/05/2010 11:46 - Protestuesit kundër KEK-ut zhbllokojnë rrugët pasi arrijnë marrëveshjen
- 15/05/2010 11:06 - Gazeta "Avaz": Në Sarajevë, Kosova me EULEX-in
- 14/05/2010 19:29 - Dënohet publikimi i afishes kundër kryeprokurorit Van Vreeswijk
- 14/05/2010 19:19 - Rezultatet preliminare shpallin fituese organizatën "Paqja Studentore"
Të vjetra:
- 14/05/2010 13:31 - Thaçi e Tadiç takohen ballë për ballë për bisedimet teknike?
- 14/05/2010 12:45 - Limak Aeroport de Lyon fituese e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës
- 14/05/2010 11:44 - Betohen gjykatësit e prokurorët e Mitrovicës
- 14/05/2010 11:05 - KFOR-i përforcon brezin kufitar Kosovë - Maqedoni
- 14/05/2010 10:43 - Sulmohet në veri kombibusi me shqiptarë

Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.