( 0 Votes )
(UPDATED)
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidenti i Serbisë Boris Tadiç, së shpejti mund t’i zgjasin dorën njëri tjetrit. Për më tepër, këto dy personalitete politike do t’i drejtojnë bisedimet teknike Prishtinë-Beograd.
Kështu shkruan sot e përditshmja Express. Sipas kësaj gazete, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, por edhe Rusia mund të bëhen lehtësuese të dialogut mes dy vendeve.
Plani ndërkombëtar, për t’i ulur kosovarët dhe serbët në një tavolinë, parasheh që bisedimet të nisin me një takim të nivelit të lartë, e të vazhdojnë në kuadër të grupeve punuese. Në anën tjetër kryetarja e Këshillit Politik të Ministrisë së Jashtme në Serbi, Sonja Liht ka thënë se nuk do të ketë bisedime ndërmjet Prishtinës dhe Beorgadit para vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Në një intervistë për B92, ajo tha se tashmë është e qartë se këto bisedime janë më se të nevojshme dhe ka shfaqur shpresat se do të ketë një lloj dialogu që do të iniciohet pas vendimit të GJND-së.
Ndërkohë Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka mohuar raportimet e medieve kosovare se do drejtojë bisedimet teknike mes Beogradit dhe Prishtinës.
Në një njoftim të kabinetit të Tadiçit thuhet se Serbia pajtohet që të bisedojë me Prishtinën edhe për çështje teknike, mirëpo bisedimet e tilla nuk duhet të drejtohen nga presidenti i vendit, transmeton agjencia Beta.
(UPDATED)Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidenti i Serbisë Boris Tadiç, së shpejti mund t’i zgjasin dorën njëri tjetrit. Për më tepër, këto dy personalitete politike do t’i drejtojnë bisedimet teknike Prishtinë-Beograd.
Kështu shkruan sot e përditshmja Express. Sipas kësaj gazete, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, por edhe Rusia mund të bëhen lehtësuese të dialogut mes dy vendeve.
Plani ndërkombëtar, për t’i ulur kosovarët dhe serbët në një tavolinë, parasheh që bisedimet të nisin me një takim të nivelit të lartë, e të vazhdojnë në kuadër të grupeve punuese. Në anën tjetër kryetarja e Këshillit Politik të Ministrisë së Jashtme në Serbi, Sonja Liht ka thënë se nuk do të ketë bisedime ndërmjet Prishtinës dhe Beorgadit para vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Në një intervistë për B92, ajo tha se tashmë është e qartë se këto bisedime janë më se të nevojshme dhe ka shfaqur shpresat se do të ketë një lloj dialogu që do të iniciohet pas vendimit të GJND-së.
Ndërkohë Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka mohuar raportimet e medieve kosovare se do drejtojë bisedimet teknike mes Beogradit dhe Prishtinës.
Në një njoftim të kabinetit të Tadiçit thuhet se Serbia pajtohet që të bisedojë me Prishtinën edhe për çështje teknike, mirëpo bisedimet e tilla nuk duhet të drejtohen nga presidenti i vendit, transmeton agjencia Beta.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 15/05/2010 11:46 - Protestuesit kundër KEK-ut zhbllokojnë rrugët pasi arrijnë marrëveshjen
- 15/05/2010 11:06 - Gazeta "Avaz": Në Sarajevë, Kosova me EULEX-in
- 14/05/2010 19:29 - Dënohet publikimi i afishes kundër kryeprokurorit Van Vreeswijk
- 14/05/2010 19:19 - Rezultatet preliminare shpallin fituese organizatën "Paqja Studentore"
- 14/05/2010 16:55 - AKR: Kosova është larg anëtarësimit në BE-së
Të vjetra:
- 14/05/2010 12:45 - Limak Aeroport de Lyon fituese e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës
- 14/05/2010 11:44 - Betohen gjykatësit e prokurorët e Mitrovicës
- 14/05/2010 11:05 - KFOR-i përforcon brezin kufitar Kosovë - Maqedoni
- 14/05/2010 10:43 - Sulmohet në veri kombibusi me shqiptarë
- 14/05/2010 10:29 - Magazina L'espresso publikon raportin e OSBE-së ku përfliten Thaçi e Haradinaj

Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.