( 3 Votes )
UNMIK-u ka ndikuar që të stopohen procese të rëndësishme gjyqësore kundër figurave të larta politike në vend.
Në mesin e tyre, përmenden edhe kryeministri aktual Hashim Thaçi dhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, thotë magazina italiane L’Espresso në një artikull të saj të titulluar “Skandali Kosovë”, i transmetuar të enjten nga mediat vendore.
Sipas kësaj të përjavshme majtiste, dy figurat e larta politike përmes klaneve të tyre, janë të përfshirë në vrasje, trafikim të drogës dhe trafikim të organeve.
E gjithë kjo ndërkaq do të pasqyrohet, siç thuhet, detajisht në librin “Ujqit në Mjegull”, dhe mbështetet në stenogramet e fshehjes së proceseve gjyqësore kundër politikanëve kosovar me renome.
L’Espresso publikoi shkrimin e saj më 4 maj të këtij viti, dhe thotë se bazohet në një raport të publikuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, i lëshuar në vitin 2006. Klan Kosova ka hetuar rastin dhe ka gjetur raportin origjinal të OSBE-së, të atij viti, ku kjo organizatë pasqyron hollësirat e ndërhyrjes së zyrtarëve më të lartë të UNMIK-ut.
Aty përmendet rasti i Sami Lushtaku, dhe ndërhyrja që ka bërë UNMIK që prokurori ndërkombëtar të mos bastisë kryetarin e komunës së Skenderajt. Sipas dokumentit të filmuar nga televizioni jonë, në lidhje me këtë rast thuhet se bëhej fjalë për një personalitet, i cili është i një profili të lartë kriminal, prandaj edhe kishin ndërhyrë krerët më të lartë të UNMIK-ut, për shkak të siç thonë dokumentet, të lidhjeve të këtij të fundit me Hashim Thaçin.
Dosja e nxjerrë nga L’Espresso ndërkaq nuk mbështet përmes asnjë dokumenti, këtë konstatim. Në dokumentet e nxjerra nga dosjet e prokurorëve ndërkombëtar, del se për rastin në fjalë përgjegjës ka qenë shefi i dikurshëm i Departamentit të Drejtësisë së UNMIK-ut Robert Dean, i cili tani punon si prokuror në EULEX.
Në anën tjetër, dosjet e publikuara nga L’Espresso, por të pakonfirmuara gjatë hetimit të televizionit tonë, flasin edhe për përfshirjen e Ramush Haradinaj në vrasjen e Tahir Zemajt dhe dy policëve Sebahate Tolaj e Isuf Haklaj në Raushiq të Pejës në vitin 2003. Aty shihen stenogramet e bisedave të xhiruara telefonike të disa personave.
Askush nga skena politike dhe ajo ndërkombëtare të enjten nuk reagoi për këtë publikim.
UNMIK-u ka ndikuar që të stopohen procese të rëndësishme gjyqësore kundër figurave të larta politike në vend. Në mesin e tyre, përmenden edhe kryeministri aktual Hashim Thaçi dhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, thotë magazina italiane L’Espresso në një artikull të saj të titulluar “Skandali Kosovë”, i transmetuar të enjten nga mediat vendore.
Sipas kësaj të përjavshme majtiste, dy figurat e larta politike përmes klaneve të tyre, janë të përfshirë në vrasje, trafikim të drogës dhe trafikim të organeve.
E gjithë kjo ndërkaq do të pasqyrohet, siç thuhet, detajisht në librin “Ujqit në Mjegull”, dhe mbështetet në stenogramet e fshehjes së proceseve gjyqësore kundër politikanëve kosovar me renome.
L’Espresso publikoi shkrimin e saj më 4 maj të këtij viti, dhe thotë se bazohet në një raport të publikuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, i lëshuar në vitin 2006. Klan Kosova ka hetuar rastin dhe ka gjetur raportin origjinal të OSBE-së, të atij viti, ku kjo organizatë pasqyron hollësirat e ndërhyrjes së zyrtarëve më të lartë të UNMIK-ut.
Aty përmendet rasti i Sami Lushtaku, dhe ndërhyrja që ka bërë UNMIK që prokurori ndërkombëtar të mos bastisë kryetarin e komunës së Skenderajt. Sipas dokumentit të filmuar nga televizioni jonë, në lidhje me këtë rast thuhet se bëhej fjalë për një personalitet, i cili është i një profili të lartë kriminal, prandaj edhe kishin ndërhyrë krerët më të lartë të UNMIK-ut, për shkak të siç thonë dokumentet, të lidhjeve të këtij të fundit me Hashim Thaçin.
Dosja e nxjerrë nga L’Espresso ndërkaq nuk mbështet përmes asnjë dokumenti, këtë konstatim. Në dokumentet e nxjerra nga dosjet e prokurorëve ndërkombëtar, del se për rastin në fjalë përgjegjës ka qenë shefi i dikurshëm i Departamentit të Drejtësisë së UNMIK-ut Robert Dean, i cili tani punon si prokuror në EULEX.
Në anën tjetër, dosjet e publikuara nga L’Espresso, por të pakonfirmuara gjatë hetimit të televizionit tonë, flasin edhe për përfshirjen e Ramush Haradinaj në vrasjen e Tahir Zemajt dhe dy policëve Sebahate Tolaj e Isuf Haklaj në Raushiq të Pejës në vitin 2003. Aty shihen stenogramet e bisedave të xhiruara telefonike të disa personave.
Askush nga skena politike dhe ajo ndërkombëtare të enjten nuk reagoi për këtë publikim.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 14/05/2010 13:31 - Thaçi e Tadiç takohen ballë për ballë për bisedimet teknike?
- 14/05/2010 12:45 - Limak Aeroport de Lyon fituese e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës
- 14/05/2010 11:44 - Betohen gjykatësit e prokurorët e Mitrovicës
- 14/05/2010 11:05 - KFOR-i përforcon brezin kufitar Kosovë - Maqedoni
- 14/05/2010 10:43 - Sulmohet në veri kombibusi me shqiptarë
Të vjetra:
- 14/05/2010 09:37 - Fatmir Limaj: Jemi të pastër si loti
- 14/05/2010 09:20 - Vrasje në Pejë, ende nuk janë indentifikuar autorët
- 14/05/2010 09:15 - Vrasja në Radushë takon Ministrat e Brendshëm të Kosovës e Maqedonisë
- 13/05/2010 15:04 - OJQ-të në Kosovë kërkojnë hapa konkretë për luftën kundër korrupsionit
- 13/05/2010 14:36 - AGPK reagon ndaj pllakatës me mbishkrim Rruga e UDB-së - Flaka dhe Veton Surroi

Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.