( 0 Votes )
Ministri i Transportit Fatmir Limaj ka hedhur poshtë të gjitha akuzat që i ngarkohen nga prokuroria e EULEX-it të cilat përfshijnë edhe shefin të prokurimit Nexhat Krasniqi. Ai gjithashtu ka hedhur poshtë edhe pohimet për keqpërdorimin e 80 milionë Eurove.
Në një intervistë për Radiotelevizionin e Kosovës ai ka thënë se është krenar për punën që ka bërë.
Limaj ka theksuar se nuk dëshiron të flas për procesin e hetimeve dhe procesin eventual gjyqësor ndaj tij.
“Nuk flas për procesin , procesi është çështje e drejtësisë. As s’kam munguar kurrë e as nuk do të mungojë kurrë do të jem i gatshëm deri në fund.
Jo që jam i gatshëm por edhe tërësisht i interesuar i vendosur kjo çështje të shkojë deri në fund dhe të zbardhohet e vërteta”. Më pas ai ka thënë se rasti i tij nuk duhet paragjykuar.
Limaj ka kërkuar nga EULEX-i që të kryejnë punën sa më parë dhe ka treguar se ka marrë mesazhe nga qytetarët të cilët sipas tij i kanë ofruar mbështetje, por edhe për mbështetjen që i ka ardhur nga partia.
Më pas ai ka drejtuar edhe disa akuza por nuk ka përmendur emra. “Njerëzit duhet ta dinë se nuk mendon Kosova si mendojnë katër restorante të Prishtinës, një grup njerëzish të cilët gjithë ditë sillen nëpër restorante e nuk bëjnë asgjë. “Ata kanë probleme me familjet e tyre e le të mendojnë për fatin e Kosovës”, ka thënë ai. Limaj ka përmendur edhe vëllezërit e tij.
“Unë kam qenë i gatshëm që për familjen time, për MTPT, jo vetëm për familjeje time të ngushtë por edhe për vëllezërit e mi. çdo gjë që ju intereson jemi të gatshëm të marrim përgjegjësinë sepse jemi të pastër si loti këtij vendi i kemi dhënë po kurrë si kemi marrë” ka thënë ai.
Ministri i Transportit Fatmir Limaj ka hedhur poshtë të gjitha akuzat që i ngarkohen nga prokuroria e EULEX-it të cilat përfshijnë edhe shefin të prokurimit Nexhat Krasniqi. Ai gjithashtu ka hedhur poshtë edhe pohimet për keqpërdorimin e 80 milionë Eurove.Në një intervistë për Radiotelevizionin e Kosovës ai ka thënë se është krenar për punën që ka bërë.
Limaj ka theksuar se nuk dëshiron të flas për procesin e hetimeve dhe procesin eventual gjyqësor ndaj tij.
“Nuk flas për procesin , procesi është çështje e drejtësisë. As s’kam munguar kurrë e as nuk do të mungojë kurrë do të jem i gatshëm deri në fund.
Jo që jam i gatshëm por edhe tërësisht i interesuar i vendosur kjo çështje të shkojë deri në fund dhe të zbardhohet e vërteta”. Më pas ai ka thënë se rasti i tij nuk duhet paragjykuar.
Limaj ka kërkuar nga EULEX-i që të kryejnë punën sa më parë dhe ka treguar se ka marrë mesazhe nga qytetarët të cilët sipas tij i kanë ofruar mbështetje, por edhe për mbështetjen që i ka ardhur nga partia.
Më pas ai ka drejtuar edhe disa akuza por nuk ka përmendur emra. “Njerëzit duhet ta dinë se nuk mendon Kosova si mendojnë katër restorante të Prishtinës, një grup njerëzish të cilët gjithë ditë sillen nëpër restorante e nuk bëjnë asgjë. “Ata kanë probleme me familjet e tyre e le të mendojnë për fatin e Kosovës”, ka thënë ai. Limaj ka përmendur edhe vëllezërit e tij.
“Unë kam qenë i gatshëm që për familjen time, për MTPT, jo vetëm për familjeje time të ngushtë por edhe për vëllezërit e mi. çdo gjë që ju intereson jemi të gatshëm të marrim përgjegjësinë sepse jemi të pastër si loti këtij vendi i kemi dhënë po kurrë si kemi marrë” ka thënë ai.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 14/05/2010 12:45 - Limak Aeroport de Lyon fituese e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës
- 14/05/2010 11:44 - Betohen gjykatësit e prokurorët e Mitrovicës
- 14/05/2010 11:05 - KFOR-i përforcon brezin kufitar Kosovë - Maqedoni
- 14/05/2010 10:43 - Sulmohet në veri kombibusi me shqiptarë
- 14/05/2010 10:29 - Magazina L'espresso publikon raportin e OSBE-së ku përfliten Thaçi e Haradinaj
Të vjetra:
- 14/05/2010 09:20 - Vrasje në Pejë, ende nuk janë indentifikuar autorët
- 14/05/2010 09:15 - Vrasja në Radushë takon Ministrat e Brendshëm të Kosovës e Maqedonisë
- 13/05/2010 15:04 - OJQ-të në Kosovë kërkojnë hapa konkretë për luftën kundër korrupsionit
- 13/05/2010 14:36 - AGPK reagon ndaj pllakatës me mbishkrim Rruga e UDB-së - Flaka dhe Veton Surroi
- 13/05/2010 12:02 - Miratohet Ligji i shërbyesve civilë

Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.