( 1 Vote )
Vrasja e një qytetari të Kosovës i cili ndodhej në mesin e katër personave të tjerë të vrarë pak ditë më parë në Maqedoni do të takojë sot ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës Bajram Rexhepi dhe homologen e tij maqedonase, Gordona Jankullovska.
Gjatë vizitës së tij në Shkup, ministri Rexhepi do të shoqërohet edhe nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë së Kosovës, Behar Selimi, kurse vizita realizohet me ftesë të ministres Jankullovska.
Sipas një zëdhënësi të policisë maqedonase, viktimat po udhëtonin me një fugon, në të cilin autoritetet gjetën një sasi të madhe armatimi dhe eksplozivëve.
Tre prej tyre u identifikuan si Xhafer Shala 31-vjeç nga Prishtina, Shaban Zenuni, 26 vjeç nga fshati Merovë i Maqedonisë, Qemajl Fejzullahu, 47 vjeç, nga fshati Gërçec i Maqedonisë, derisa personi i katërt i cili besohet të jetë vrarë nga policia e Maqedonisë, në incidentin e armatosur në afërsi të fshatit Radushë, është Harun Aliu, ish-ushtar i UÇK-së, i njohur me nofkën "Komandant Kushtrimi", reporton Alsat-M.
Vrasja e një qytetari të Kosovës i cili ndodhej në mesin e katër personave të tjerë të vrarë pak ditë më parë në Maqedoni do të takojë sot ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës Bajram Rexhepi dhe homologen e tij maqedonase, Gordona Jankullovska. Gjatë vizitës së tij në Shkup, ministri Rexhepi do të shoqërohet edhe nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë së Kosovës, Behar Selimi, kurse vizita realizohet me ftesë të ministres Jankullovska.
Sipas një zëdhënësi të policisë maqedonase, viktimat po udhëtonin me një fugon, në të cilin autoritetet gjetën një sasi të madhe armatimi dhe eksplozivëve.
Tre prej tyre u identifikuan si Xhafer Shala 31-vjeç nga Prishtina, Shaban Zenuni, 26 vjeç nga fshati Merovë i Maqedonisë, Qemajl Fejzullahu, 47 vjeç, nga fshati Gërçec i Maqedonisë, derisa personi i katërt i cili besohet të jetë vrarë nga policia e Maqedonisë, në incidentin e armatosur në afërsi të fshatit Radushë, është Harun Aliu, ish-ushtar i UÇK-së, i njohur me nofkën "Komandant Kushtrimi", reporton Alsat-M.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 14/05/2010 11:05 - KFOR-i përforcon brezin kufitar Kosovë - Maqedoni
- 14/05/2010 10:43 - Sulmohet në veri kombibusi me shqiptarë
- 14/05/2010 10:29 - Magazina L'espresso publikon raportin e OSBE-së ku përfliten Thaçi e Haradinaj
- 14/05/2010 09:37 - Fatmir Limaj: Jemi të pastër si loti
- 14/05/2010 09:20 - Vrasje në Pejë, ende nuk janë indentifikuar autorët
Të vjetra:
- 13/05/2010 15:04 - OJQ-të në Kosovë kërkojnë hapa konkretë për luftën kundër korrupsionit
- 13/05/2010 14:36 - AGPK reagon ndaj pllakatës me mbishkrim Rruga e UDB-së - Flaka dhe Veton Surroi
- 13/05/2010 12:02 - Miratohet Ligji i shërbyesve civilë
- 13/05/2010 11:52 - Fatmir Limaj nuk flet për hetimet në paraqitjen e tij publike
- 13/05/2010 11:28 - Shqipëria ndihmon Gracanicën

Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.