( 4 Votes )
Kuvendi i Kosovës ka miratuar 67 amandante duke i dhënë mbështetje Ligjit për shërbimin civil.
Kryetari i Komisionit për administratë publike, Esat Brajshori ka thënë se janë harmonizuar këto amendamente, duke shtuar se komisionet përkatëse i kanë shqyrtuar këto amandamente dhe kanë arritur që të harmonizojnë qëndrimet.
“Ky projektligj ka rëndësi të jashtëzakonshme, për shkak se përfundimisht do të rregullohet statusi i nëpunësve civilë, qoftë në nivel qendror, qoftë në atë lokal”, ka thënë Brajshori.
Në këtë mënyrë, Projektligji që kishte shumë kundërshtime në seancën e 29 prillit, u miratuar me 80 vota për 1 kundër dhe 1 abstenim.
Ligjvënësit tani po miratojnë amandamentet e projektligjit për pagat e nëpunësve civilë, ndërkohë, më herët kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka shfrytëzuar momentin kur në sallë ishin më shumë se 80 deputetë, për të miratuar propozim-amandamentet e Qeverisë së Kosovës për ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar, pikë kjo që kërkon pjesëmarrjen e dy të tretave të Kuvendit.
Kuvendi i Kosovës ka miratuar 67 amandante duke i dhënë mbështetje Ligjit për shërbimin civil.Kryetari i Komisionit për administratë publike, Esat Brajshori ka thënë se janë harmonizuar këto amendamente, duke shtuar se komisionet përkatëse i kanë shqyrtuar këto amandamente dhe kanë arritur që të harmonizojnë qëndrimet.
“Ky projektligj ka rëndësi të jashtëzakonshme, për shkak se përfundimisht do të rregullohet statusi i nëpunësve civilë, qoftë në nivel qendror, qoftë në atë lokal”, ka thënë Brajshori.
Në këtë mënyrë, Projektligji që kishte shumë kundërshtime në seancën e 29 prillit, u miratuar me 80 vota për 1 kundër dhe 1 abstenim.
Ligjvënësit tani po miratojnë amandamentet e projektligjit për pagat e nëpunësve civilë, ndërkohë, më herët kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka shfrytëzuar momentin kur në sallë ishin më shumë se 80 deputetë, për të miratuar propozim-amandamentet e Qeverisë së Kosovës për ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar, pikë kjo që kërkon pjesëmarrjen e dy të tretave të Kuvendit.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 14/05/2010 09:37 - Fatmir Limaj: Jemi të pastër si loti
- 14/05/2010 09:20 - Vrasje në Pejë, ende nuk janë indentifikuar autorët
- 14/05/2010 09:15 - Vrasja në Radushë takon Ministrat e Brendshëm të Kosovës e Maqedonisë
- 13/05/2010 15:04 - OJQ-të në Kosovë kërkojnë hapa konkretë për luftën kundër korrupsionit
- 13/05/2010 14:36 - AGPK reagon ndaj pllakatës me mbishkrim Rruga e UDB-së - Flaka dhe Veton Surroi
Të vjetra:
- 13/05/2010 11:52 - Fatmir Limaj nuk flet për hetimet në paraqitjen e tij publike
- 13/05/2010 11:28 - Shqipëria ndihmon Gracanicën
- 13/05/2010 10:11 - Koha ditore: Kushëriri i kryeministrit dëmtoi buxhetin për 40 milionë euro
- 12/05/2010 21:35 - Analisti Bilalli: Gruevski është një kopje e Millosheviqit
- 12/05/2010 21:25 - Ish-minatorët kthehen në Mitrovicë me premtime nga qeveria

Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.