( 0 Votes )
I afërmi i kryeministrit Hashim Thaçi, drejtori i prokurimit në KEK, Nijazi Thaçi, në raportin e këshilltarëve amerikan të USAID-it, vlerësohet se me vendimet e tij në tenderët për blerje të energjisë ka dëmtuar për miliona euro buxhetin e Kosovës, shkruan e përditshmja “Koha ditore”, e cituar nga “Kosovapress”.
Me asistencën e “PA Team”, pas disa muajsh lojërash nga shefi i prokurimit i KEK-ut dhe pasi MEF-ja siguroi se janë gjetur fonde të mjaftueshme për financimin e KEK-ut, një tender për energji është hapur në tetor të vitit 2008 deri në mars të vitit 2009”, thuhet në raportin e “PA consulting”, i dërguar USAID-it.
Sipas këshilltarëve amerikanë çmimet ishin 20 për qind më të larta se sa në tenderët e më parshme. Ndërkaq mbi 8 milionë Euro ishin shpenzuar pa nevojë, të cilat kanë shkuar nëpër kontratat e korporatave private.
“Me gjithë paralajmërimet e vazhdueshme të PA-së se KEK-u nuk duhet të blejë rrymë me këto çmime të larta me qellim të sigurimeve të shërbimeve 24-orësh për konsumatorët e kategorisë B dhe C, sipas udhëzimeve të MEM/Qeveria e Kosovës, KEK-u ka kontraktuar me një çmim prej 41 milionë eurosh furnizim energjie për këtë periudhë”, theksohet në raport.
Siç shkruan gazeta, grupi i këshilltarëve ka vlerësuar se në nëntor temperaturat ishin të ngrohta, ndërsa KEK-u kishte furnizim 24 orë të energjisë elektrike. “Bazuar në këto rrethana, KEK-u ka ndalur njësitë e saj gjeruese, ndërsa ishte detyruar të importojë energji elektrike në bazë të kontratave të saj, merr ose paguaj, të importuar të energjisë”, thuhet në raport.
Shuma që është shpenzuar deri në fillim të vitit 2010 ka qenë 40 milionë euro.
I afërmi i kryeministrit Hashim Thaçi, drejtori i prokurimit në KEK, Nijazi Thaçi, në raportin e këshilltarëve amerikan të USAID-it, vlerësohet se me vendimet e tij në tenderët për blerje të energjisë ka dëmtuar për miliona euro buxhetin e Kosovës, shkruan e përditshmja “Koha ditore”, e cituar nga “Kosovapress”. Me asistencën e “PA Team”, pas disa muajsh lojërash nga shefi i prokurimit i KEK-ut dhe pasi MEF-ja siguroi se janë gjetur fonde të mjaftueshme për financimin e KEK-ut, një tender për energji është hapur në tetor të vitit 2008 deri në mars të vitit 2009”, thuhet në raportin e “PA consulting”, i dërguar USAID-it.
Sipas këshilltarëve amerikanë çmimet ishin 20 për qind më të larta se sa në tenderët e më parshme. Ndërkaq mbi 8 milionë Euro ishin shpenzuar pa nevojë, të cilat kanë shkuar nëpër kontratat e korporatave private.
“Me gjithë paralajmërimet e vazhdueshme të PA-së se KEK-u nuk duhet të blejë rrymë me këto çmime të larta me qellim të sigurimeve të shërbimeve 24-orësh për konsumatorët e kategorisë B dhe C, sipas udhëzimeve të MEM/Qeveria e Kosovës, KEK-u ka kontraktuar me një çmim prej 41 milionë eurosh furnizim energjie për këtë periudhë”, theksohet në raport.
Siç shkruan gazeta, grupi i këshilltarëve ka vlerësuar se në nëntor temperaturat ishin të ngrohta, ndërsa KEK-u kishte furnizim 24 orë të energjisë elektrike. “Bazuar në këto rrethana, KEK-u ka ndalur njësitë e saj gjeruese, ndërsa ishte detyruar të importojë energji elektrike në bazë të kontratave të saj, merr ose paguaj, të importuar të energjisë”, thuhet në raport.
Shuma që është shpenzuar deri në fillim të vitit 2010 ka qenë 40 milionë euro.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 13/05/2010 15:04 - OJQ-të në Kosovë kërkojnë hapa konkretë për luftën kundër korrupsionit
- 13/05/2010 14:36 - AGPK reagon ndaj pllakatës me mbishkrim Rruga e UDB-së - Flaka dhe Veton Surroi
- 13/05/2010 12:02 - Miratohet Ligji i shërbyesve civilë
- 13/05/2010 11:52 - Fatmir Limaj nuk flet për hetimet në paraqitjen e tij publike
- 13/05/2010 11:28 - Shqipëria ndihmon Gracanicën
Të vjetra:
- 12/05/2010 21:35 - Analisti Bilalli: Gruevski është një kopje e Millosheviqit
- 12/05/2010 21:25 - Ish-minatorët kthehen në Mitrovicë me premtime nga qeveria
- 12/05/2010 19:05 - EULEX bastis shtëpinë e ish-eprorit të UÇK-së, Xhemshit Krasniqi në Prizren
- 12/05/2010 18:55 - PDK: Rasti Limaj ka prapavijë politike
- 12/05/2010 17:42 - Protestojnë ish-minatorët e Stantërgut për rregullimin e statusit të tyre

Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.