( 2 Votes )
Policia e EULEX-it, bastisi sot në Prziren, shtëpinë e ish-eprorit të UÇK-së, Xhemshit Krasniqi, i cili nga prokuroria speciale e Kosovës konsiderohet si i dyshuar për kryerjen e krimeve kundër popullatës civile gjatë vitit 1999.
Sipas familjarëve të Xhemshit Krasniqit, i cili është edhe anëtar i Kuvendit Komunal të Prizrenit, policia e misionit të BE-së ka shprehur interesim për të dhe me këtë rast kanë konfiskuar disa pajisje dhe uniforma të tij, mirëpo, nuk kanë arritur ta gjejnë edhe të dyshuarin.
Ndaj aksionit të Policisë së EULEX-it ka reaguar Organizata e Veteranëve të Luftës e UÇK-së në Prizren, e cila veprimin e policëve të misionit evropian në Kosovë e ka quajtur akt të shëmtuar.
“Të gjithë luftëtarëve të UÇK-së iu bë me dije nga ky mision se lufta jonë e pastër çlirimtare konsiderohet krim dhe nuk ka asnjë vlerë”, thuhet në reagimin e OVL të UÇK-së, e cila i kërkon EULEX-it që të ndërpriten veprimet e tilla ndaj veteranëve të luftës së UÇK-së.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani, ka konfirmuar për Kosovapress se PK-ja nuk ka marrë pjesë në aksionin e policisë së EULEX-it dhe se nuk ishte në dijeni në lidhje me aksionin.
Policia e EULEX-it, bastisi sot në Prziren, shtëpinë e ish-eprorit të UÇK-së, Xhemshit Krasniqi, i cili nga prokuroria speciale e Kosovës konsiderohet si i dyshuar për kryerjen e krimeve kundër popullatës civile gjatë vitit 1999. Sipas familjarëve të Xhemshit Krasniqit, i cili është edhe anëtar i Kuvendit Komunal të Prizrenit, policia e misionit të BE-së ka shprehur interesim për të dhe me këtë rast kanë konfiskuar disa pajisje dhe uniforma të tij, mirëpo, nuk kanë arritur ta gjejnë edhe të dyshuarin.
Ndaj aksionit të Policisë së EULEX-it ka reaguar Organizata e Veteranëve të Luftës e UÇK-së në Prizren, e cila veprimin e policëve të misionit evropian në Kosovë e ka quajtur akt të shëmtuar.
“Të gjithë luftëtarëve të UÇK-së iu bë me dije nga ky mision se lufta jonë e pastër çlirimtare konsiderohet krim dhe nuk ka asnjë vlerë”, thuhet në reagimin e OVL të UÇK-së, e cila i kërkon EULEX-it që të ndërpriten veprimet e tilla ndaj veteranëve të luftës së UÇK-së.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani, ka konfirmuar për Kosovapress se PK-ja nuk ka marrë pjesë në aksionin e policisë së EULEX-it dhe se nuk ishte në dijeni në lidhje me aksionin.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të ngjashme:
- 06/05/2010 14:56 - EULEX arreston Sabit Gecin, i dyshuar për krime lufte në Kosovë
Të reja:
- 13/05/2010 11:52 - Fatmir Limaj nuk flet për hetimet në paraqitjen e tij publike
- 13/05/2010 11:28 - Shqipëria ndihmon Gracanicën
- 13/05/2010 10:11 - Koha ditore: Kushëriri i kryeministrit dëmtoi buxhetin për 40 milionë euro
- 12/05/2010 21:35 - Analisti Bilalli: Gruevski është një kopje e Millosheviqit
- 12/05/2010 21:25 - Ish-minatorët kthehen në Mitrovicë me premtime nga qeveria
Të vjetra:
- 12/05/2010 18:55 - PDK: Rasti Limaj ka prapavijë politike
- 12/05/2010 17:42 - Protestojnë ish-minatorët e Stantërgut për rregullimin e statusit të tyre
- 12/05/2010 17:25 - Zhvarrosen mbetjet mortore të tetë personave në Vushtri
- 12/05/2010 16:52 - Vukqeviq: Pas ekshumimit pritet të dihen vrasësit e Rashkës
- 12/05/2010 16:13 - Teuta Sahatqija: Nuk kam ambicie të jem kryetare e gruas në LDK

Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.