( 0 Votes )
Qindra ish-minatorë të minierës së Stantërgut kanë protestuar të mërkurën para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, me kërkesë që të miratohet Ligji pensional, ai invalidor, Ligji i punës dhe Ligji për shëndetësi.
Kosovapress bën të ditur se Kryetari i Sindikatës së ish- minatorëve, Ramadan Ademi, është zotuar se do të kryejë me dinjitet detyrën e besuar për të çuar deri në vend plotësimin e kërkesave të ish-minatorëve, të cilat sipas tij deri më tani kanë hasur në vesh të shurdhër.
“Një grup i merr 80 euro, një grup i merr 50 euro, një grup i merr 30 euro, ndërsa një grup është që nuk e merr asnjë cent dhe cili është ai grup, të gjithë ata vëllezër tonë që kanë shkuar nga kjo botë dhe fëmijët e tyre kanë mbetur këtu nuk e gëzojnë asnjë cent”, ka thënë Ademi.
Përfaqësuesi i një ndërmarrjeje nga Dardana, Fadil Kastrati ka përkrahur plotësisht protestën e punëtorëve të ish-kombinatit “Trepça” dhe ka kërkuar nga qeveria që sa më shpejt të marrë masa në këtë drejtim. Grevisti Hajrullah Halili është shprehur i zhgënjyer me përkujdesjen institucionale për ish-minatorët, duke thënë se nuk ka besuar që do të vijë koha që pas 20 vjetëve të kërkesës së tyre për të qenë të lirë, punëtorët e “Trepçës” do të bëjnë të njëjtin rrugëtim, por tani me një qëllim tjetër, për të kërkuar të drejtat e tyre.
Ndryshe, kjo është protesta e 19 e ish- minatorëve të “Trepçës”, e cila ka filluar nga ora dhjetë në minierën e Stantërgut.
Qindra ish-minatorë të minierës së Stantërgut kanë protestuar të mërkurën para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, me kërkesë që të miratohet Ligji pensional, ai invalidor, Ligji i punës dhe Ligji për shëndetësi.Kosovapress bën të ditur se Kryetari i Sindikatës së ish- minatorëve, Ramadan Ademi, është zotuar se do të kryejë me dinjitet detyrën e besuar për të çuar deri në vend plotësimin e kërkesave të ish-minatorëve, të cilat sipas tij deri më tani kanë hasur në vesh të shurdhër.
“Një grup i merr 80 euro, një grup i merr 50 euro, një grup i merr 30 euro, ndërsa një grup është që nuk e merr asnjë cent dhe cili është ai grup, të gjithë ata vëllezër tonë që kanë shkuar nga kjo botë dhe fëmijët e tyre kanë mbetur këtu nuk e gëzojnë asnjë cent”, ka thënë Ademi.
Përfaqësuesi i një ndërmarrjeje nga Dardana, Fadil Kastrati ka përkrahur plotësisht protestën e punëtorëve të ish-kombinatit “Trepça” dhe ka kërkuar nga qeveria që sa më shpejt të marrë masa në këtë drejtim. Grevisti Hajrullah Halili është shprehur i zhgënjyer me përkujdesjen institucionale për ish-minatorët, duke thënë se nuk ka besuar që do të vijë koha që pas 20 vjetëve të kërkesës së tyre për të qenë të lirë, punëtorët e “Trepçës” do të bëjnë të njëjtin rrugëtim, por tani me një qëllim tjetër, për të kërkuar të drejtat e tyre.
Ndryshe, kjo është protesta e 19 e ish- minatorëve të “Trepçës”, e cila ka filluar nga ora dhjetë në minierën e Stantërgut.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 13/05/2010 10:11 - Koha ditore: Kushëriri i kryeministrit dëmtoi buxhetin për 40 milionë euro
- 12/05/2010 21:35 - Analisti Bilalli: Gruevski është një kopje e Millosheviqit
- 12/05/2010 21:25 - Ish-minatorët kthehen në Mitrovicë me premtime nga qeveria
- 12/05/2010 19:05 - EULEX bastis shtëpinë e ish-eprorit të UÇK-së, Xhemshit Krasniqi në Prizren
- 12/05/2010 18:55 - PDK: Rasti Limaj ka prapavijë politike
Të vjetra:
- 12/05/2010 17:25 - Zhvarrosen mbetjet mortore të tetë personave në Vushtri
- 12/05/2010 16:52 - Vukqeviq: Pas ekshumimit pritet të dihen vrasësit e Rashkës
- 12/05/2010 16:13 - Teuta Sahatqija: Nuk kam ambicie të jem kryetare e gruas në LDK
- 12/05/2010 15:35 - AAK-ja në Gjilan kërkon zgjedhje të përgjithshme, të parakohshme
- 12/05/2010 14:46 - Sindikata e Ndërmarrjes Shoqërore “Marketing” proteston para OSBE-së

Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.