( 0 Votes )
"Nuk dihet kush i vrau, por dihet se kush urdhëroi varrosjen e qindra shqiptarëve në varrezën masive në Rudnicë të Rashkës. Këta përgjegjës, tani gjenden në Hagë".
Këtë e pohoi kryeprokurori serb për krime lufte, Vladimir Vukqeviq.
Ai, aludoi në pesëshen e eprorëve politik, ushtarak e policor serb që u gjetën fajtor për dëbimin e shqiptarëve, nëpërmjet një fushate të gjerë të terrorit dhe vrasjeve masive.
Me këto akuza, ish-zvkryeministri jugosllav, Nikolla Shainoviq, gjenerali ushtarak, Nebojsha Pavkoviq, dhe gjenerali policor Sreten Lukiq, u dënuan në shkurt të vitit të kaluar, me nga 22 vjet burg, ndërsa dy gjeneralët tjerë ushtarak, Dragoljub Ojdaniq e Vladimir LAzareviq, morën nga 15 vjet. I pafajshëm ndërkaq, ishte shpallur ish-presidenti serb, Milan Milutinoviq.
Kryeprokurori Vukçeviq, i tha të mërkurën gazetës serbe Danas, se vrasësit mund të zbulohen atëherë kur të jetë bërë eks-humimi, identifikimi i trupave si dhe analizimi i deklaratave të dëshmitarëve nga Kosova. Paraprakisht, ai tha se duhet vendimi i gjykatësit hetues për hapjen e varrezës së mundshme.
"Nuk dihet kush i vrau, por dihet se kush urdhëroi varrosjen e qindra shqiptarëve në varrezën masive në Rudnicë të Rashkës. Këta përgjegjës, tani gjenden në Hagë". Këtë e pohoi kryeprokurori serb për krime lufte, Vladimir Vukqeviq.
Ai, aludoi në pesëshen e eprorëve politik, ushtarak e policor serb që u gjetën fajtor për dëbimin e shqiptarëve, nëpërmjet një fushate të gjerë të terrorit dhe vrasjeve masive.
Me këto akuza, ish-zvkryeministri jugosllav, Nikolla Shainoviq, gjenerali ushtarak, Nebojsha Pavkoviq, dhe gjenerali policor Sreten Lukiq, u dënuan në shkurt të vitit të kaluar, me nga 22 vjet burg, ndërsa dy gjeneralët tjerë ushtarak, Dragoljub Ojdaniq e Vladimir LAzareviq, morën nga 15 vjet. I pafajshëm ndërkaq, ishte shpallur ish-presidenti serb, Milan Milutinoviq.
Kryeprokurori Vukçeviq, i tha të mërkurën gazetës serbe Danas, se vrasësit mund të zbulohen atëherë kur të jetë bërë eks-humimi, identifikimi i trupave si dhe analizimi i deklaratave të dëshmitarëve nga Kosova. Paraprakisht, ai tha se duhet vendimi i gjykatësit hetues për hapjen e varrezës së mundshme.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 12/05/2010 21:25 - Ish-minatorët kthehen në Mitrovicë me premtime nga qeveria
- 12/05/2010 19:05 - EULEX bastis shtëpinë e ish-eprorit të UÇK-së, Xhemshit Krasniqi në Prizren
- 12/05/2010 18:55 - PDK: Rasti Limaj ka prapavijë politike
- 12/05/2010 17:42 - Protestojnë ish-minatorët e Stantërgut për rregullimin e statusit të tyre
- 12/05/2010 17:25 - Zhvarrosen mbetjet mortore të tetë personave në Vushtri
Të vjetra:
- 12/05/2010 16:13 - Teuta Sahatqija: Nuk kam ambicie të jem kryetare e gruas në LDK
- 12/05/2010 15:35 - AAK-ja në Gjilan kërkon zgjedhje të përgjithshme, të parakohshme
- 12/05/2010 14:46 - Sindikata e Ndërmarrjes Shoqërore “Marketing” proteston para OSBE-së
- 12/05/2010 14:14 - Rrënohet pika e karburantit 'Bingo Benz', zyrtarët thonë se punonte pa leje adekuate
- 12/05/2010 14:00 - Ndihmës sekretari amerikan i shtetit Gordon: Statusi i Kosovës ka marrë fund

Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.