( 0 Votes )
Dorëheqja e Melihate Tërmkollit nga posti i kryetares së Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës, e pastaj largimi i tërësishëm i saj nga kjo parti, ka lënë boshllëk në drejtimin e këtij forumi, ndërkohë që deri në zgjedhjet e tërësishme në LDK, nuk pritet të ketë zgjedhje brenda Forumit të Gruas së LDK-së.
Kurdo që do të mbahen këto zgjedhje, një prej emrave më të mundshëm për drejtimin e këtij forumi është Teuta Sahatqija, kryetare e Partisë Reformiste ORA, parti kjo që iu bashkua LDK-së në shkurt të këtij viti.
Me rastin e bashkimit të ORA-s me LDK-në, është shkruar nëpër media se Sahatqisë i është ofruar posti i nënkryetares së LDK-së, mirëpo ajo ende vazhdon të mos e ketë një post të tillë.
Sahatqija ka thënë për Kosovapress se ende vazhdon të jetë vetëm anëtare e thjeshtë e LDK-së, kurse mohon të ketë ambicie për kryetare të Forumit të Gruas. “Nuk kemi biseduar ende për këtë, por unë nuk kam disponim, nuk kam ambicie, nuk kam dëshirë të jem kryetare e Forumit të Gruas. Në asnjë moment nuk kam shpreh dëshirë”, ka thënë ajo.
Statuti i LDK-së thotë që pas largimit të një udhëheqësi është e domosdoshme të organizohen zgjedhjet e reja, mirëpo sipas zëdhënësit të kësaj partie, Vehbi Miftari, këtë vit janë të parapara zgjedhjet e përgjithshme të LDK-së, e në këtë kuadër do të mbahet edhe zgjedhjet në Forumin e Gruas.
Duke mos dashur të përcaktojë kohën se kur do të mbahen këto zgjedhje, Miftari ka thënë se është Këshilli i Përgjithshëm ai organ vendimmarrës i cili cakton kohën e zgjedhjeve.
Zëdhënësi i LDK-së, Miftari thekson se brenda LDK-së ka shumë gra të zonja, me përgatitje të lartë edhe akademike, edhe profesionale, edhe politike të cilat do të ishin të denja të udhëheqin këtë forum, mirëpo nuk dëshiron të prejudikojë kurrfarë rezultati nga zgjedhjet që do të mbahen, duke thënë se zgjedhja e kryetares mbetet në dorën e anëtareve të këtij forumi.
Sidoqoftë, ai pranon se në LDK vazhdon disponimi i mirë për Sahatqinë.
“Ky disponim vazhdon edhe sot, ajo është një zonjë e respektuar, e cila ka treguar se ka ambicie edhe politike, por edhe përgatitje të mira për të kontribuar në politikë. Natyrisht ajo është pjesë përbërëse e partisë sonë dhe jemi të bindur se do të vazhdojë të jap kontributin maksimal në LDK”, ka thënë Miftari për Kosovapress.
Megjithatë, Sahatqija, e cila ishte pritur që të emërohej nënkryetare e LDK-së, nuk pranon të jetë kryetare e Forumit të Gruas, ndërkohë që nuk dëshiron të flas për ambiciet e saj në LDK, duke thënë se bashkimi i ORA-s me LDK-në nuk ka qenë ambicie e saj, por vendim i Kuvendit të Partisë Reformiste ORA.
“Ambicie ime do të shihet më vonë. Tash për tash krejt çka është evidente, është që unë jam një anëtare e thjeshtë, ende nuk është ndërmarrë asnjë hap për përcaktimin e pozitës dhe kjo është e tëra që mund të them për publik”, ka thënë Sahatqija.
Ndryshe, tashmë janë bërë afër katër muaj që kur Forumi i Gruas i LDK-së është pa kryetare. Melihate Tërmkolli e la këtë post më 17 mars duke dhënë dorëheqje morale për shkak të humbjes së thellë të LDK-së në zgjedhje, me ç’rast pati kërkuar dorëheqjen e gjithë kryesisë së LDK-së.
Ndërkohë, zhgënjimi i saj me partinë në të cilën kishte vepruar për 20 vjet rresht, kishe ardhur deri në atë masë sa të largohet tërësisht për t’iu bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, si anëtare e kryesisë së saj.
Dorëheqja e Melihate Tërmkollit nga posti i kryetares së Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës, e pastaj largimi i tërësishëm i saj nga kjo parti, ka lënë boshllëk në drejtimin e këtij forumi, ndërkohë që deri në zgjedhjet e tërësishme në LDK, nuk pritet të ketë zgjedhje brenda Forumit të Gruas së LDK-së. Kurdo që do të mbahen këto zgjedhje, një prej emrave më të mundshëm për drejtimin e këtij forumi është Teuta Sahatqija, kryetare e Partisë Reformiste ORA, parti kjo që iu bashkua LDK-së në shkurt të këtij viti.
Me rastin e bashkimit të ORA-s me LDK-në, është shkruar nëpër media se Sahatqisë i është ofruar posti i nënkryetares së LDK-së, mirëpo ajo ende vazhdon të mos e ketë një post të tillë.
Sahatqija ka thënë për Kosovapress se ende vazhdon të jetë vetëm anëtare e thjeshtë e LDK-së, kurse mohon të ketë ambicie për kryetare të Forumit të Gruas. “Nuk kemi biseduar ende për këtë, por unë nuk kam disponim, nuk kam ambicie, nuk kam dëshirë të jem kryetare e Forumit të Gruas. Në asnjë moment nuk kam shpreh dëshirë”, ka thënë ajo.
Statuti i LDK-së thotë që pas largimit të një udhëheqësi është e domosdoshme të organizohen zgjedhjet e reja, mirëpo sipas zëdhënësit të kësaj partie, Vehbi Miftari, këtë vit janë të parapara zgjedhjet e përgjithshme të LDK-së, e në këtë kuadër do të mbahet edhe zgjedhjet në Forumin e Gruas.
Duke mos dashur të përcaktojë kohën se kur do të mbahen këto zgjedhje, Miftari ka thënë se është Këshilli i Përgjithshëm ai organ vendimmarrës i cili cakton kohën e zgjedhjeve.
Zëdhënësi i LDK-së, Miftari thekson se brenda LDK-së ka shumë gra të zonja, me përgatitje të lartë edhe akademike, edhe profesionale, edhe politike të cilat do të ishin të denja të udhëheqin këtë forum, mirëpo nuk dëshiron të prejudikojë kurrfarë rezultati nga zgjedhjet që do të mbahen, duke thënë se zgjedhja e kryetares mbetet në dorën e anëtareve të këtij forumi.
Sidoqoftë, ai pranon se në LDK vazhdon disponimi i mirë për Sahatqinë.
“Ky disponim vazhdon edhe sot, ajo është një zonjë e respektuar, e cila ka treguar se ka ambicie edhe politike, por edhe përgatitje të mira për të kontribuar në politikë. Natyrisht ajo është pjesë përbërëse e partisë sonë dhe jemi të bindur se do të vazhdojë të jap kontributin maksimal në LDK”, ka thënë Miftari për Kosovapress.
Megjithatë, Sahatqija, e cila ishte pritur që të emërohej nënkryetare e LDK-së, nuk pranon të jetë kryetare e Forumit të Gruas, ndërkohë që nuk dëshiron të flas për ambiciet e saj në LDK, duke thënë se bashkimi i ORA-s me LDK-në nuk ka qenë ambicie e saj, por vendim i Kuvendit të Partisë Reformiste ORA.
“Ambicie ime do të shihet më vonë. Tash për tash krejt çka është evidente, është që unë jam një anëtare e thjeshtë, ende nuk është ndërmarrë asnjë hap për përcaktimin e pozitës dhe kjo është e tëra që mund të them për publik”, ka thënë Sahatqija.
Ndryshe, tashmë janë bërë afër katër muaj që kur Forumi i Gruas i LDK-së është pa kryetare. Melihate Tërmkolli e la këtë post më 17 mars duke dhënë dorëheqje morale për shkak të humbjes së thellë të LDK-së në zgjedhje, me ç’rast pati kërkuar dorëheqjen e gjithë kryesisë së LDK-së.
Ndërkohë, zhgënjimi i saj me partinë në të cilën kishte vepruar për 20 vjet rresht, kishe ardhur deri në atë masë sa të largohet tërësisht për t’iu bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, si anëtare e kryesisë së saj.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 12/05/2010 19:05 - EULEX bastis shtëpinë e ish-eprorit të UÇK-së, Xhemshit Krasniqi në Prizren
- 12/05/2010 18:55 - PDK: Rasti Limaj ka prapavijë politike
- 12/05/2010 17:42 - Protestojnë ish-minatorët e Stantërgut për rregullimin e statusit të tyre
- 12/05/2010 17:25 - Zhvarrosen mbetjet mortore të tetë personave në Vushtri
- 12/05/2010 16:52 - Vukqeviq: Pas ekshumimit pritet të dihen vrasësit e Rashkës
Të vjetra:
- 12/05/2010 15:35 - AAK-ja në Gjilan kërkon zgjedhje të përgjithshme, të parakohshme
- 12/05/2010 14:46 - Sindikata e Ndërmarrjes Shoqërore “Marketing” proteston para OSBE-së
- 12/05/2010 14:14 - Rrënohet pika e karburantit 'Bingo Benz', zyrtarët thonë se punonte pa leje adekuate
- 12/05/2010 14:00 - Ndihmës sekretari amerikan i shtetit Gordon: Statusi i Kosovës ka marrë fund
- 12/05/2010 12:18 - Një i ri humb jetën nga rryma në tualet

Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.