( 0 Votes )
Drejtues të degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjilan, kanë thënë të mërkurën se vetëm mbajtja sa më shpejt e zgjedhjeve nacionale mund të ndalë zhvillimet negative që janë duke u bërë me qeverisjen e tanishme në Kosovë.
Kreu i AAK-së në Gjilan, Ahmet Isufi përmendi që raportet e ndryshme si vendore e ndërkombëtare flasin për një shkallë të lartë të korrupsionit nëpër institucione, ndërsa vlerësoi se Kosova sot ka një qeverisje e cila ka rënduar jetën e qytetarëve.
“Ne duhet të kemi institucione stabile të bazuara në Kushtetutën e Kosovës dhe në legjislaturën e cila është më e avancuar dhe që garanton një stabilitet, një siguri më të madhe, një mirëqenie sociale, ekonomike dhe po ashtu një zhvillim më të hovshëm të Kosovës”, ka thënë Isufi.
Për më tepër, kreu i AAK-së në Gjilan konstatoi se sikurse në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal të Gjilanit ekziston nivel i lartë i korrupsionit. Sipas Isufit edhe emërimi i fundit i drejtorëve në Gjilan ka vërtetuar pohimet e tija të mëhershme se ndikimi ka qenë nga lartë dhe se emërimi është bërë pa pajtueshmërinë e kreut komunal.
Ndër të tjera, Isufi theksoi se dega e AAK-së në Gjilan, e cila përgjatë këtyre viteve ka shënuar vazhdimisht ngritje, sikurse edhe në nivelin qendror, i ka bërë të gjitha përgatitjet për kremtimin e 10-vjetorit të themelimit të saj.
Drejtues të degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjilan, kanë thënë të mërkurën se vetëm mbajtja sa më shpejt e zgjedhjeve nacionale mund të ndalë zhvillimet negative që janë duke u bërë me qeverisjen e tanishme në Kosovë. Kreu i AAK-së në Gjilan, Ahmet Isufi përmendi që raportet e ndryshme si vendore e ndërkombëtare flasin për një shkallë të lartë të korrupsionit nëpër institucione, ndërsa vlerësoi se Kosova sot ka një qeverisje e cila ka rënduar jetën e qytetarëve.
“Ne duhet të kemi institucione stabile të bazuara në Kushtetutën e Kosovës dhe në legjislaturën e cila është më e avancuar dhe që garanton një stabilitet, një siguri më të madhe, një mirëqenie sociale, ekonomike dhe po ashtu një zhvillim më të hovshëm të Kosovës”, ka thënë Isufi.
Për më tepër, kreu i AAK-së në Gjilan konstatoi se sikurse në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal të Gjilanit ekziston nivel i lartë i korrupsionit. Sipas Isufit edhe emërimi i fundit i drejtorëve në Gjilan ka vërtetuar pohimet e tija të mëhershme se ndikimi ka qenë nga lartë dhe se emërimi është bërë pa pajtueshmërinë e kreut komunal.
Ndër të tjera, Isufi theksoi se dega e AAK-së në Gjilan, e cila përgjatë këtyre viteve ka shënuar vazhdimisht ngritje, sikurse edhe në nivelin qendror, i ka bërë të gjitha përgatitjet për kremtimin e 10-vjetorit të themelimit të saj.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 12/05/2010 18:55 - PDK: Rasti Limaj ka prapavijë politike
- 12/05/2010 17:42 - Protestojnë ish-minatorët e Stantërgut për rregullimin e statusit të tyre
- 12/05/2010 17:25 - Zhvarrosen mbetjet mortore të tetë personave në Vushtri
- 12/05/2010 16:52 - Vukqeviq: Pas ekshumimit pritet të dihen vrasësit e Rashkës
- 12/05/2010 16:13 - Teuta Sahatqija: Nuk kam ambicie të jem kryetare e gruas në LDK
Të vjetra:
- 12/05/2010 14:46 - Sindikata e Ndërmarrjes Shoqërore “Marketing” proteston para OSBE-së
- 12/05/2010 14:14 - Rrënohet pika e karburantit 'Bingo Benz', zyrtarët thonë se punonte pa leje adekuate
- 12/05/2010 14:00 - Ndihmës sekretari amerikan i shtetit Gordon: Statusi i Kosovës ka marrë fund
- 12/05/2010 12:18 - Një i ri humb jetën nga rryma në tualet
- 12/05/2010 12:14 - Konfiskohet naftë në rajonin e Mitrovicës

Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.